web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

GJKKO shtyn seancën për Talo Çelën

9 Shtator 2024, 13:03, Kronika CNA
GJKKO shtyn seancën për Talo Çelën
Talo Çela

Gjykata e Posaçme shtyu seancën ndaj Talo Çelës, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë, vrasje me paramendim dhe vjedhje me armë.

Çela akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, dhe rezulton i përfshirë edhe në grabitjen e ndodhur në aeroportin "Nënë Tereza" më 19 prill të vitit 2019, ku nën kërcënimin e armëve arritën të vidhnin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, të cilat po ngarkoheshin në avion.

Gjatë shkëmbimit me armë zjarri me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kyesorë të ngjarjes.

Seanca e radhës plenare u shty për në datën 1 tetor./ CNA





Lajmet e fundit nga