“Nuk hyn dhe del askush pa verifikim”/ Hoxha: Ja si kontrollohet Nikla
Gazetari Artan Hoxha ka folur këtë të shtunë për kontr...

14-vjeçarja me iniciale A. J. ka lindur në maternitetin e qytetit fëmijën e saj, pas një viti që njihet me një 21-vjeçar. Për shkak të moshës, ky i fundit u ndalua nga policia, pasi pranoi në deklarim para uniformave blu atësinë e fëmijës.
14 vjeçarja e komunitetit rom ka kundërshtuar këtë veprim të policisë, duke thënë se kërkon të lirohet 21-vjeçari dhe e quan atë bashkëshortin e saj.
“Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur në Elbasan. Ju thashë edhe prindërve të mi. Ata ranë dakord dhe kam një vit me të. Unë kam një fëmijë me të, përse ta arrestojnë? Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua? Po fëmijën tim? (Qan) Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha. Punonte ai që më sillte për të ngrënë në shtëpi. Punonte dy punë, edhe ditën, edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, tha vajza.
Nga ana tjetër, kanë reaguar me po të njëjtin qëndrim edhe prindërit e 14-vjeçares, të cilët janë shprehur se kanë rënë dakord për lidhjen e vajzës së tyre, e kanë martuar atë me dëshirën e saj dhe kërkojnë lirimin e babait të fëmijës.
“Ka dashuruar vajza edhe ne kemi rënë dakord. Dua që dhëndri të dalë sa më shpejt. Ne kështu jemi martuar, të vogla. Edhe unë jam martuar 12 vjeç. Për ne nuk është problem mosha, ne në racën tonë martohemi të vogla. Vajzën tonë e kemi martuar me dëshirë. Ne jemi nga Elbasani dhe e kemi martuar vajzën në Korçë me dëshirë. Dua të dalë dhëndri sa më shpejt. Ai punon dhe mban nusen. Kur ka lindur është njoftuar policia për rastin. Në spital e ka shoqëruar vajzën bashkëshorti”, u shpreh Luljeta Jenuzi, nëna e të miturës.
“Jam babai i vajzës. Vajza është martuar me dëshirë, me nënë, me babë. I kemi dhënë leje që e martova në Korçë se unë jam nga Elbasani. Dhëndri nuk e mori me zor. Pasi ka lindur goca patëm probleme se më kanë marrë dhëndrin në polici. Vajza ka gati një vit e gjysmë martuar. Dua që dhëndri të lirohet një orë e më parë se ne jemi romë dhe raca rome martohen të vegjël. Ja ku i kam unë, kam 6 fëmijë. Unë vajzën time e martova, por shteti që hyn në këtë punë është pa arsye. Unë i them shtetit që të më lirojë dhëndrin. Erdha nga Miloti me familjen, këtu e kam dhe gocën dhe i them shtetit të më lirojë dhëndrin”, u shpreh Shpëtim Jenuzi, nëna e të miturës.
21-vjeçari pritet që brenda 72 orëve të dalë para togave të zeza në Gjykatën e Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë për veprën penale të "marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur". Vajza e mitur ka lindur foshnjën e saj në maternitetin e qytetit të Korçës, por ndalimi i babait të fëmijës ka irrituar familjen rome, të cilët i kanë bërë thirrje shtetit për t’a liruar, duke hedhur akuza se ndërhyrja e shtetit në këtë situatë është pa arsye./ CNA
Gazetari Artan Hoxha ka folur këtë të shtunë për kontr...
Gazetari Artan Hoxha ka folur këtë të shtunë për arres...
Pasditen e kësaj të shtune është përfshirë nga flakët ...
Identifikohet autori i atentatit me armë zjarri që ndo...
Policia Shkodër ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me...
Mesditën e të shtunës ka pasur të shtëna me armë zjarri në...
Policia Shkodër ka njoftuar se gjatë aksionit “Territor i ...
Mbante në banesë Marklen Hakën i cili ishte në kërkim ...
Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim N. B., 55 vjeç, ...
Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Ali Demit. Autobusi i l...
Detaje të reja janë zbuluar nga dosja e SPAK, për mënyrën ...
Një telefonatë alarmuese ka mbërritur në sallën operative ...
RENEA përmes një operacioni ka arrestuar Marklen Hakën, të...
Një sherr ka ndodhur në një lokal në Roskovec. Mësohet se...
Më datë 06.09.2024, në rrugën "Bardhok Biba", dyshohet...
I shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Revansh", ë...
Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja në Durrës,...
Zbardhet ngjarja e vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër...
Policia e Elbasanit ka arrestuar 32-vjeçarin me inicia...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...