Protestat dhe investimi në Zvërnec/ Rama për “France 24”: Ndërhyrje nga Irani dhe rajoni
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...
Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për median presti...

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, bëri thirrje që ndihma për Ukrainën të vazhdojë, megjithë vështirësitë ekonomike dhe rritjen e çmimeve të energjisë në mbarë Evropën, për të cilat ajo akuzoi Rusinë. Ajo vuri në dukje se kostot e agresionit rus janë edhe shumë më të rënda për vendin e saj, jo vetëm ekonomikisht, por edhe në jetë njerëzish.
Në një intervistë të transmetuar të dielën, Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, tha se sulmi i Rusisë në Ukrainë ka shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë në mbarë Evropën, por se pasojat për vendin e saj janë edhe më të rënda.
“Sigurisht që e kuptoj se situata është e vështirë, por më kujtohet edhe koha e epidemisë COVID-19 që është ende mes nesh, kur pati rritje të çmimeve dhe u prek edhe Ukraina. Çmimet por rriten edhe në Ukrainë, por krahas kësaj po vriten edhe njerëzit tanë. Pra, kur filloni të numëroni qindarkat në llogarinë tuaj bankare apo nëpër xhepa, ne bëjmë të njëjtën gjë dhe numërojmë edhe viktimat”, i tha zonja Zelenska gazetares Laura Kuenssberg të kanalit britanik BBC.
Ajo u bëri thirrje britanikëve që megjithë vështirësitë ekonomike të vazhdojnë mbështetjen për vendin e saj të rrënuar nga lufta.
Ministria britanike e Mbrojtjes bëri publike të dielën të dhënat më të fundit të zbulimit dhe u shpreh në Twitter se: “Forcat ruse vazhdojnë të vuajnë nga probleme morali dhe disipline në Ukrainë. Krahas lodhjes nga luftimet dhe viktimat e shumta, një nga pakënaqësitë kryesore të ushtarëve rusë të dislokuar në front janë ndoshta nga problemet me rrogat e tyre”.
Në deklaratën e ministrisë britanike thuhet se në ushtrinë ruse, të ardhurat e ushtarakëve përbëhen nga një rrogë modeste bazë, e plotësuar nga një varietet shpërblimesh e dietash. Po kështu duket se ka patur probleme domethënëse me dhënien e shpërblimeve të konsiderueshme për pjesëmarrjen në luftime. Kjo duket se ndodh për shkak të burokracisë joefikase të ushtrisë, për shkak të statusit të pazakontë ligjor të të mbiquajturit “operacion i posaçëm ushtarak”, si dhe prej korrupsionit të hapur të komandantëve ushtarakë.
Ushtria ruse nuk ka plotësuar vazhdimisht nevojat bazë të forcave të dislokuara në Ukrainë, si uniformat e përshtatshme, armët dhe racionet me ushqime, apo rrogat. Kjo ka kontribuar me siguri për moralin e dobët të pjesës më të madhe të ushtarakëve.
Ndërkaq, një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha dje se ndërsa është intensifikuar beteja energjitike mes Rusisë dhe Perëndimit për shkak të luftës në Ukrainë, Evropa është “e mirëpërgatitur”, falë rezervave dhe masave për konservimin e energjisë, nëse Rusia vendos të ndalë të gjithë furnizimin me gaz.
“Nëse Putini do të ndërmerrte një hap të mëtejshëm për ndërprerje të furnizimit, kjo do të ishte shkelje e kontratave dhe të gjithë shpresojnë që të mos ndodhë. Nëse ndodh, është e qartë që do të ketë pasoja, por është gjithashtu e qartë se ne jemi përgatitur prej muajsh për këtë rrezik. Nuk duhet ta nënvlerësojmë, por sigurisht as nuk duhet të na frikësojë”, tha Paolo Gentiloni, komisioner i BE-së për ekonominë.
Kriza energjitike në Evropë u rëndua edhe më tej të premten, kur korporata energjitike ruse Gazprom njoftoi se aktualisht nuk mundej të rifillonte furnizimin me gaz natyror drejt Gjermanisë. Megjithëse kompania ruse përmend arsye teknike dhe riparime, zyrtarët gjermanë kanë refuzuar shpjegimet e Gazprom-it, duke thënë se janë thjesht një mbulesë për lojën politike që ka shoqëruar sulmin e Rusisë në Ukrainë./ VOA
Një zjarr i madh në një zonë rurale në Kaliforninë ver...
Me një "Apel të Mynihut" që kërkon organizimin më të mirë ...
Në mesazhin e përditshëm përmes videos, presidenti ukraina...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me k...
Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, ...
Zyrtarë lokalë ukrainas që mbështeten nga Moska bën...
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi së fundmi k...
Një shpërthim ka ndodhur mesditën e së premtes në “Ach...
83 vjet pas sulmit të Gjermanisë së Hitlerit ndaj Polonisë...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbështeti të hënën (29....
Për momentin, kompania ruse energjetike "Gazprom" nuk do t...
Agjentët e FBI-së që kontrolluan shtëpinë e ish-presid...
Vdekja e udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbaçov, erdhi...
Presidenti i SHBA, Joe Biden e përdori dhjetëra herë f...
Rusia mbylli këtë javë një tubacion të madh gazi për n...
Në Beograd po mbahet prej dy ditesh Panairi i Verës, a...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar nda...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujëvarën Ramdaha, në Indi...
52-vjeçari serb i Kosovës Veroljub Petroniç parkon makinën...
Një ekip inspektimi i OKB-së mbërriti sot në centralin...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...