Gjykata e Apelit shpalli të paligjshme tarifat/ Trump, peticion Gjykatës Supreme
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës S...

Udhëheqësit europianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, takohen më 4 shtator në Paris, në një përpjekje të re për të rritur presionin ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, pasi ai u zotua se vendi i tij do të luftojë në Ukrainë nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje.
Në Perëndim është rritur zemërimi për atë që udhëheqësin thonë se është mosvullnet i presidentit rus për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që Moska nisi kundër Ukrainës tri vjet e gjysmë më parë.
Samiti, që do të udhëhiqet nga liderët e Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, synon që të forcojë planet për garancitë e sigurisë për Ukrainën nëse ose kur të arrihet një armëpushim, por edhe që udhëheqësit të kenë një pamje më të qartë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, Rusia i ka hedhur poshtë këto garanci dhe vetë Putin-i ka thënë se Moska është e gatshme t’i zgjidhë të gjitha detyrat tona ushtarakisht në mungesë të një marrëveshjeje.
“Ne jemi gati, ne europianët, që të ofrojmë garanci të sigurisë për Ukrainën dhe ukrainasit në ditën kur të nënshkruhet marrëveshja e paqes”, tha presidenti francez, Emmanuel Macron, të mërkurën mbrëma duke folur përkrah Zelensky-t.
Macron tha se detajet e garancive janë “konfidenciale”, por “përgatitjet kanë përfunduar” gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të mbajtur më herët.
Udhëheqësit europianë kanë qenë të rezervuar lidhur me natyrën e garancive, të cilat pritet të përfshijnë vendosjen e trupave europiane në Ukrainë, trajnime dhe mbështetje nga SHBA-ja.
Zelensky, nga ana e tij, tha se ishte i bindur që aleatët e Kievit do të ndihmojnë “të rritet presioni mbi Rusinë për të shkuar drejt një zgjidhjeje diplomatike”.
"Fatkeqësisht, ende nuk kemi parë asnjë shenjë nga Rusia se ajo dëshiron ta përfundojë luftën”, shtoi Zelensky.
Disa orë para se të nisnin bisedimet, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se garancitë për Ukrainën ishin absolutisht të papranueshme.
“Nuk ka garanci për sigurinë e Ukrainës, ato janë garanci për rrezikun ndaj kontinentit europian”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjatë margjinave të një forumi ekonomik të mbajtur në Lindjen e Largët të Rusisë.
Ajo shtoi se Rusia nuk do të pranojë të diskutojë për dislokimin e trupave të huaj në Ukrainë në asnjë format./REL
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar Gjykatës S...
Të paktën 15 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plag...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, e mbrojti të mër...
Një tragjedi ndodhi pasditen e së mërkurës në Patisia, të ...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë ja...
Presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia është e gatshm...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikua...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Gjatë një konferencë për shtyp në Bruksel, Kryediplomatja ...
Kreu i NATOS, Mark Rutte në një deklaratë që paraprin kon...
Udhëheqësit nordikë dhe baltikë organizojnë samitin për Uk...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur në një konfer...
Britania e Madhe vendosi të mërkurën sanksione të reja kun...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi për mediat...
Ushtria izraelite ka avancuar në Qytetin e Gazës, me ushta...
Vladimir Putin e ka ftuar Kim Jong-un të vizitojë Rusinë g...
Rusia lëshoi një breshëri prej më shumë se 500 dronësh dhe...
Hungaria dhe Sllovakia po i kërkojnë sërish Bashkimit Euro...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar përme...
Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bash...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...