Kërcënohet Kurti/ Publikohet fotoja me mesazhin e rëndë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar përme...

Hungaria dhe Sllovakia po i kërkojnë sërish Bashkimit Europian (BE) të heqë masën për ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e vizave për gjashtë biznesmenë rusë, si kusht për vazhdimin e regjimit të sanksioneve individuale kundër Kremlinit, në fuqi që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Moska, më shumë se tri vjet më parë.
Sanksionet, që pas 18 rundesh masash kufizuese të BE-së tashmë përfshijnë mbi 2.600 individë e kompani, duhet të zgjaten çdo gjashtë muaj me unanimitet.
Në listë gjenden emra si presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, por edhe disa oligarkë e biznesmenë të akuzuar se kanë financuar luftën e Rusisë apo kanë përfituar nga ajo.
Siç ka ndodhur rregullisht në Bruksel, Hungaria dhe së fundmi edhe Sllovakia kanë përdorur veton e tyre për të hequr disa nga emrat e nivelit të lartë. Të dyja këto shtete të Europës Qendrore gëzojnë marrëdhënie të ngushta politike me Kremlinin, dhe pretendojnë se sanksionet dëmtojnë ekonominë europiane më shumë se ekonominë ruse.
Në mars, biznesmeni rus Viatcheslav Moshe Kantor; ministri i Sportit, Mikhail Degtyaryov; dhe Gulbahor Ismailova, motra e miliarderit Alisher Usmanov, u hoqën nga lista pas javësh negociatash të vështira diplomatike ndërmjet zyrtarëve europianë.
Vitin e kaluar, në mënyrë të ngjashme, u hoqën bashkëthemeluesi i gjigantit rus të internetit, Yandex, Arkady Volozh; biznesmeni Sergei Mndoiants; shtetasi sllovak, Jozef Hambalek, udhëheqës i klubit motoçiklistik nacionalist rus Ujqit e Natës në Europë; si dhe Violetta Prigozhina, nëna e biznesmenit të vdekur dhe udhëheqësit të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Sipas disa diplomatëve të BE-së që folën në kushte anonimiteti, këtë herë Sllovakia po kërkon heqjen e Usmanovit dhe biznesmenit Mikhail Fridman. Përveç këtyre dy emrave, Hungaria po kërkon edhe heqjen e oligarkëve Dmitry Mazepin, Pyotr Aven, Musa Bazhaev dhe Albert Avdolyan.
Shumica e këtyre emrave janë propozuar edhe më herët për heqje nga listat, përveç Avdolyan-it, i cili u vendos nën sanksione nga BE-ja vetëm në shkurt të këtij viti.
Shtetet e tjera anëtare të BE-së kanë paraqitur një alternativë: të hiqen vetëm një ose dy raste të ashtuquajtura “të dobëta” – individë të cilët me gjasë do të hiqeshin gjithsesi, pasi sanksionet ndaj tyre bazohen në prova që nuk do të qëndronin nëse do të sfidoheshin në gjykatë. Përveç kësaj, ato propozojnë që sanksionet të zgjasin çdo 12 muaj, në vend të 6 muajve aktualë.
Por, si Bratislava, ashtu edhe Budapesti, e kanë refuzuar këtë propozim në diskutimet paraprake në Bruksel, dhe çështja tani do të kalojë në nivel ambasadorësh të BE-së, më 3 shtator.
Një marrëveshje atë ditë nuk pritet, por me afatin e 15 shtatorit që po afrohet për rinovimin e sanksioneve, pritet që javën e ardhshme të arrihet një kompromis./REL
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar përme...
Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bash...
"Përgjigjja e Europës ndaj luftës në Gazë ka qenë “një dës...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës në ...
Vatikani po përuron një qendër ambicioze arsimore të frymë...
Vullkani Kilauea i Hawait ka shpërthyer 32 herë në pak koh...
Disa udhëtarë për në SHBA së shpejti mund ta shohin udhëti...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një taki...
A do të vendosë Gjermania tatime më të larta për të pasuri...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh sërish i zhgë...
Google nuk do të jetë i detyruar të shesë shfletuesin e sa...
Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-ja ka kryer një sulm...
Armët lazer, raketat balistike bërthamore dhe dronë gjigan...
Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se gati 70 profes...
Mbërritja e Kim Jong Un në Kinë për takimin e tij të parë ...
Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare të Kos...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot përmes një nj...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u nis sot për ...
Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se Komanda Hapës...
Presidenti amerikan Donald Trump shprehu zhgënjimin e tij ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...