Kina zbulon armë të reja në një paradë masive ku morën pjesë Vladimir Putin dhe Kim Jong Un
Armët lazer, raketat balistike bërthamore dhe dronë gjigan...

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-ja ka kryer një sulm kundër një anijeje që transportonte drogë në jug të Karaibeve, duke vrarë 11 “narkoterroristë”.
Ai postoi në mediat sociale se operacioni ushtarak amerikan i së martës kishte në shënjestër anëtarët e bandës venezueliane Tren de Aragua.
Trump tha se anija ndodhej në ujëra ndërkombëtare dhe po transportonte narkotikë të paligjshëm me destinacion SHBA-në.
Administrata Trump ka shtuar presionin ushtarak dhe politik kundër Presidentit venezuelas Nicolas Maduro në javët e fundit, përfshirë një shpërblim prej 50 milionë dollarësh (37 milionë paund) për informacionin që do të çojë në arrestimin e tij për akuzat e trafikimit të drogës. Maduro është zotuar se Venezuela do të luftojë çdo përpjekje për ndërhyrje ushtarake amerikane.
Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale të martën, Trump tha se forcat amerikane kishin “qëlluar” një “varkë që transportonte drogë” në afërsi të Venezuelës.
"Ka shumë drogë në atë varkë," tha ai.
Trump shtoi se ishte informuar për incidentin nga kryetari i Shefave të Përbashkët të Shtabit, Gjenerali Dan Caine.
Më vonë, presidenti postoi në platformën e tij Truth Social: "Herët këtë mëngjes, me urdhrin tim, Forcat Ushtarake Amerikane kryen një sulm kundër narkoterroristëve të Tren de Aragua të identifikuar në zonën e SOUTHCOM".
Ai shtoi: "Sulmi rezultoi në 11 terroristë të vrarë në aksion. Asnjë forcë amerikane nuk u lëndua në këtë sulm. Ju lutem, le të shërbejë kjo si njoftim për këdo që mendon të sjellë drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KUJDES!"
Postimi i tij u shoqërua nga një video ajrore e paqartë që tregonte një varkë me motor që ecte me shpejtësi nëpër ujëra të trazuara përpara se të shpërthente në flakë.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Komunikacionit i Venezuelës, Freddy Nanez, sugjeroi, pa prova, se videoja e ndarë nga Trump ishte krijuar me inteligjencë artificiale.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha në një postim në "X" se "sot ushtria amerikane kreu një sulm vdekjeprurës në Karaibet jugore kundër një anijeje droge që ishte nisur nga Venezuela dhe po operohej nga një organizatë e caktuar narko-terroriste"./ CNA
Armët lazer, raketat balistike bërthamore dhe dronë gjigan...
Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi se gati 70 profes...
Mbërritja e Kim Jong Un në Kinë për takimin e tij të parë ...
Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare të Kos...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot përmes një nj...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u nis sot për ...
Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se Komanda Hapës...
Presidenti amerikan Donald Trump shprehu zhgënjimin e tij ...
Administrata Trump planifikon të njoftojë se do të zhvendo...
Shefi i sigurisë i Iranit, Ali Larijani, tha se shteti i t...
Një burrë kreu një sulm me thikë në qytetin jugor francez ...
Qyteti malor i Chongqing në Kinë është bërë një qendër e r...
Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për kor...
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë tronditi Afganistanin ju...
Gjykata Speciale pritet që deri në fund të vitit të mbyllë...
Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Pu...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska kurrë nuk e k...
Shirat e rrëmbyeshëm sollën përmbytje të mëdha në disa pje...
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Llogar...
Dhjetëra mijëra protestues marshuan sërish në Serbi. Demo...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...