Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...

Qindra mijëra ukrainas kanë mbetur pa rrymë si pasojë e një vale të re sulmesh të mëdha ajrore që Rusia e kreu ndaj infrastrukturës së Ukrainës, duke e nxitur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, t’i lutet përsëri Perëndimit që t’ia japë Kievit sistemet kundërajrore për të cilat ka aq shumë nevojë.
Infrastruktura energjetike ishte caku kryesor i sulmeve raketore dhe me dronë nga Rusia në katër rajone ukrainase mëngjesin e së enjtes, tha ministri i Energjisë i Ukrainës, Herman Halushchenko.
“Sistemet e transmisionit dhe objektet e gjeneratorëve në rajonet Harkiv, Zaporizhja, Lviv dhe Kiev u sulmuan. Punonjësit e energjisë po punojnë për t’i eliminuar pasojat”, tha Halushchenko në Facebook.
Harkivi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës që ndodhet rreth 30 kilometra larg kufirit rus, ishte përsëri caku kryesor i sulmeve ruse mëngjesin e së enjtes.
Zyrtarët lokalë raportuan për 10 sulme ajrore ruse në Harkiv.
Si pasojë e këtyre sulmeve, më shumë se 200.000 qytetarë mbetën pa rrymë në Harkiv, tha Oleksiy Kuleba, zëdhënësi i Presidencës ukrainase.
“Deri tani, nuk ka viktima. Informatat janë duke u përditësuar. Ne jemi duke i rregulluar prishjet në rrjetin energjetik”, tha shefi i administratës ushtarake në Harkiv, Oleh Synyehubov.
Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se sulmet shkaktuan telashe në linjat e rrymës dhe në transport publik.
Sulmet ruse në Harkiv janë rritur dukshëm javët e fundit. Terekhov tha së fundmi se raketave S-300 u nevojiten vetëm 40 sekonda për të arritur në Harkiv nga rajoni rus Belgorod.
Ndërkohë, Zelensky tha se Rusia kreu sulme me shumë dronë dhe raketa, duke e dërrmuar sistemin kundërajror të Ukrainës.
“Disa nga raketat dhe [dronët] Shahed u rrëzuan. Fatkeqësisht, vetëm një pjesë e tyre”, tha Zelensky në Telegram.
Zelensky u ka bërë thirrje aleatëve të Ukrainës të veprojnë më shpejt dhe t’ia japin Ukrainës mjetet për ta mbrojtur veten.
“Kemi nevojë për mbrojtje ajrore dhe mbrojtje të tjera, jo për shpërfillje dhe bisedime të gjata”, shkroi Zelensky.
“Nëse Rusia lejohet të vazhdojë ta bëjë këtë, raketat ruse dhe ‘Shaheds’ nuk do ta sulmojnë vetëm Ukrainën, por edhe përkushtimin e partnerëve të saj. Kjo do të jetë licencë globale për terror”, tha ai.
Një paketë me ndihmë amerikane në vlerë prej 60 miliardë dollarë ka ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve që disa muaj, i bllokuar nga një numër i republikanëve, të cilët besojnë se çështjet e brendshme kanë përparësi, edhe pse Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Mbrojtjes po e shtyjnë Kongresin ta miratojë atë.
Të mërkurën, gjenerali i lartë amerikan në Evropë paralajmëroi se Ukraina nuk mund t’i bëjë ballë e vetme luftës kundër Rusisë.
Gjenerali Christopher Cavoli, komandant i Komandës Evropiane, tha: “Ukraina nuk mund t’i bëjë ballë e vetme kësaj lufte. Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë, duhet të vazhdojë t’i japin Ukrainës municion, armatim dhe materiale”, tha Cavoli./REL
Presidenti Joe Biden i ka premtuar Izraelit mbështetje...
Pavarësisht nëse është fizik apo psikologjik, bullizmi dhe...
Parlamenti i BE-së ka miratuar ligje që synojnë të ashpërs...
Franca është duke nxjerrë një ligj të ri për të vendosur r...
Dy persona janë sulmuar me thikë mbrëmjen e sotme në q...
Dy partitë kryesore në Shtetet e Bashkuara kanë dy kafshë ...
Allen Weisselberg, ish drejtues ekzekutiv i perandoris...
Tri djemtë e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra...
Një skaf është përmbysur teksa po transportonte emigra...
Një video tronditëse vjen nga SHBA, mbi dhunën ndaj af...
Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaz...
Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian ka mi...
Presidenti amerikan Joe Biden po konsideron heqjen e a...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mori 28 masa ndaj subj...
Me vendim të qeverisë së Giorgia Melonit, Posta Italia...
Kërkimi për katër të zhdukurit pas shpërthimit tragjik...
Dhjetra besimtarë në Gaza u mblodhën për të falur namazin ...
Votuesit amerikanë thonë se ekonomia është një nga shqetës...
Bashkimi Evropian është duke iu afruar një vendimi his...
Udhëtarët ditorë që dëshirojnë të vizitojnë zonën hist...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...