Integrimi në BE/ Analisti: Lajmi për heqjen e vetos ngjalli shpresë në Maqedoninë e Veriut
Vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut ka qenë te...

Rrëzimi i qeverisë së kryeministrit bullgar Kiril Petkov, të mërkurën në mbrëmje, duket se rrëzoi dhe shpresat e vakëta të zgjuara gjatë ditës së sotme, për zhbllokimin e mundshëm të nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian mes Brukselit dhe Tiranës e Shkupit. Opozita bullgare u deklarua në mbështetje të heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke i kërkuar qeverisë që të thërriste parlamentin për të marrë një vendim sipas propozimit francez, i cili i ofron garanci Sofjes për trajtimin në vijim të problemeve dypalëshe me Shkupin.
Vendimi i opozitës bullgare u përshëndet si një hap historik nga Komisionari për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili u shpreh se priste që qeveria t’i bëjë propozimin e nevojshëm parlamentit.

Kryeministri Kiril Petkov i qëndroi megjithatë linjës së zgjedhur, sipas së cilës çështja duhet të kalojë më parë në Komisionin e Jashtëm të parlamentit bullgar, më pas në parlament e së fundmi në qeveri. Komisioni i jashtëm u mblodh pasdite, por pas më shumë se një ore diskutimesh, mbledhja u ndërpre, duke u shtyrë “për arsye teknike”.
Kreu i opozitës, ish-kryeministri Boyko Borissov, përsëriti përmes një statusi në "Twitter" pasdite se mbështet propozimin francez për çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe se partia e tij, GERB “do ta mbështesë këtë vendim nëse votohet. Të gjithë ata që janë të përfshirë, duhet të shohin pamjen e madhe - duke mbrojtur ekonominë dhe sigurinë tonë përmes zgjerimit. Uniteti ka rëndësi. Një BE e fortë ka rëndësi. Ky ka qenë gjithmonë qëndrimi ynë”, shkroi ai, pak orë para votimit në parlament të votëbesimit të qeverisë, pasi një prej partive anëtare të koalicionit u largua prej saj.

Kryeministri Petkov, nuk arriti të sigurojë mbështetje. Ishin 123 deputetë nga 240 që e përbëjnë parlamentin, të cilët votuan për rrëzimin e qeverisë. Kriza e hapur politike, nuk lë thuajse fare shpresa për një kthesë të Bullgarisë lidhur me veton ndaj Shkupit, nesër në mbledhjen e Këshillit europian në Bruksel. Vetëm nëse parlamenti e trajton nesër jashtë rendit të ditës këtë çështje, pas kërkesës së opozitës.
Një ditë më parë udhëheqësit e tri vendeve ballkanike, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, vunë në dyshim praninë e tyre në takimin e nesërm me drejtuesit e vendeve të Bashkimit Europian në shenjë zhgënjimi ndaj zvarritjes së procesit të integrimit. Tirana dhe Shkupi po presin prej kohësh nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, të bllokuara nga vetoja e Bullgarisë, për shkak të disa pretendimeve të saj ndaj Shkupit.
Sinjalet e shpresës që u ndezën pas deklaratës së ish-kryeministrit Borissov, u pritën me tone të përmbajtura nga kryeministri shqiptar Edi Rama. “Është shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka marrë peng dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Europës”, shkroi zoti Rama në "Twitter", duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen nesër në takimin në Bruksel. Një takim në të cilin ai thotë se “nuk do të ketë shumë për të dëgjuar rreth nesh, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Europian që ne e mbështesim, për 'Ballkanin e Hapur' që çon përpara frymën e Europës dhe për marrjen tonë peng nga Bullgaria që shkatërron atë”.
Shqipëria është peng i dyfishtë i situatës mes Sofjes dhe Shkupit, duke qenë se vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me të, është trajtuar i lidhur me vendimin për Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Rama ka bërë të ditur se nëse nuk do të ketë një vendim pozitiv edhe këtë herë, ai do të kërkojë që rrugëtimi i Shqipërisë të ndahet nga ai i fqinjit të saj ballkanik.VOA
Vetoja e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut ka qenë te...
Princi William do të festojë 40-vjetorin e tij të lind...
Reperi i njohur amerikan, Lil Tjay, i është nënshtruar...
Asambleja Kombëtare në Bullgari rrëzoi nga detyra qeverinë...
Një vendim i opozitës bullgare për të mbështetur heqje...
Maqedonia e Veriut (MV) është shumë pranë vendimit të ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, ...
Ministrja franceze e Emanuel Macron Chrysoula Zacharop...
Është rritur numri i viktimave të mbetur nga tërmeti i...
Ukraina dhe Rusia janë shumë larg përfundimit të luftë...
Një delegacion turk udhëtoi për në Moskë të mërkurën e...
Në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të enjten, 23.0...
Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e k...
Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku di...
Lufta në Ukrainë i ka rritur ndjeshëm kostot e jetesës në Gj...
Qeveria gjermane ka publikuar për herë të parë një lis...
Nuk është vala e nxehtë e verës ajo që po i bën udhëhe...
Hunter Biden, djali i Presidentit të SHBA-së, Joe Bide...
Në Stamboll pritet që të mbahet një takim mes delegaci...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...