Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...

Një vendim i opozitës bullgare për të mbështetur heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut ka nxitur sot shpresat për zhbllokimin e mundshëm të nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian mes Brukselit dhe Tiranës e Shkupit. Kryeministri Rama dhe homologu i tij maqedonas Dimitar Kovaçevski si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, konfirmuan më pas pjesmarrjen në takimin e nesërm me krerët e vendeve të BE-së, i cili do t’i paraprijë mbledhjes së Këshillit europian, ku ndër temat është rasti i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vendimi përfundimtar i Bullgarisë duket se varet tanimë nga rezultati votëbesimit të kryeministrit Kiril Petkov, sot në mbrëmje.
Një ditë më parë udhëheqësit e tri vendeve ballkanike, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, vunë në dyshim praninë e tyre në takimin e nesërm me krerët e vendeve të Bashkimit europian në shenjë zhgënjimi ndaj zvarritjes së procesit të integrimit. Tirana dhe Shkupi po presin prej kohësh nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim, të bllokuara nga vetoja e Bullgarisë, për shkak të disa pretendimeve të saj ndaj Shkupit.
Por sot një sinjal shprese u ndez pas deklaratës së kreut të opozitës bullgare Boykov Borissov, i cili i kërkoi qeverisë heqjen e vetos dhe mbledhjen e parlamentit për të marrë një vendim, duke pranuar propozimin francez, i cili i ofron garanci Sofjes për trajtimin në vijim, të problemeve bilaterale me Shkupin.
Pak pas këtij zhvillimi kryeministri Edi Rama shkroi në "Twitter", me tone të përmbajtura, se sipas tij është “shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm, ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka marrë peng dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Europës”, duke konfirmuar kështu pjesmarrjen në takimin me udhëheqësit e vendeve të BE-së. Një takim në të cilin ai thotë se “nuk do të ketë shumë për të dëgjuar rreth nesh, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Europian që ne e mbështesim, për "Ballkanin e Hapur" që çon përpara frymën e Europës dhe për marrjen tonë peng nga Bullgaria që shkatërron atë”.
We’ll attend the EU Council meeting. There won’t be much to hear about us but we’ll ask to be heard on the idea of a New European Political Community which we support,on the Open Balkan which takes forward the spirit of Europe & on our kidnapping from Bulgaria which destroys it.
— Edi Rama (@ediramaal) June 22, 2022
Vendimi i opozitës bullgare u përshëndet si një hap historik nga Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili u shpreh se priste që qeveria t’i bëjë propozimin e nevojshëm parlamentit.
We thank leader of opposition Gerb @BoykoBorissov for making a historical decision for Europe & for ????????to accept negotiation based on????????proposal allowing to proceed w/ opening accession nego w/ ????????. We expect gov’t making necessary proposals to Parl today so Europe can move forward.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 22, 2022
Kryeministri Kiril Petkov i qëndroi megjithatë linjës së zgjedhur, sipas së cilës çështja duhet të kalojë më parë në Komisionin e Jashtëm të parlamentit bullgar, më pas në parlament e së fundmi në qeveri. Komisioni i jashtëm u mblodh pasdite, por pas më shumë se një orë diskutimesh, mbledhja u ndërpre, duke u shtyrë “për arsye teknike”. Sipas njoftimit Komisioni do të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm, por pa përcaktuar se kur.
Gjithshka duket se lidhet me situatën e nderë politike në Sofje. Qeveria e kryeministrit Petkov, do t’i nënshtohet votbesimit sot në mbrëmje, pasi një prej partive anëtare të koalicionit, u largua prej saj. Rezutati i këtij votbesimi, pritet të jetë përcaktues për qëndrimin e nesërm të Bullgarisë në mbledhjen e Këshillit europian./ VOA
Maqedonia e Veriut (MV) është shumë pranë vendimit të ...
Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, ...
Ministrja franceze e Emanuel Macron Chrysoula Zacharop...
Është rritur numri i viktimave të mbetur nga tërmeti i...
Ukraina dhe Rusia janë shumë larg përfundimit të luftë...
Një delegacion turk udhëtoi për në Moskë të mërkurën e...
Në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të enjten, 23.0...
Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e k...
Arkeologët në Holandë zbuluan mbetjet e tempujve ku di...
Lufta në Ukrainë i ka rritur ndjeshëm kostot e jetesës në Gj...
Qeveria gjermane ka publikuar për herë të parë një lis...
Nuk është vala e nxehtë e verës ajo që po i bën udhëhe...
Hunter Biden, djali i Presidentit të SHBA-së, Joe Bide...
Në Stamboll pritet që të mbahet një takim mes delegaci...
Halil Hasani, 77-vjeçar nga fshati Çabër i Komunës ...
Gjykata më e lartë administrative e Francës ka lënë në...
Në Britani nisi sot greva më e madhe hekurudhore në 30...
Sulmet e Rusisë shkaktuan një mbulesë të zjarrtë të ma...
Gjermania do t’i dërgojë armë Ukrainës për aq sa është...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...