Amnistia Penale hyn në fuqi, qindra të dënuar lënë sot burgjet/ Ja kush përfiton dhe kush përjashtohet
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...

Gjermania do t’i dërgojë armë Ukrainës për aq sa është e nevojshme, tha kancelari gjerman Olaf Sholc, ndërsa shtoi se është e qartë se Ukraina i përket Europës. Udhëheqësi gjerman tha se vendi i tij do të angazhohet që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Kancelari gjerman Olaf Sholc u zotua se vendi i tij do të vazhojë të ndihmojë Ukrainën përmes dërgesave të armëve, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Zoti Sholc shtoi se pas vizitës së tij në Kiev javën që shkoi, e ka edhe më të qartë se Ukraina i përket Europës.
“Është e qartë se ne do të vazhdojmë mbështetjen me armë për Ukrainën. Do të vazhdojmë për sa kohë Ukrainës i duhet ndihma jonë”, tha udhëheqësi gjerman në një fjalim në Federatën e Industrive Gjermane “BDI” në atë që njihet si “Dita e Industrisë”.
“Ukraina na përket ne, i përket familjes europiane”, shtoi zoti Sholc, ndërsa tha se Gjermania e mbështet rekomandimin e Komisionit Europian që Ukraina të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe se do të angazhohet që Këshilli Europian të ketë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje.
Në fund të kësaj jave (23-24 qershor), vendet anëtare të Bashkimit Europian do të diskutojnë dhe votojnë për rrugën europiane të Ukrainës.
Nëse Ukraina përparon drejt statusit të vendit kandidat, procesi për anëtarësimin e plotë në BE mund të zgjasë disa vite.
Ndërkohë, kancelari gjerman tha se vendi i tij do t’i vazhdojë sanksionet kundër Moskës, edhe pse ato dëmtojnë ekonominë gjermane.
“Ne po veprojmë kundër Rusisë me sanksione të ashpra dhe të papara. Sanksione që funksionojnë. Po, këto sanksione po na dëmtojnë edhe ne dhe kompanitë tona. Por janë të drejta”, tha zoti Sholc.
Kancelari gjerman ishte në Kiev së bashku me Presidentin francez Emanuel Makron dhe Kryeministrin italian Mario Draghi. Të tre udhëheqësit e lartë europianë u takuan edhe me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe panë nga afër Irpinin, qytetin e shkatërruar nga sulmet e ashpra të Rusisë.
Më herët, Gjermania, Franca dhe Italia janë kritikuar nga Kievi se nuk kanë bërë sa duhet për ta ndihmuar Ukrainën në luftën kundër Rusisë, por vizita e përbashkët e udhëheqësve të këtyre tri vendeve është parë si shpresë për të ardhmen europiane të Ukrainës./ VOA
Në Bruksel të martën është arritur marrëveshja për zbatim ...
Të paktën dy persona janë plagosur pas një sulmi me thikë ...
Në samitin e G7-ës do të dikutohet për kriza të mëdha,...
Trendi në rënie i lindjeve dhe ai në rritje i migrimit...
Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens...
Një tjetër masakër ka ndodhur së fundmi në Meksikë si ...
Presidenti francez Emanuel Makron do të zhvillojë këtë...
Media britanike "The Mirror" ka publikuar historinë e ...
Zyra e kryeministrit izraelit Naftali Bennett njoftoi ...
Sot në ditën botërore të refugjatëve, Agjencia e Kombe...
Armiqësitë ruse në Ukrainë po parandalojnë që gruri të...
Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se presidenti ru...
Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar aktivisten e opozi...
Bllokada ruse e miliona tonëve të drithërave ukrainas ...
Kjo pyetje mund të marrë pjesërisht përgjigje të hënën...
Të hënën më 20 qershor, Rusia paralajmëroi Lituaninë, ...
Nëntëmbëdhjetë qershori përkujton fundin e skllavërisë...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka parashikua...
Çmimet e gazit në Europë dhe Britani janë në rritje e sipë...
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë bëri të dit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...