Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës
Ushtria e Rusisë ka kryer një sulm masiv ndaj sektorit të ...

Popullsia e Ukrainës është zvogëluar gjatë 30 viteve të fundit dhe zyrtarët thonë se rënia është përshpejtuar si rezultat i luftës me Rusinë. Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova na sjell detaje nga Kievi.
Nina Marynenko dhe Artem Marynenko jetojnë në Kiev me dy qentë e tyre. Ata u martuan në nëntor të vitit 2022, nëntë muaj pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Ata ëndërrojnë të bëhen prindër, por thonë se pasiguria dhe rreziqet që sjell lufta janë pengesë për të patur fëmijë.
“Konteksti i luftës të bën të mendosh për diçka tjetër. Mendimet fokusohen në atë se si e imagjinoja shtatzëninë në kohë paqeje dhe si do të shkonte gjatë luftës. Kjo është diçka që më pengon”.
Nina thotë se është e shqetësuar për sigurinë, por edhe për kushtet e jetesës në Ukrainë.
“Unë jam tashmë në atë fazë të jetës kur jam e gatshëm të kem një fëmijë por lufta është një faktor i rëndësishëm që e pengon këtë”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.
Qeveria e Ukrainës thotë se niveli i lindjeve në vend është ulur me 30 për qind gjatë luftës, nga 130 mijë foshnja të lindura në vitin 2021 në 86 mijë në të njëjtën periudhë nga fillimi i vitit 2023 deri në fillim të 2024.
Zëvendësdrejtori i Institutit të Demografisë dhe Studimeve Sociale të Ukrainës, Oleksandr Hladun, i tha Zërit të Amerikës se popullsia e vendit në fillim të vitit 2022 ishte 42 milionë. Këtë vit, thotë ai, është ulur në 35 milionë.
“Parashikimi për gjendjen demografike i bërë nga instituti ynë është mjaft pesimist. Ndoshta pas 15 vitesh do kemi 10 milion më pak njerëz. Po bëjmë parashikime të ndryshme, bazuar në skenarë të ndryshëm”, tregon ai.
Hladun thotë se qeveria e Ukrainës duhet ta trajtojë çështjen urgjentisht. Ai përmend pasigurinë ekonomike si çështjen kryesore që pengon çiftet të kenë fëmijë.
Për të trajtuar problemin, qeveria e Ukrainës miratoi këtë vit një Strategji për Zhvillimin Demografik, plan për të rritur kushtet ekonomike dhe sociale.
Ai synon të rrisë shkallën e lindjeve, të reduktojë vdekshmërinë foshnjore dhe të nxisë kthimin e ukrainasve që ikën në vende të tjera gjatë luftës.
Tetiana Narytnyk, mjeke në një nga maternitetet kryesore të Kievit thotë se shumë nga pacientet e saj tani janë persona të zhvendosur brenda vendit.
“Këto gra kanë disa komplikime gjatë shtatzënisë për shkak të faktorëve të stresit. Gjithashtu, shumë gra nuk patën mundësi të shkojnë për vizitë tek mjeku, të kontrollohen nga një mjek dhe t’i nënshtrohen ekzaminimeve dhe konsultave të caktuara”, tregon ajo.
Anastasia së fundmi solli në jetë Olivian. Me bashkëshortin dhe djalin e saj më të madh, Anastasia, e cila nuk pranoi të jepte emrin e saj të plotë, shpëtoi nga agresioni rus në rajonin e Luhanskut në mars të vitit 2022. Një fëmijë i dytë ishte ëndrra e kahershme e familjes. Anastasia zgjodhi të mos priste.
“Lufta do të përfundojë në një moment dhe fëmijët janë lumturi. Pse jo? Kur do të ndodhte nëse jo tani?”, pyetj ajo.
Por Nina dhe Artemi nuk kanë besimin dhe optimizmin e Anastasias dhe bashkëshortit të saj.
“Në ditët e sotme vetëm njerëzit e pamatur dhe të dëshpëruar po bëjnë fëmijë. Një ditë mund të jemi në këto katergori”, thotë Artemi.
Shumë çifte të reja si Nina dhe Artemi janë një udhëkryq./ VOA
Ushtria e Rusisë ka kryer një sulm masiv ndaj sektorit të ...
Paleontologët kanë njoftuar se kanë zbuluar një fosil të n...
Katër persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pasi një a...
Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Ukrainës të mobilizojë m...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se ka ar...
Një modele e njohur e Netflix u dënua me 20 muaj burg ...
Arrestohen katër militantë të Hezbollahut pasi kishin hyrë...
Një numër i të nominuarve dhe të emëruarve më të shqua...
Këtë Ditë të Falenderimeve, stuhitë diellore mund të prodh...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka nom...
FBI ka konfirmuar lajmin se ndaj të nominuarve për të ...
Ministri maqedonas i Drejtësisë, Igor Filkov, ka thënë...
Një sondazh tregon se gjermanët po përgatiten të shtrëngoj...
Shtetet nordike dhe baltike si dhe Polonia thanë të mërkur...
Presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti marrëveshjen e arm...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se janë liruar tre sh...
Sipas gazetës “Financial Times” Rusia do të angazhojë edhe...
Indeksi Ifo është barometri më i rëndësishëm i biznesit në...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, nënshkroi të mart...
Një avion i vogël është përplasur me një pemë pranë aeropo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...