Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të filluar zyrtarisht transferimin e pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, nënshkroi të mart...

Indeksi Ifo është barometri më i rëndësishëm i biznesit në Gjermani. Ai mat nivelin e optimizmit dhe pesimizmit në lidhje me pritjet e biznesit. Tani ky indeks përkeqësohet.
Pas një përmirësimi afatshkurtër në tetor të këtij viti, parashikimi i drejtuesve kryesorë të kompanive gjermane u përkeqësua sërish në nëntor. Indeksi i biznesit ra në nëntor në krahasim me një muaj më parë - nga 86.5 pikë në 85.7. Këtë e ka bërë të ditur Instituti ifo nga Mynihu pas një sondazhi të kryer me rreth 9000 drejtues të kompanive gjermane.
Pas katër rënieve të njëpasnjëshme (nga qershori në shtator), indeksi ifo është rritur në tetor. Por tani prapë ka rënë dhe drejtuesit e kompanive me skepticizëm e shohin perspektivën e bizneseve të tyre, pra perspektivat e biznesit në muajt e ardhshëm. "Ekonomisë gjermane i mungon forca”, kështu i përmblodhi presidenti i ifo-s, Clemens Fuest, rezultatet e sondazhit aktual.
Disponimi në sektorin e shërbimeve u përkeqësua ndjeshëm, po ashtu edhe në kompanitë e industrisë. Arsyeja është rënia e numrit të porosive. Vazhdimi i krizës
Një seri e tërë sinjalesh ekonomike çojnë në konstatimin se akoma nuk ka rrugëdalje të qartë nga kriza në Gjermani. Të dhënat e fundit për zhvillimin ekonomik (nga java e kaluar) zbuluan se ekonomia gjermane u rrit me vetëm 0.1% në tremujorin e verës 2024. Por në tremujorin e dytë dhe të parë ekonomia ka rënë me 0.3% dhe 0.2 për qind. Ekspertët flasin për një recesion teknik pas dy tremujorësh negativë radhazi.
Një tjetër indeks i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, ka rënë ndërkohë në nivelin më të ulët në nëntë muajt e fundit - i ashtuquajturi "Indeksi i blerjes".
Kriza edhe në industrinë e ndërtimit
Shqetësim mbretëron edhe në sektorin e ndërtimit, sidomos pas të dhënave të sapo publikuara për punimet e porositura në periudhën në vijim. Pas një rritje të numrit të vendeve të punës në gusht, kërkesa për shërbime të ndërtuesve ra sërish ndjeshëm në shtator. Krahasuar me një muaj më parë, vëllimi i marrëveshjeve të dakorduara ra me 12.4%, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Kur merren parasysh tre tremujorët e parë të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërtimtaria në Gjermani regjistroi një minus prej 2 për qind.
Në raportin e saj mujor, banka qendrore gjermane (Bundesbank) supozon se ndërtimtaria mund të jetë një nga sektorët që do të vazhdojë të pengojë zhvillimin e ekonomisë, pra PBB-së. "Kostot ende të larta të financimit, pasiguria e theksuar ekonomike dhe politike vazhdojnë të kenë ndikim negativ në investimet, e rrjedhimisht në kërkesën për shërbime ndërtimi”.
Pritet që pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ekonomia gjermane të përballet me sfida edhe më të mëdha. Trump gjatë fushatës zgjedhore ka bërë të ditur se planifikon të vendosë tarifa ndëshkuese për importet nga Evropa. Pikërisht Gjermania, si kampione evropiane e eksporteve, është ajo që mund të vuajë veçanërisht për shkak të një politike të tillë të izolimit ekonomik.
Parashikimet pesimiste
Kjo është edhe arsyeja pse pesimizmi i ekonomistëve gjermanë nuk është befasues. Nuk është ndonjë çudi që ekonomistët hezitojnë nga fitorja e Donald Trump, sepse ai do të insistojë në mbrojtjen e ekonomisë amerikane dhe kërcënon me dogana ndëshkuese për importet. E një kërcënim serioz është edhe kriza qeveritare në Gjermani, sepse qeveria aktuale nuk ka mbështetje në Bundestag. Së shpejti në Gjermnai priten zgjedhjet e parakohshme./ DW
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, nënshkroi të mart...
Një avion i vogël është përplasur me një pemë pranë aeropo...
Njeriu më i vjetër në botë ka ndërruar jetë në moshën ...
Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar n...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrez...
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, p...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë ...
Katari tha në fillim të këtij muaji se udhëheqësit politik...
Zyrtarët izraelitë dhe libanezë thanë sot se Izraeli dhe H...
Inflacioni prek fort pensionistët në Turqi. Në Stamboll ës...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëhet multimilione...
Kabineti i Izraelit do të mblidhet të martën për të diskut...
Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa të reja ...
Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-...
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i god...
Një intervistë presidenti Aleksandër Vuçiç, është vënë në ...
Një 32-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri ndaj vë...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka th...
Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi fede...
Një zjarr i madh përfshiu një lagje të varfër bregdetare n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...