Detaje nga mbledhja e demokratëve/ Këshilli Kombëtar i PD-së zgjedh Kryesinë
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të konstituohet...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të konstituohet...

Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe individët kinezë me ngrirjen e aseteve dhe me regjim vizash, për shkak të bashkëpunimit të tyre me kompanitë ruse, të cilat ndihmojnë përpjekjet e Moskës në pushtimin e Ukrainës, ka mësuar Radio Evropa e Lirë (REL).
Masat e reja, të cilat janë shtruar në një draft të parë nga REL-i, janë pjesë e pakos së 15-të të sanksioneve të propozuara rishtazi nga Brukseli, të cilat synojnë gjithashtu t’i godasin gjashtë kompani në Kinë me ngrirjen e aseteve dhe një shtetas kinez me ndalim vizash.
Derisa BE-ja në të kaluarën ka vendosur sanksione ndaj kompanive kineze si pjesë e përpjekjeve të Brukselit për ta luftuar evazionin, ato masa kishin të bënin me ndalime që ua pamundësonin kompanive të BE-së të bashkëpunonin me ato firma.
Por, propozimi i ri nënkupton se kjo është hera e parë që BE-ja synon t’i fusë në listën e zezë kompanitë apo individët kinezë me ngrirjen e aseteve dhe regjim, vizash për shkak se ato po e ndihmojnë Rusinë të sigurojë mallra për përdorimin civil dhe ushtarak, të cilat mund të përdoren në fushëbetejë.
Nëse aprovohen, këto masa do t’ua ndalojnë individëve të lidhur me ato kompani të futen në BE dhe do t’ua ngrijnë secilës firmë asetet në BE.
Këto sanksione u propozuan pasi Rusia ia ka dalë ta shmangë ndikimin e sanksioneve të fuqishme të BE-së dhe SHBA-së – të cilat kanë për qëllim ta rrënojnë kompleksin ushtarako-industrial të saj – duke i siguruar mallrat jetike, si mikroprocesorë, përmes shteteve të treta mike apo edhe drejtpërdrejt nga to.
Kina, në veçanti, ka luajtur rol vendimtar në forcimin e ekonomisë së Rusisë prej se ajo e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt më 2022. Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se ndihma nga Kina për t’i shmangur sanksionet ka pasur ndikim të madh në mbështetjen e Moskës në fushëbetejë.
Individi i vetëm kinez i propozuar për ndalimin e vizave është një “biznesmen kinez”, i cili e përfaqëson një firmë të angazhuar në Kinë dhe në Hong Kong, thuhet në draftin e dokumentit. Firma e përfaqësuar nga ai akuzohet se ka “shkelur ndalimet e shmangies së regjimit të masave kufizuese të BE-së të vendosura ndaj Federatës Ruse,” duke përfshirë kompani që janë pjesë e kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë.
Dokumenti i propozuar përmban gjithsej 54 njerëz për ndalim vizash dhe 29 entitete për ngrirje të aseteve, shumica e të cilëve janë me bazë në Rusi dhe janë shtetas rusë.
Ndër gjashtë firmat me bazë në Kinë ose Hong Kong, që janë propozuar për ngrirje të aseteve, një prej tyre është në pronësi të një shtetasi rus.
Kjo kompani, thuhet në draftin e dokumentit, “ka qenë furnizuesi më i madh i përbërësve të sanksionuar të mikroelektronikës për kompanitë ruse që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, të cilët përdoren për prodhimin e dronëve Orlan që përdoren nga ushtria ruse në Ukrainë”.
Përveç ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të vizave, paketa e re synon të godasë gjithashtu 33 kompani kryesisht me bazë në Rusi që janë nën kufizime eksporti, por përfshin edhe firma me bazë në Kinë, Iran, Tajlandë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Dokumenti rendit gjithashtu 44 subjekte si pjesë e një përpjekjeje për të sanksionuar të ashtuquajturën “flota e errët” e Rusisë, një term që i referohet anijeve të përfshira në operacione të paligjshme për qëllime të shmangies së sanksioneve.
Versioni i draftit të paketës së sanksioneve u nda për herë të parë me vendet e BE-së më 22 nëntor dhe duhet të miratohet nga të gjitha 27 vendet anëtare për të hyrë në fuqi./ Rel
Një intervistë presidenti Aleksandër Vuçiç, është vënë në ...
Një 32-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri ndaj vë...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka th...
Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi fede...
Një zjarr i madh përfshiu një lagje të varfër bregdetare n...
Një sulmi i tmerrshëm me armë zjarri në Stamboll solli vde...
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme n...
Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson...
Vendet në mbarë botën po përgatiten për pasoja ekonomike n...
Ambasadori izraelit në Uashington tha sot se një marrëvesh...
Roja bregdetare e Greqisë i ka gjetur trupat e tetë emigra...
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të ind...
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet pr...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, dikur cilësohe...
Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pa...
Grupi militant Hezbollah lëshoi rreth 250 raketa dhe predh...
Izraeli u përball me një lumë raketash të lëshuara nga gru...
Në Rumani po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidencia...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka në plan të emërojë B...
Irani do të zhvillojë bisedime me Francën, Gjermaninë dhe ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...