Zyrtarët izraelitë: Marrëveshja për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, “brenda ditësh”
Ambasadori izraelit në Uashington tha sot se një marrëvesh...

Vendet në mbarë botën po përgatiten për pasoja ekonomike ndërsa presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar për tarifa masive, veçanërisht ndaj Kinës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Seul Bill Gallo, qeveritë dhe bizneset e kanë të vështirë të bëjnë plane për reagime të mundshme për shkak të situatës së paqartë.
Gjatë mandatit të tij të parë, Donald Trump vendosi tarifa gjithëpërfshirëse ndaj Kinës, duke tronditur ekonominë globale.
Këtë radhë, zoti Trump po premton masa edhe më drastike – tarifa 10% për të gjitha importet dhe 60% për mallrat nga Kina.
Kina nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi paralajmërimet e zotit Trump, por ajo ka bërë thirrje për shmangien e tensioneve të mëtejshme tregtare.
"Ne nuk u përgjigjemi pyetjeve hipotetike. Por më lejoni vetëm të përsëris se nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe as bota nuk do të përfitojë prej saj", është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.
Tarifat ka gjasa të dëmtojnë veçanërisht ekonomitë që varen nga eksportet, por një luftë tregtare e zgjeruar SHBA-Kinë mund të krijojë edhe mundësi.
Shumë vende kanë përfituar nga largimi i kompanive nga Kina për të shmangur tarifat. Ministri i Tregtisë i Tajlandës i tha së fundmi Zërit të Amerikës se një fluks kompanish amerikane kanë zhvendosur fabrikat nga Kina në vendin e tij.
“Duhet të jemi në gjendje ta kapërcejmë këtë situatë. Unë në fakt i shoh këto probleme si përfitime për Tajlandën. Besoj se mund të jemi një destinacion investimi për çdo vend”, tha ai.
Megjithatë kjo qasje vjen me rreziqe. Shumë vende që kanë përfituar nga largimi i tregtisë nga Kina, tani varen gjerësisht tek eksporti drejt Shteteve të Bashkuara, duke u bërë edhe më të ekspozuara ndaj tarifave që mund të vendosë zoti Trump.
Shqetësimet shkojnë përtej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së. Në Afrikë, ku tregtia me SHBA-në është e kufizuar, tarifat më të larta mund ta bëjnë qasjen për bizneset e tyre edhe më të vështirë, i tha një analist Zërit të Amerikës.
“Nëse flasim për prodhim, për shembull nëse flasim për prodhimin e ananasit – dërgimi në tregun amerikan do të jetë i vështirë. Kështu që unë nuk jam optimist për tregtinë e Shteteve të Bashkuara me Afrikën, kur flasim për rritjen e tarifave”, thotë Melvin Foote, themelues i një rrjeti përkushtuar zhvillimit në Afrikë.
Pjesa më e madhe e pasigurisë buron nga fakti që zoti Trump vepron në mënyrë të paparashikueshme. Gjatë mandatit të tij të parë, ai përdori shpesh paralajmërimin për tarifat si mjet negocimi, përpara se të arrinte marrëveshje individuale tregtare, thotë analisti Jayant Menon.
“Nuk besoj se Trump është proteksionist. Ai është tregtar. Ashtu i pëlqen ta paraqesë veten, ai është autor i ‘Artit të Marrëveshjes’ apo jo? Prandaj i pëlqen të ketë rol në marrëveshjet e tregtisë së lirë”, thotë Jayat Menon i Institutit të Studimeve për Azinë Juglindore.
Zoti Menon thotë se vendet e vëna në shënjestër mund ta nxisin zotin Trump për marrëveshje të reja tregtare, në vend të përshkallëzimit të tarifave që mund t’i dëmtojnë ato si edhe ekonominë globale.
Jo të gjitha propozimet e presidentit të zgjedhur sinjalizojnë proteksionizëm. Ai ka sugjeruar gjithashtu heqjen e subvencioneve për automjetet elektrike të prodhuara në SHBA – subvencione të miratuara nga administrata e Presidentit Biden.
“Ai i ka quajtur të gabuara në një intervistë. Kështu që ai me siguri do t'i heqë ato. Dhe kjo është pozitive për sa i përket pasojave të tyre tek ekonomia globale”, thotë zoti Menon.
Në pritje të rikthimit të një presidenti të paparashikueshëm, bota peshon rreziqet dhe mundësitë që mund të krijohen./ VOA
Ambasadori izraelit në Uashington tha sot se një marrëvesh...
Roja bregdetare e Greqisë i ka gjetur trupat e tetë emigra...
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të ind...
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet pr...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, dikur cilësohe...
Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pa...
Grupi militant Hezbollah lëshoi rreth 250 raketa dhe predh...
Izraeli u përball me një lumë raketash të lëshuara nga gru...
Në Rumani po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidencia...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka në plan të emërojë B...
Irani do të zhvillojë bisedime me Francën, Gjermaninë dhe ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 24 nën...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën n...
Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e banorëve në per...
Banorët e Bazelit kanë votuar të dielën për të miratuar fi...
Rusia është e gatshme të kryejë sulme kibernetike ndaj Mbr...
Pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hrist...
Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Barcelonës...
Në tri ditë të luftimeve të ashpra mes banorëve të sekteve...
Bota ra dakord për një marrëveshje të re klimatike në COP2...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...