Me thirrje e simbole kuqezi/ Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...

Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) zhvillojnë takime dyditore afër Romës, së bashku me homologët e tyre nga Lindja e Mesme. Ata më pas do të diskutojnë edhe për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Ministrat e G7-ës do të diskutojnë edhe për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe shefit ushtarak të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe “për efektet e mundshme të krizës aktuale në Liban dhe Gazë”, tha Ministria e Jashtme e Italisë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të marrë pjesë në takimet me ministrat e tjetër të Jashtëm nga shtetet e tjera të G7-së: Britania, Kanadaja, Gjermania, Franca dhe Japonia.
Mikpritës i takimeve është ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.
Sesioni i parë nis pasditen e së hënës dhe do t’i kushtohet situatës në Lindjen e Mesme dhe Detin e Kuq, veçmas për përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe Liban.
Në një nga sesionet do të marrin pjesë edhe ministrat nga Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, tha Ministria e Jashtme e Italisë.
“Kemi kërkuar që të jenë të pranishëm edhe partnerët nga rajoni për të nxitur dialog me anëtarët e G7-ës”, tha Tajani përmes një deklarate.
“Vetëm së bashku mund të gjejmë zgjidhje konkrete dhe të sjellim paqe dhe stabilitet në rajon”, shtoi ai.
Në ditën e dytë të takimeve, ministrat do të diskutojnë për mënyrat se si të vazhdohet mbështetja për Kievin, mundësitë për paqe dhe nismat për rindërtimin në të ardhmen, tha Roma.
Po të njëjtën ditë, në Bruksel ambasadorët nga shtetet e NATO-s dhe Ukraina do të diskutojnë për lëshimin e një rakete të re hipersonike të Rusisë, e cila ka rreze të mesme veprimi. Tensionet në Azi-Paqësor po ashtu janë në agjendën e takimeve të ministrave të G7-ës dhe në takime janë ftuar edhe ministrat e Jashtëm të Koresë së Jugut, Indisë, Indonezisë dhe Filipineve.
Po ashtu, kryediplomatët e G7-ës pritet të diskutojnë për krizat në Haiti dhe Sudan, si dhe për situatën politike në Venezuelë.
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet pr...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, dikur cilësohe...
Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pa...
Grupi militant Hezbollah lëshoi rreth 250 raketa dhe predh...
Izraeli u përball me një lumë raketash të lëshuara nga gru...
Në Rumani po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidencia...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka në plan të emërojë B...
Irani do të zhvillojë bisedime me Francën, Gjermaninë dhe ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 24 nën...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën n...
Ushtria izraelite ka urdhëruar evakuimin e banorëve në per...
Banorët e Bazelit kanë votuar të dielën për të miratuar fi...
Rusia është e gatshme të kryejë sulme kibernetike ndaj Mbr...
Pjesëmarrja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hrist...
Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Barcelonës...
Në tri ditë të luftimeve të ashpra mes banorëve të sekteve...
Bota ra dakord për një marrëveshje të re klimatike në COP2...
Një numër dronësh të paidentifikuar janë parë mbi tri baza...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Senatorin re...
Kryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...