Plagoset shtetasi në ambientet e Poliklinikës/ Në pranga babë e bir në Shkodër
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, nënshkroi të martën një marrëveshje të nevojshme me Shtëpinë e Bardhë për të lejuar ekipin e tij të tranzicionit që të koordinohet me zyrtarët federalë përpara marrjes së detyrës më 20 janar.
Marrëveshja e miratuar nga Kongresi e lejon ekipin e tranzicionit që të punojë me agjencitë federale dhe të ketë qasje te të dhëna jopublike, ndërsa hap dritën jeshile për zyrtarët federalë që të marrin pjesë në proces.
Zoti Trump nuk ka pranuar të nënshkruajë një marrëveshje tjetër me agjencinë e pavarur që mbikëqyr dhe menaxhon agjencitë federale, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, GSA. Marrëveshja në fjalë do t’i kishte siguruar ekipit të zotit Trump qasje te zyrat qeveritare dhe llogaritë e postës elektronike dhe pajisje të tjera. Marrëveshja kërkon që presidenti i zgjedhur të kufizojë donacionet në 5,000 dhe të bëjë publike individët që po dhurojnë para në përpjekjet e tranzicionit.
Në bazë të Ligjit për Tranzicionin Presidencial, marrëveshja me Shtëpinë e Bardhë duhej të ishte nënshkruar para 1 tetorit. Shtëpia e Bardhë dhe Presidenti Biden i kishte kërkuar zotit Trump në rrugë private dhe publike që ta nënshkruajë marrëveshjen.
Marrëveshja është një hap kritik për sigurimin e një transferimi të rregullt të pushtetit në mesditë, ditën e inaugurimit më 20 janar, dhe shtron bazat që Shtëpia e Bardhë dhe agjencitë qeveritare të fillojnë të ndajnë detaje mbi programet, operacionet dhe kërcënimet me të cilat përballet vendi.
Kjo masë eliminon pengesat që ekipi i zotit Trupt të ketë qasje tek të dhënat edhe dokumentacioni i duhur që administrata në largim i ofron administratës së re kur zoti Trump të marrë pushtetin më 20 janar.
Në bazë të marrëveshjes me Shtëpinë e Bardhë, ekipi i zotit Trump do të duhet të bëjë publik planin e tij të etikës lidhur me procesin e kalimit të pushtetit dhe të angazhohet për zbatimin e tij, tha Shtëpia e Bardhë.
Ekipi i tranzicionit duhet të deklarohet se nuk ka konflikt interesi përpara se të ketë qasje tek informacione federale jo publike.
Shefja e kabinetit të Presidentit të ardhshëm Donald Trump, Susie Wiles, u takua më 19 nëntor në Shtëpinë e Bardhë me shefin e kabinetit të Presidentit Joe Biden në largim, Jeff Zients dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ata diskutuan mes të tjerash edhe pengesat e mbetura, ndërsa avokatët e të dy palëve kanë zhvilluar bisedime të shpeshta gjatë ditëve të fundit për të finalizuar marrëveshjen.
“Ashtu si Presidenti Biden i tha popullit amerikan nga Kopshti i Trëndafilave dhe drejtpërdrejt Presidentit të zgjedhur Trump, ai është i përkushtuar për një tranzicion të rregullt”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Saloni Sharma.
Pa një marrëveshje të nënshkruar, zyrtarët e administratës së Presidentit Biden ishin të kufizuar lidhur me të dhënat që mund të ndanin me ekipin e ardhshëm. I emëruari në postin e këshilltarit të zotit Trump për sigurinë kombëtare, Mike Walz, u takua ditët e fundit me këshilltarin e zotit Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, por ekipi në largim ishte i kufizuar për gjërat që mund të diskutonin.
“Ky angazhim i lejon pjesëtarët e kabinetit tonë të ardhshëm që të fillojnë përgatitjet kritike, përfshirë dërgimin e ekipeve paraprake në çdo departament dhe agjenci, dhe të përfundojnë tranzicionin e rregullt të pushtetit”, tha zonja Wiles në një deklaratë.
Ekipi i zotit Trump për tranzicionin thotë se do të publikojë emrat e donatorëve dhe nuk do të marrë donacione të huaja.
Ende po punohet në mënyrë aktive në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshje të veçantë me Departamentin e Drejtësisë për të koordinuar vetingun dhe certifikatat e sigurisë.
Kjo do të hapë rrugën që ekipi i tranzicionit dhe të emëruarit e presidentit të ardhshëm të fillojnë të kenë qasje tek të dhënat sekrete përpara se zoti Trump të marrë detyrën.
Të premten, ekipi i zotit Trump i tha zyrtarisht GSA-së se nuk do t’i përdorin zyrat e saj që ndodhen pranë Shtëpisë së Bardhë, të rezervuara enkas për raste të tilla, emailet, telefonat dhe kompjuterët qeveritarë gjatë tranzicionit.
Shtëpia e Bardhë tha se nuk pajtohej me këtë vendim por po punon në rrugë të tjera që ekipi i tij t’i merrte të dhënat e nevojshme pa rrezikuar sigurinë kombëtare./ Voa
Një avion i vogël është përplasur me një pemë pranë aeropo...
Njeriu më i vjetër në botë ka ndërruar jetë në moshën ...
Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar n...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrez...
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, p...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë ...
Katari tha në fillim të këtij muaji se udhëheqësit politik...
Zyrtarët izraelitë dhe libanezë thanë sot se Izraeli dhe H...
Inflacioni prek fort pensionistët në Turqi. Në Stamboll ës...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëhet multimilione...
Kabineti i Izraelit do të mblidhet të martën për të diskut...
Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa të reja ...
Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-...
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i god...
Një intervistë presidenti Aleksandër Vuçiç, është vënë në ...
Një 32-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri ndaj vë...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka th...
Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi fede...
Një zjarr i madh përfshiu një lagje të varfër bregdetare n...
Një sulmi i tmerrshëm me armë zjarri në Stamboll solli vde...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...