Me thirrje e simbole kuqezi/ Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar një autobiografi në të cilën e ka ripërsëritur vendimin e saj për ta kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO në të ardhmen në një samit më 2008, pavarësisht kritikave se një veprim i tillë mund ta kishte parandaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Në libër, Merkel reflekton mbi atë se si ai vendim dhe vendime të tjera gjatë 16 vjetëve të saj në pushtet kanë rezistuar me kalimin e kohës dhe kujton marrëdhëniet e saj me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.
Libri i saj autobiografik "Freedom: Memoirs 1954-2021" u publikua në Berlin më 26 nëntor, pothuajse tri vjet nga dita kur ajo e la politikën dhe në prag të një turneu promovues në qytetet kryesore evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara.
Merkel, 70-vjeçare, e njohur për lidershipin e saj të qetë dhe të qëndrueshëm, në libër nuk e pranon fajin për asnjërin nga tensionet e tanishme në marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë.
Në lidhje me samitin e NATO-s në Bukuresht më 2008, Merkel theksoi se një premtim që Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëheshin përfundimisht anëtare të aleancës ushtarake do të ishte "thirrje për luftë" për liderin rus, duke shtuar se më vonë ai i tha asaj: "Ti nuk do të jesh kancelare përgjithmonë. Dhe, pastaj ata do të bëhen anëtarë të NATO-s. Unë dua ta parandaloj këtë".
Gjashtë vjet më vonë, Putini e filloi pushtimin dhe aneksimin e Gadishullit të Krimesë së Ukrainës dhe e pasoi atë me pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, të cilin ai e ka arsyetuar pjesërisht duke përmendur dëshirat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.
Rusia është “faktor i pazëvendësueshëm gjeopolitik”
Sipas librit, Putin është mbrojtur gjithmonë që të mos trajtohej keq dhe është përfshirë në lojëra pushteti.
Merkeli e kujton prirjen e Putinit për t’i bërë të tjerët të presin dhe kujton se, pavarësisht frikës së saj nga qentë, ai e lejoi Labradorin e tij i zi të qëndronte në dhomë gjatë një takimi në Soçi në vitin 2007.
"Ju mund vlerësoni këtë si sjellje fëmijërore, të dënueshëm, mund ta tundni kokën nga mosbesimi", shkruan ajo. "Por, kjo nuk e bënte Rusinë të zhdukej nga harta. Rusia me arsenalin e saj bërthamor ekziston dhe mbetet 'faktor i pazëvendësueshëm gjeopolitik'".
Merkel gjithashtu e përshkruan përvojën e saj me Trumpin gjatë mandatit të tij të parë si president, duke thënë se ai "i gjykonte të gjitha nga këndvështrimi i një sipërmarrësi, sepse ishte i tillë para se të hynte në politikë".
Ajo shkruan se kishte biseduar me të “në dy nivele të ndryshme” në takimin e zhvilluar në mars 2017 në Shtëpinë e Bardhë.
“Trumpi në nivel emocional, unë në nivel faktik”.
Trump, i “magjepsur” nga “prirjet diktatoriale”
Ajo shton se Trump, i cili fitoi mandatin e dytë, por jo të njëpasnjëshëm, më 5 nëntor, nuk ndante bindjen e saj se bashkëpunimi mund të ishte në dobi të të gjithëve, por në vend të kësaj besonte se të gjitha vendet ishin në konkurrencë me njëra-tjetrën.
"Ai nuk besonte se prosperiteti i të gjithëve mund të rritej përmes bashkëpunimit", shkruan ajo për presidentin amerikan, i cili "ishte i magjepsur nga politikanë me tendenca autokratike dhe diktatoriale"./REL
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrez...
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, p...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë ...
Katari tha në fillim të këtij muaji se udhëheqësit politik...
Zyrtarët izraelitë dhe libanezë thanë sot se Izraeli dhe H...
Inflacioni prek fort pensionistët në Turqi. Në Stamboll ës...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëhet multimilione...
Kabineti i Izraelit do të mblidhet të martën për të diskut...
Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa të reja ...
Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-...
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i god...
Një intervistë presidenti Aleksandër Vuçiç, është vënë në ...
Një 32-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri ndaj vë...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka th...
Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi fede...
Një zjarr i madh përfshiu një lagje të varfër bregdetare n...
Një sulmi i tmerrshëm me armë zjarri në Stamboll solli vde...
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme n...
Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson...
Vendet në mbarë botën po përgatiten për pasoja ekonomike n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...