BE-ja do t’i godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i god...

Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-s takohen më 26 nëntor në Bruksel për të biseduar lidhur me raketën eksperimentale hipersonike me rreze të mesme veprimi që Rusia e lëshoi drejt Ukrainës javën e kaluar.
Më 21 nëntor, Rusia kreu sulm ndaj qytetit ukrainas Dnipro dhe presidenti rus, Vladimir Putin, tha se në këtë sulm u përdor raketa e re e quajtur Oreshnik.
Putin tha se përdorimi i kësaj rakete ishte në përgjigje ndaj sulmeve të kryera nga Ukraina brenda Rusisë me armë që ka marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.
Udhëheqësi i Kremlinit paralajmëroi se Moska ka “të drejtë” të godasë ndërtesat ushtarake në shtetet që i lejojnë Ukrainës të përdorë armët e tyre kundër Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmit me këtë raketë të re balistike bëri thirrje për sisteme të përditësuara të mbrojtjes ajrore që do të mund të përballeshin me kërcënimin e ri.
Kievi tha se shpreson se do të ketë “rezultate konkrete dhe domethënëse” pasi u thirr takimi i Këshillit NATO-Ukrainë.
Por, diplomatët e zyrtarët e NATO-s kanë minimizuar pritjet për ndonjë rezultat të madh gjatë konsultimeve që do të mbahen pasditen e 26 nëntorit në selinë e aleancës në Bruksel.
Përshkallëzimi i tensioneve lidhur me Ukrainën vjen në kohën kur mbështetja e ardhshme perëndimore është vënë në pikëpyetje pas rizgjedhjes së Donald Trumpit në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, shtetit që është fuqia kryesore në NATO.
Trump ka vënë në dyshim vazhdimin e ndihmës ushtarake që Uashingtoni i jep Kievit dhe është zotuar se ai do t’i japë fund shpejt luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.
Në fushëbetejë, forcat ukrainase po përballen me vështirësi që të ndalin përparimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës.
NATO dhe Ukraina kanë ngritur këshillin e tyre të përbashkët më 2023. Ky këshill i lejon Kievit që të thërrasë takime me aleancën kurdo që e sheh të arsyeshëm./ Rel
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i god...
Një intervistë presidenti Aleksandër Vuçiç, është vënë në ...
Një 32-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri ndaj vë...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka th...
Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi fede...
Një zjarr i madh përfshiu një lagje të varfër bregdetare n...
Një sulmi i tmerrshëm me armë zjarri në Stamboll solli vde...
Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme n...
Me gjithë përpjekjet e mëdha të Hungarisë – e cila kryeson...
Vendet në mbarë botën po përgatiten për pasoja ekonomike n...
Ambasadori izraelit në Uashington tha sot se një marrëvesh...
Roja bregdetare e Greqisë i ka gjetur trupat e tetë emigra...
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të ind...
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet pr...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, dikur cilësohe...
Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur pa...
Grupi militant Hezbollah lëshoi rreth 250 raketa dhe predh...
Izraeli u përball me një lumë raketash të lëshuara nga gru...
Në Rumani po mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidencia...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka në plan të emërojë B...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...