Trump dhe presidentja meksikane bisedojnë për emigracionin
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se ka ar...

Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Ukrainës të mobilizojë më shumë ushtarë për të përforcuar njësitë e saj në luftën gati trevjeçare kundër forcave ruse, duke thënë se Kievi duhet ta ulë moshën e shërbimit ushtarak nga 25 në 18 vjeç.
"Nevoja për momentin është për rekrutë", u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar amerikan. “Rusët në fakt po bëjnë përparim, progres të qëndrueshëm, në lindje dhe kanë filluar ta zmbrapsin vijën e forcave ukrainase në Kursk”, rajoni rus që Ukraina mori në gusht me një sulm që befasoi Moskën.
“Mobilizimi i më shumë rekrutëve mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në këtë kohë, nëse i hedhim një vështrim fushëbetejës sot”, tha zyrtari.
Më shumë se 1 milion ukrainas janë tashmë të mobilizuar në ushtri, përfshirë në Gardën Kombëtare dhe njësi të tjera. Zyrtari amerikan tha se ukrainasit besojnë se u duhen rreth 160,000 forca shtesë, por administrata amerikane tha se ndoshta do të kenë nevojë për më shumë se kaq.
Zyrtari amerikan tha se "matematika e qartë" e situatës së Ukrainës tashmë është se ajo ka nevojë për më shumë forca në luftë, një pozicion që mbështetet në kryeqytetet e tjera perëndimore që kanë furnizuar me armatime Ukrainën.
Në prill, Ukraina e uli moshën e saj të pranueshme për meshkujt nga 27 në 25 vjeç, një ndryshim që pritej të shtonte 50,000 ushtarakë, shumë më pak nga ajo që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se ishte e nevojshme në atë kohë.
Disa ukrainas kanë shprehur shqetësime se ulja në 18 vjeç e moshës së pranueshme për mobilizimin për meshkujt, që është mosha për regjistrimin e detyrueshëm edhe në Shtetet e Bashkuara, do të largonte më shumë të rinj nga fuqia punëtore dhe do të dëmtonte më tej ekonominë e vendit të shkatërruar nga lufta.
Zyrtari amerikan tha se administrata e Presidentit Joe Biden, i cili largohet nga detyra në më pak se dy muaj, beson se Ukraina gjithashtu mund të optimizojë forcën e saj aktuale, duke u marrë në mënyrë më agresive me ushtarët që dezertojnë, ose mungojnë pa leje.
Për më tepër, aleatët evropianë të Ukrainës kanë theksuar se mungesa e forcave ukrainase së shpejti mund ta bëjë të paqëndrueshme për Ukrainën që të vazhdojë të ketë prani në Kursk.
Situata në Kursk është komplikuar nga mbërritja e mijëra forcave të Koresë së Veriut, që u vendosën atje për të ndihmuar Moskën ndërsa përpiqet të rimarrë territorin që Ukraina mori gati katër muaj më parë. Shtrirja e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për përpjekjet në luftë të Ukrainës është e pasigurt, ndërsa presidenti i zgjedhur Donald Trump përgatitet të marrë detyrën më 20 janar.
Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar se do t'i japë fund luftës përpara se të marrë detyrën, por pa thënë se si.
Në fushën e betejës, zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se forcat ruse lëshuan 89 dronë në një valë sulmesh gjatë natës që lanë tre persona të plagosur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Ukraina tha se rrëzoi 36 mjete ajrore pa pilot.
Serhiy Popko, drejtuesi i Administratës Ushtarake të Qytetit të Kievit, tha në Telegram se rënia e pjesëve nga një dron i shkatërruar dëmtoi një ndërtesë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ka rrëzuar 47 dronë ukrainas mbi Detin e Zi, Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe gjetiu.
Nuk pati raportime për dëme të mëdha nga sulmet në Ukrainë.
“E vetmja mënyrë efektive për të mbrojtur veten nga kjo, është eliminimi i armëve ruse dhe raketave ruse direkt në territorin rus”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij të mbrëmjes.
Përshkallëzimi i luftimeve
Në Kombet e Bashkuara të mërkurën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskutoi përshkallëzimin e fundit të luftës, përfshirë përdorimin nga Rusia të një rakete të re balistike me rreze të mesme veprimi ndaj qytetit ukrainas Dnipro.
"Vetëm gjatë ditëve të fundit, 495 dronë u lëshuan nga Rusia, së bashku me raketat balistike Iskandar dhe raketat e drejtuara nga ajri drejt tokës Kh-59/69", i tha Këshillit të Sigurimit ambasadori ukrainas Sergiy Kyslytsya.
Ambasadori Kyslytsya tha se kërkohen sanksione më të forta kundër Moskës dhe ai u kërkoi vendeve t'i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake të shtuar.
"Rusia duhet të kuptojë se çdo përpjekje e saj për të zgjeruar luftën do të ketë pasoja", tha ai.
I dërguari rus tha se për çdo përshkallëzim përgjegjësinë e ka Kievi dhe mbështetësit e tij në Shtetet e Bashkuara dhe në Perëndim, të cilët së fundmi e kanë autorizuar Ukrainën të përdorë raketa të prodhimit perëndimor në thellësi të territorit të Rusisë.
“Perëndimi që nga ai moment provokoi një konflikt rajonal në Ukrainë, që tani ka marrë një natyrë globale”, tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy, duke shtuar se “çdo valë përshkallëzimi nga Perëndimi do të marrë përgjigje të vendosur”.
I dërguari i Uashingtonit tha se po i siguron Ukrainës qindra raketa shtesë Patriot dhe AMRAAM, për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore ndërsa po zgjerohet lufta me Rusinë.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shtojnë ndihmën e sigurisë për Ukrainën për të forcuar aftësitë e saj, përfshirë mbrojtjen ajrore, dhe për ta vendosur Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm në fushën e betejës”, tha zoti Wood.
Diplomatët shprehën gjithashtu shqetësimin për futjen në luftë të mijëra forcave të Koresë së Veriut, në ndihmë të Rusisë.
Në këmbim të dërgimit të forcave të saj, qeveria ime vlerëson se Koreja e Veriut ka marrë nga Rusia, jo vetëm përfitime ekonomike, por edhe raketa dhe pajisje kundërajrore, për të përforcuar sistemet e saj të dobëta të mbrojtjes ajrore”, tha ambasadori i Koresë së Jugut, Joonkook Hwang.
Ai tha se mbështetja e Rusisë për Korenë e Veriut do ta inkurajonte atë për të intensifikuar përpjekjet e saj për armë bërthamore, duke destabilizuar më tej Gadishullin Korean.
“Koreja e Veriut po përgatitet të transferojë edhe më shumë raketa balistike” në Rusi për përdorim kundër Ukrainës, paralajmëroi ambasadori Wood. "Kemi gjithashtu informacione se një numër i madh i artilerisë së lëvizshme me rreze të gjatë, të predhave 170 milimetërshe me origjinë nga Koreja e Veriut dhe raketahedhësve 240 milimetërsh të shumëfishtë me rreze të gjatë, po futen në konflikt".
Ai tha se Uashingtoni gjithashtu ka informacion se Rusia ka dërguar sistemet e mbrojtjes ajrore në Korenë e Veriut.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Margaret Besheer, kontribuoi nga Nju Jorku për këtë artikull. Disa nga të dhënat u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters./ Voa
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se ka ar...
Një modele e njohur e Netflix u dënua me 20 muaj burg ...
Arrestohen katër militantë të Hezbollahut pasi kishin hyrë...
Një numër i të nominuarve dhe të emëruarve më të shqua...
Këtë Ditë të Falenderimeve, stuhitë diellore mund të prodh...
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka nom...
FBI ka konfirmuar lajmin se ndaj të nominuarve për të ...
Ministri maqedonas i Drejtësisë, Igor Filkov, ka thënë...
Një sondazh tregon se gjermanët po përgatiten të shtrëngoj...
Shtetet nordike dhe baltike si dhe Polonia thanë të mërkur...
Presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti marrëveshjen e arm...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se janë liruar tre sh...
Sipas gazetës “Financial Times” Rusia do të angazhojë edhe...
Indeksi Ifo është barometri më i rëndësishëm i biznesit në...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, nënshkroi të mart...
Një avion i vogël është përplasur me një pemë pranë aeropo...
Njeriu më i vjetër në botë ka ndërruar jetë në moshën ...
Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar n...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrez...
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, p...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...