FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...

Sipas gazetës “Financial Times” Rusia do të angazhojë edhe ushtarë nga Jemeni në luftën në Ukrainë. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, mendon se rreziku i një "lufte globale” është "serioz dhe real”.
Në luftën e saj agresore kundër Ukrainës, Rusia po përdor jo vetëm dronë luftarakë nga Kina dhe Irani, por edhe raketa balistike nga Pheniani. Rusia ka angazhuar edhe ushtarë nga Koreja e Veriut dhe së shpejti në luftë mund të marrin pjesë edhe ushtarë nga Jemeni. Sipas "Financial Times" milicia islamike Huthi po rekruton mercenarë për të shërbyer në ushtrinë ruse. Fjala është për disa qindra mercenarë jemenas që janë dërguar në Rusi përmes një sistemi të dyshimtë "trafikimi qeniesh njerëzore".
Duke cituar persona të prekur, gazeta shkruan se disa prej meshkujve i kishin joshur në Jemen me perspektivën për punë në Rusi dhe për marrjen e nënshtetësisë ruse. Në momentin që kishin mbërritur në Rusi, ata i kishin rekrutuar me forcë në forcat e armatosura ruse dhe i kishin dërguar menjëherë në front në Ukrainë.
Rekrutimi nga një politikan huthi
Rekrutimi në Jemen kryhet nga një kompani e themeluar nga një politikan i shquar huthi. Gazeta "Financial Times" ka në dispozicion një kontratë rekrutimi nga e cila merret vesh se meshkuj jemenas janë rekrutuar për ushtrinë ruse që nga muaji korrik. Milicia Huthi e mbështetur nga Irani ka sulmuar vazhdimisht cisternat perëndimore në zona të tilla si Gjiri i Adenit që prej fillimit të luftës në Lindjen e Mesme rreth një vit më parë.
Paralajmërim për një "luftë globale"
Nëse këto lajme janë të vërteta, "kjo është jashtëzakonisht shqetësuese", thotë Ministria e Jashtme në Berlin. Rreziku i një "lufte globale” është "serioz dhe real”, paralajmëron kryeministri i Polonisë, Donald Tusk. Po a ekziston rreziku i ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të luftës?
Apo mos vallë ky është tashmë një realitet? Valeriy Zalushnyi, ish-kreu i forcave të armatosura të Ukrainës, tani ambasadori i Ukrainës në Britaninë e Madhe, thotë se beson se Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar - sepse në konflikt janë përfshirë prej kohësh shumë vende.
Ajo që duket e qartë është se sipas vlerësimeve të fundit, Rusia ka humbur tashmë 700,000 ushtarë, për shkak se janë vrarë ose plagosur në luftën në Ukrainë. Kjo është ndoshta një nga arsyet pse rreth 12,000 ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët sundimtari Kim Jong Un i dërgoi në Rusi, po luftojnë aktualisht, sidomos në rajonin e Kurskut.
Rusia ka probleme të mëdha me burimet
Në një intervistë për DW, Roderich Kiesewetter, ekspert për politikën e jashtme në grupin parlamentar të partisë CDU, tha se ky lajm nuk e habit, sepse "Rusia ka pasur probleme të mëdha me burimet prej disa kohësh, si në aspektin material në fusha të caktuara dhe atë njerëzor. Rusisë i duhet tani të paguajë shuma të larta parash për të mobilizuar ushtarët rusë dhe po josh tani ushtarë me falje borxhesh."
Presidenti Putin ka kohë që ka punuar ngushtë me grupin terrorist islamik Hamas ose me milicët huthi, të cilat që të dyja mbështeten nga Irani: "Prandaj nuk është për t'u habitur që tani po rekrutohen ushtarë nga Jemeni. Thuhet se nuk janë terroristë Huthi, por shtetas nga Jemeni që i joshin në Rusi me premtime të rreme dhe më pas i rekrutojnë praktikisht me forcë."/ DW
Indeksi Ifo është barometri më i rëndësishëm i biznesit në...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, nënshkroi të mart...
Një avion i vogël është përplasur me një pemë pranë aeropo...
Njeriu më i vjetër në botë ka ndërruar jetë në moshën ...
Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka shkruar n...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar për rrez...
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, p...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë ...
Katari tha në fillim të këtij muaji se udhëheqësit politik...
Zyrtarët izraelitë dhe libanezë thanë sot se Izraeli dhe H...
Inflacioni prek fort pensionistët në Turqi. Në Stamboll ës...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, bëhet multimilione...
Kabineti i Izraelit do të mblidhet të martën për të diskut...
Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa të reja ...
Ambasadorët e Ukrainës dhe të 32 shteteve anëtare të NATO-...
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i god...
Një intervistë presidenti Aleksandër Vuçiç, është vënë në ...
Një 32-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri ndaj vë...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka th...
Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi fede...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...