Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Ish-Presidenti Donald Trump përzgjodhi të hënën Senatorin J.D. Vance si zëvendëskandidatin e tij për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Partia Republikane hapi kuvendin kombëtar ku do të emërojë zyrtarisht zotin Trump si kandidatin e saj në zgjedhjet e nëntorit.
“Në postin e nënpresidentit, J.D. do të vazhdojë të luftojë për Kushtetutën tonë, do të mbështesë trupat dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të më ndihmuar që ta BËJMË AMERIKËN MADHËSHTORE SËRISH”, shkroi zoti Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Përzgjedhja e Senatorit James David Vance, autor i librit të suksesshëm “Hillbilly Elegy”, mund të rrisë shanset e pjesëmarrjes së mbështetësve të zotit Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit, pasi kandidati për nënpresident gëzon shumë popullaritet te baza republikane.
Një konservator i vendosur nga një shtet republikan, zoti Vance nuk ka gjasa të tërheqë shumë votues të rinj, dhe nga ana tjetër mund të shtyjë disa votues të moderuar. Disa mbështetës të zotit Trump i kishin kërkuar që ai të përzgjidhte një grua ose një amerikan me ngjyrë si kandidat për postin e nënpresidentit.
Zoti Trump e bëri njoftimin në fillim të kuvendit kombëtar republikan, dy ditë pasi i mbijetoi një atentati.
Më herët të hënën, zoti Trump shënoi një fitore të madhe ligjore, pasi një gjykatëse federale hodhi poshtë një nga çështjet e ngritura kundër tij.
Gjykatësja Aileen Cannon tha në vendimin e saj se prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili drejton hetimin, ishte emëruar në mënyrë të paligjshme në këtë rol dhe se ai nuk e kishte autoritetin ligjor për të ngritur një padi të tillë. Në urdhrin prej 93 faqesh të gjykatëses Cannon thuhet se prokurori i posaçëm duhet të ishte emëruar me miratimin e Kongresit.
Zoti Trump do të pranojë zyrtarisht të enjten emërimin e Partisë Republikane për të sfiduar Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Pas sulmit me armë, përzgjedhja e zotit Trump mbart dukshëm më shumë peshë.
Zoti Trump ka pohuar vazhdimisht se do të përqendrohej te përzgjedhja e dikujt që ishte i kualifikuar për të marrë detyrën si komandant i përgjithshëm.
"Është e domosdoshme të përzgjedhësh dikë që mund të jetë i mirë për çdo rast, për çdo rast të tmerrshëm”, tha ai në muajin maj gjatë një interviste për programin radiofonik "The Clay Travis & Buck Sexton Show".
Në një tjetër intervistë për gazetaren e rrjetit ‘Fox News’, Harris Faulkner, e cila u regjistrua disa orë përpara tubimit të tij në Battlwr të Pensilvanisë, zoti Trump u pyet se ku ndodhej me procesin e përzgjedhjes së kandidatit për nënpresident e nëse vendimmarrja e tij do të ndryshonte nëse Presidenti Joe Biden, do të tërhiqej nga gara.
“Është një pozitë shumë e rëndësishme, veçanërisht nëse diçka e keqe ndodh”, tha zoti Trump. "Kjo është më e rëndësishmja, nëse mund të ndodhë diçka e keqe".
Para sulmit me armë, zoti Trump e kishte bërë të qartë se donte ta shpallte emrin në mënyrë dramatike në kuvend, çka sipas tij do ta bënte më "interesant" dhe "më emocionues" procesin.
"Është si një variant shumë i sofistikuar i 'The Apprentice'", tha ai në një intervistë radiofonike javën e kaluar, duke iu referuar një programi televiziv që ai ka drejtuar dikur, ku zoti Trump përzgjidhte mes kandidatësh ata që do të punonin për kompaninë e tij.
Zoti Trump dhe organizatorët e kuvendit kanë thënë se agjenda e tij nuk do të ndryshojë, por do të vazhdojë siç ishte planifikuar pavarësisht sulmit.
Në një postim në faqen e tij të mediave sociale zoti Trump shkruante se ai nuk mund të lejojë që “një person që sulmon me armë ose një vrasës i mundshëm, të imponojë ndryshimin e orarit, apo ndonjë gjë tjetër”.
“Në këtë moment është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë karakterin tonë të vërtetë si amerikanë, duke mbetur të fortë dhe të vendosur dhe duke mos lejuar që e keqja të fitojë”, shkruante ai.
Zoti Trump zhvilloi takime në ditët para sulmit me pretendentët kryesorë për të marrë pozitën e kandidatit për nënpresident. Një prej personave në dijeni të tyre tha se gjatë takimeve nuk ishte bërë asnjë premtim apo nuk ishte ofruar asgjë.
Pritja e zotit Trump deri te kuvendi për të zgjedhur numrin dy të tij vjen më vonë se zakonisht sa u takon viteve të fundit, por vështirë se është e pashembullt.
Në vitin 1980, Ronald Reagan negocioi me ish-Presidentin Gerald Ford për orë të tëra gjatë Kuvendit republikan në Detroit, por vendosi që George H.W. Bush të ishte numri dy i tij, kur negociatat dështuan. Vendimi erdhi më pak se 24 orë para se të pranonte zyrtarisht emërimin nga partia.
Vetë zoti Bush priti deri në kuvendin republikan të vitit 1988 që u mbajt në Nju Orlins përpara se të ‘trondiste’ shumë prej pjesëmarrësve - si dhe disa prej këshilltarët kryesorë të tij, duke zgjedhur senatorin pak të njohur të Indianës, Dan Quayle, si numrin 2 të tij, në vend të një kandidati më të njohur e më të pranuar gjerësisht.
Që atëherë, megjithatë, ka qenë traditë që të zgjidhet një kandidat pak përpara hapjes së kuvendit së partisë.
Në vitin 2008, senatori i Arizonës, John McCain, në një përpjekje për t’i dhënë hov garës së tij kundër demokratit Barack Obama, zgjodhi guvernatoren pak të njohur të Alaskës, Sarah Palin, pak përpara se të hapej kuvendi republikan në Minesota. Ai pati një rritje në anketime, por që nuk zgjati shumë.
Joe Biden emëroi senatoren e atëhershme të Kalifornisë, Camala Harris, si kandidate për nënpresidente, gjashtë ditë përpara se Partia Demokrate të çelte kuvendin që u mbajt kryesisht ‘online’ për shkak të pandemisë së koronavirusit./ Voa
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se k...
Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tje...
Presidenti Joe Biden përdori peshën që ka Zyra Ovale e...
Atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump ngriti shum...
Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si aut...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendit që mban pr...
Autoritetet në Kremlin njoftuan të dielën se nuk besoj...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, arriti në shtet...
Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret së...
Pas tentativës për vrasjen e tij, ish-presidenti Donal...
Presidenti Joe Biden dënoi përpjekjen për atentat ndaj...
Më pak se 24 orë nga atentati, ish-Presidenti Donald T...
Agjenti special i FBI-së Kevin Rojek sapo tha se, deri më ...
Një ligj i ri mund t'i japë Donald Trump, Joe Biden dhe ka...
Fotoja është e jashtëzakonshme. E shkrepur nga një fot...
Detaje të reja janë zbuluar rreth 20 vjeçarit, Thomas Matt...
Melania Trump sapo ka reaguar ndaj atentatit që u krye...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico i cili pësoi një at...
Në një miting zgjedhor në Pensilvani të dielën një per...
Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...