“Ne i përkasim njëri-tjetrit”/ Rubio: Europa duhet të mbrojë veten
Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Sekretari Amerikan...

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ndryshimi i regjimit është “gjëja më e mirë që mund të ndodhë” në Iran, teksa konfirmoi se një aeroplanmbajtës i dytë së shpejti do t’i bashkohet flotës “masive” amerikane në Detin Arabik, në mes të tensioneve të larta mes dy rivalëve.
“Duket se kjo do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte”, tha Trump për gazetarët më 13 shkurt teksa po qëndronte në një bazë ushtarake në Karolinë të Veriut kur u pyet nëse synonte “ndryshim të regjimit” në Teheran.
“Për 47 vjet, ata kanë folur e kanë folur e kanë folur. Në ndërkohë, ne kemi humbur shumë jetë njerëzish në kohën kur ata kanë folur”, shtoi ai. Kjo është thirrja më e drejtpërdrejtë e Trump-it për rrëzimin e regjimit klerikal të Iranit.
Trump nuk tha se kush dëshiron që ta marrë drejtimin e qeverisë nëse regjimi do të binte, por tha vetëm se “ka njerëz”.
Reza Pahlavi, djali në mërgim i shahut të fundit të Iranit, është një nga shumë figurat që synojnë të fitojnë ndikim brenda opozitës së fragmentuar iraniane në mërgim.
Regjimi teokratik i Iranit është në pushtet që nga viti 1979, kur Revolucioni Islamik çoi në rrëzimin e shahut të mbështetur nga SHBA-ja, Mohammad Reza Pahlavi, nga klerikët besnikë ndaj ajatollah Ruhollah Khomeini. Të dyja shetet nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1980.
Uashingtoni dhe Teherani janë përfshirë në bisedime indirekte mbi programin bërthamor të Iranit. Shtetet perëndimore dyshojnë se Irani po përpiqet të zhvillojë një armë bërthamore, teksa Teherani insiston se programi i tij është vetëm për qëllime civile.
Trump po ashtu ka kërcënuar me një sulm të ri ushtarak ndaj qeverisë iraniane nëse ekzekuton ndonjë nga protestuesit e arrestuar gjatë protestave masive antiqeveritare të mbajtura së voni.
Bisedimet “e vështira” bërthamore”
Trump u tha trupave amerikane në bazë se Teherani ka qenë “i vështirë” në bisedimet bërthamore dhe sugjeroi se duhet të shtohet presioni ndaj iranianëve.
“Ata e kanë bërë të vështirë që të arrihet një marrëveshje”, tha ai. “Ndonjëherë duhet të kesh frikë. Kjo është e vetmja gjë që do ta zgjidhë situatën”.
Trump po ashtu lartësoi luftën 12-ditore të zhvilluar qershorin e vitit të kaluar, kur Izraeli dhe SHBA-ja kryen fushatë bombardimesh që kishin për cak objektet bërthamore dhe ato ushtarake të Iranit.
Deklaratat e fundit të udhëheqësit amerikan vijnë në kohën kur Uashingtoni ka një grumbullim masiv ushtarak në rajonin e Gjirit Persik.
Ekspertët thonë se dislokimi e forcave ka për qëllim t’i japë Trump-it opsionin ushtarak nëse zgjedh të veprojë mbi kërcënimet e tij për të sulmuar Iranin, për shkak se ky i fundit nuk ka arritur një marrëveshje bërthamore dhe ka shtypur dhunshëm protestuesit.
Forcat e sigurisë iraniane vranë mijëra demonstrues në janar, pas protestave që shpërthyen në fund të dhjetorit 2025, fillimisht për çështje ekonomike, por më pas u shndërruan në zemërim të përgjithshëm kundër regjimit. Më shumë se 53.000 persona u arrestuan, sipas grupeve për të drejtat e njeriut.
Paraprakisht, SHBA-ja ka dislokuar aeroplanmbajtësin Abraham Lincoln në rajonin e Gjirit Persik në kuadër të asaj që Trump e quan “flotë masive” të dislokuar pranë Iranit.
Më 13 shkurt, Trump konfirmoi se një aeroplanmbajtësi tjetër, Gerald R. Ford, së bashku me anijet shoqëruese, po lundronte nga Karaibet dhe së shpejti do t’i bashkohej forcave amerikane në rajon, me shumë gjasa brenda rreth shtatë ditësh.
Gerald R. Ford konsiderohet se është luftanija më e madhe në botë, me gjatësi 337 metrash dhe është e aftë të bartë disa nga teknologjitë më të avancuara ushtarake.
Kur u pyet pse po dërgonte luftanijen e dytë, Trump tha: “Në rast se nuk arrijmë një marrëveshje, do të na duhet… Nëse na duhet, do ta kemi gati”.
Negociatorët u takuan javën e kaluar në Muskat në bisedime të ndërmjetësuara nga Qeveria e Omanit, dhe rundet pasuese janë të paqarta, megjithëse Reuters duke u thirrur në burime tha se një raund i ri bisedimesh është planifikuar që të mbahet në Gjenevë më 17 shkurt.
Irani është goditur rëndë nga sanksionet financiare perëndimore, të cilat kanë kontribuar në rrënimin e ekonomisë së shtetit.
Më 2015, Irani u pajtua për marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore. Pakti synonte ta parandalonte Teheranin që të zhvillonte armë bërthamore, n këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.
Megjithatë, Irani filloi të tërhiqej nga angazhimet e tij pasi Trump, gjatë mandatit të tij të parë presidencial, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja në vitin 2018 dhe rivendosi sanksione ndaj Teheranit./ Rel
Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Sekretari Amerikan...
Tajlanda po përdor një vaksinë për kontrollin e lindjes te...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka emëruar zyr...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi Eu...
Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore i SHBA-s...
Avokati Eric Tully, duke mbrojtur Rexhep Selimin në gjyqin...
Sot zhvillohet dita e pestë e deklaratave në gjyqin kundër...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte u shpreh i kënaqur me diskutime...
Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë mbështetur propoz...
Problematikat dhe incidentet për muzeun e Luvrit duket se ...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një rezolutë në mbrojtje...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur...
Shefi i kabinetit të kryeministrit britanik Keir Starmer, ...
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se q...
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas dhe ambas...
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të kab...
Autoritetet siriane kanë ndaluar pesë atentate kundër pres...
Dy persona janë vrarë dhe gati 2,600 pallate në Kiev kanë ...
Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar lidhur me konst...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...