web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i Rexhep Selimit sfidon provat e ZPS-së në Hagë

13 Shkurt 2026, 10:42, Kosova & Bota CNA

Avokati i Rexhep Selimit sfidon provat e ZPS-së në Hagë

Avokati Eric Tully, duke mbrojtur Rexhep Selimin në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka hedhur dyshime mbi vlefshmërinë e dokumenteve dhe provave të paraqitura nga Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS).

Sipas mbrojtjes, dokumentet që ZPS pretendon se lidhen me Selimin nuk përmbajnë referenca për urdhër të mëparshëm dhe nuk vërtetojnë marrëdhënie të drejtpërdrejta me të. ZPS nuk ka arritur të tregojë që letra e përmendur të jetë dërguar nga Selimi në vitin 1999, ndërsa periudha kohore e provave nuk përputhet me aktakuzën.

Avokati Tully ka theksuar se dokumentet nuk kanë ardhur nga strukturat e UÇK-së, por nga TMK, dhe asnjë person që ka përdorur kartat e identifikimit nuk është thirrur nga prokuroria për të konfirmuar lidhjen me Selimin.

Mbrojtja argumenton se emrat dhe fotografitë e personave nuk tregojnë që Selimi ka qenë mes tyre dhe nuk ka prova që ai ka pasur dijeni për kryerjen e krimeve që ngrihen në aktakuzë.

Argumenti i mbrojtjes përfshin edhe mungesën e lidhjes mes dokumenteve, kartave dhe krimeve të akuzuara, duke sfiduar fuqishëm pretendimet e ZPS-së.

“Dokumenti nuk ka referencë për urdhër të mëparshëm apo raport që të jetë përdorur nga këta persona, asnjë fjalë nuk tregon që të këtë pasur marrëdhënie të mëparshme në raportim. ZPS nuk e ka vërtetuar që kjo letër të jetë dërguar nga zoti Selimi në 1999.

ZPS ka pranuar në heshtje dobësinë e provave të veta për raportimin në mënyrë të shtrembëruar, thotë se i janë dërguar Ministrisë së Brendshme nga komanda e policisë së UÇK në verë-vjeshtë 1999.

Nga pikëpamja e periudhës kohore është e saktë, por mënyra se si u referohen provave është jashtë periudhës së aktakuzës.

Një detaj tjetër është fakti që asnjë prej dokumenteve nuk është dërguar nga UÇK sepse ishte shpërbërë, por ka ardhur nga TMK dhe ajo nuk është fare pjesë e argumenteve të ZPS.

Fakti që aty është përmendur policia e UÇK Minsitria e Punëve te Brendshme në këtë paragraf pikërisht ilustron se sa i mjegullt është ky term dhe se si e përdor ZPS këtë term.

Këto dokumente tërësisht relevante pas periudhës së aktakuzës nuk mund të pretendohen nga ZPS se janë prova.

Një pikë të fundit. Mjetet e letërnjoftimit dhe formularët që ka përdorur ZPS prokurori ka folur për formularë, fotografi dhe mjete letërnjoftimi të përmendura në paragrafin 302 të dosjes dhe thonë kjo është një provë e fortë për të vërtetuar argumentet tona.

Argumenti është shtjelluar në 509, 501 të dosjes.

Pa pasur provat e nevojshme se zoti Selimi ka udhëzuar apo urdhëruar veprimet e personave që i mbanin këto karta atëherë prokuroria nuk mund të vërtetojë ekzistencën e tyre dhe nuk mund të thotë se kishte autoritet ndaj këtyre personave që kishin ato karta.

Trupi gjykues duhet të marrë parasysh kombinimin e mosparaqitjes së provave operative ZPS nuk ka thirrur asnjë person të vetëm që ka pasur këtë kartë. Nuk e kanë bërë këtë gjë.

Nuk është vërtetuar lidhja e kartave dhe krimeve që ngrihen akuzat.

Emrat dhe fototgrafitë nuk tregojnë se zoti Selimi ka qenë mes këtyre personave.

Nuk ka prova që zoti Selimi ka dijeni për kryerjen e krimeve nga personat që renditen”, tha avokati Tully./ CNA





Lajmet e fundit nga