Dita e 4-t e gjyqit në Hagë/ Mbrojtja e Veselit: Drejtësia të bazohet tek e vërteta
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka vijuar edhe ditë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Si arsye për anulimin e vizitës janë përmendur angazhimet institucionale dhe prioritetet që lidhen me zhvillime brenda vendit.
Konferenca e Sigurisë në Munih i mban punimet këtë vit më 13-15 shkurt në qytetin gjerman. Ajo konsiderohet konferencë me nam, për shkak të pjesëmarrjes së zyrtarëve shtetërorë të niveleve më të larta.
Paraprakisht ishte raportuar se përveç Osmanit, në këtë konferencë do të merrnin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.
Në nivel botëror, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, bashkë me një delegacion të nivelit të lartë.
Vendimi i marrë nga Osmani vjen një ditë pasi Kosova është bërë me qeveri të re në krye me Albin Kurtin.
Qeveria është zgjedhur më 11 shkurt, në të njëjtën ditë që është konstituuar Kuvendi i Kosovës.
Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar mbi 51 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend.
Ndër prioritetet kryesore të qeverisë në ditët e para është ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që ka Kosova me BE-në dhe Bankën Botërore. Të gjitha së bashku kapin vlerën e rreth 1 miliard eurove.
Kryeministri Kurti ka paralajmëruar në mbledhjen e mbajtur në paraditen e së enjtes se pas votimit të buxhetit të shtetit dhe ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, atëherë fokusi kthehet te çështja e pozitës së presidentit.
“Sa të përfundohen këto [marrëveshjet], jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet e tjera politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka thënë hapur se synon edhe një mandat në krye të shtetit.
Ende nuk dihet nëse emri i saj do të propozohet në Kuvend dhe nëse do t’i ketë vojtat e nevojshme.
Një kandidat duhet t’i sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin me 120 karrige, ndërsa kuorumi arrihet me 80 deputetë.
Nëse në dy rundet e para një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në fund të dhjetorit, presidentja Osmani ka thënë se nëse nuk e fiton edhe një mandat, atëherë do t’i kthehet angazhimit politik, pa treguar se me cilën parti./REL
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka vijuar edhe ditë...
Takimi mes presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dh...
Rusia ka vendosur të bllokojë shërbimin e mesazheve në app...
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar për të anuluar t...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zhvilluar ditën e so...
Albin Kurti u rizgjodh Kryeministër i Kosovës. Kuvendi i K...
Me 66 vota pro, 49 kundër, 0 abstenim Kuvendi ka miratuar ...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mbaj...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ia ka kujtu...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar kabinetin...
I mandatuari për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti ka...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur në Kuvendin e ...
Presidenti turk, Tayyip Erdogan, emëroi si ministër të ri ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mandatuar kryeminis...
Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvend...
NATO-ja e ka nisur zyrtarisht misionin Roja e Arktikut, me...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas zgjedhj...
Kuvendi i Kosovës është konstituuar. Pas zgjedhjes së Krye...
Me 66 vota pro dhe 44 kundër Albulena Haxhiu, kandidate e ...
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Koso...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...