Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

NATO-ja e ka nisur zyrtarisht misionin Roja e Arktikut, me qëllim që të përmirësojë pozicionin ushtarak të aleancës në rajonin e Arktikut.
Kjo lëvizje vjen pas tensioneve të fundit mes aleatëve të NATO-s, Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara, lidhur me të ardhmen politike të Grenlandës. Kur u përmend për herë të parë muajin e kaluar, disa diplomatë i thanë Radios Evropa e Lirë se një mision i mundshëm në Arktik mund të ishte një rrugëdalje nga një krizë në rritje.
Pas një takimi ndërmjet presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, muajin e kaluar në Davos të Zvicrës, u ra dakord që NATO-ja të luajë një rol më të madh rreth Grenlandës, për të zmbrapsur ndërhyrjet e mundshme kineze dhe ruse rreth ishullit dhe në Arktik në përgjithësi.
Gjatë një konference për media në Bruksel më 11 shkurt, Rutte tha se “për herë të parë do ta sjellim nën një komandë të vetme gjithçka që bëjmë në Arktik. Jo vetëm që do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet që kemi, por do të shohim edhe se cilat janë boshllëqet dhe do t’i mbushim ato”, duke shtuar se “këtë e bëjmë sepse kemi një ndjenjë të qartë se rusët dhe kinezët po bëhen gjithnjë e më aktivë atje”.
Në një komunikatë për media lidhur me nisjen e misionit, komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropë, Alexus Grynkewich, tha se “Roja a Arktikut vë në pah përkushtimin e aleancës për të mbrojtur anëtarët e saj dhe për të ruajtur stabilitetin në një nga zonat që në aspektin strategjik janë më të rëndësishme dhe më sfiduese nga aspekti mjedisor në botë”, duke shtuar se misioni do të “shfrytëzojë fuqinë e NATO-s për të mbrojtur territorin tonë dhe për të siguruar që Arktiku dhe Veriu i Lartë të mbeten të sigurt”.
Deri më tani nuk janë publikuar detaje se sa shtete të NATO-s janë të përfshira në mision apo edhe për nivelin e trupave, edhe pse aleanca ushtarake perëndimore ka konfirmuar se misioni është “shumëdimensional”, që nënkupton se do të përfshijë ajrin, detin dhe tokën.
NATO ka bërë gjithashtu të ditur se stërvitja Qëndresa e Arktikut e Danimarkës, së bashku me 11 vende të tjera evropiane anëtare të NATO-s që po zhvillohet aktualisht në dhe përreth Grenlandës, si dhe stërvitja e ardhshme e titulluar Përgjigja e Akullt në veri të Norvegjisë dhe Finlandës, që përfshin 25.000 ushtarë, përfshirë trupa amerikane, do të jenë pjesë e misionit Roja e Arktikut.
Shtatë nga tetë vendet e quajtura “arktike” janë anëtare të NATO-s, me vetëm Rusinë që bën përjashtim.
me Rusinë si përjashtimin më të dukshëm. Dhe ndonëse aktualisht ujërat rreth Grenlandës nuk janë të mbushura me anije ruse dhe kineze, kjo mund të ndryshojë kur akulli i Detit Arktik shkrihet dhe hapen rrugë të reja detare.
Misioni Roja e Arktikut vjen pasi NATO ka formuar misione të ngjashme në vitin 2025 që janë ende në zhvillim e sipër në Detin Baltik – si përgjigje ndaj sabotimit të dyshuar rus të kabllove nënujore – dhe në krahun lindor të aleancës, pas inkursioneve me dronë rusë në Poloni në shtator të vitit të kaluar. /REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas zgjedhj...
Kuvendi i Kosovës është konstituuar. Pas zgjedhjes së Krye...
Me 66 vota pro dhe 44 kundër Albulena Haxhiu, kandidate e ...
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Koso...
Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot seancën konstituive, duk...
Në seancën gjyqësorë në Hagë, pas mbrojtjes së ish-preside...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka kritikuar ashpër p...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, në fjalën e mbajtur...
Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina, të cilat filluan...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, në parashtrimin e a...
Ditën e sotme në Gjykatën e Hagës, avokatët mbrojtës të is...
Sulmet ajrore ruse gjatë natës kanë vrarë të paktën katër ...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancën e parë konstituive për ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po planifikon t...
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, tha se i shpëtoi nj...
Një i dënuar 35-vjeçar, Recep Cengiz, i cili kishte një le...
Një sulm me armë zjarri ndodhi në një shkollë në Tumbler R...
Një tërmet ka goditur mbrëmjen e sotme Kosovën. Sipas të d...
Disa ditë pasi ligjvënësit francezë votuan për ndalimin e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...