Mashtrim 200 milionësh në sistemin shëndetësor gjerman
Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerma...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa dytësore - prej 25 deri në 50 për qind - ndaj naftës ruse, nëse ndien se Moska po i bllokon përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në një intervistë telefonike për "NBC News", ai tha se është “zemëruar shumë” kur presidenti rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për krijimin e një qeverie kalimtare në Ukrainë, prej së cilës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të përjashtohej.
“Nëse Rusia dhe unë nuk arrijmë të bëjmë marrëveshje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë, dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë - që mund të mos jetë - por nëse unë mendoj se është faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa dytësore për naftën, për gjithë naftën që del nga Rusia”, tha Trump.
“Kjo do të thotë se nëse blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara. Do të ketë një tarifë 25 për qind për gjithë naftën, një tarifë 25 deri në 50 për qind për gjithë naftën”, shtoi ai.
Trump, po ashtu, theksoi se masat tregtare do të vendoseshin brenda një muaji, nëse marrëveshja për armëpushim nuk arrihet.
Deklaratat e tij vijnë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi më 25 mars se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për armëpushim dhe për të lejuar lundrimin në Detin e Zi, si dhe për të mos goditur objektet energjetike të njëra-tjetrës.
Por, problemet për zbatimin e marrëveshjes vazhdojnë.
Kievi thotë se ajo do të hynte në fuqi menjëherë, ndërsa Moska kërkon fillimisht heqjen e pjesshme të sanksioneve që kanë të bëjnë me kompanitë dhe bankat ruse, të përfshira në tregtinë ndërkombëtare të ushqimit.
Trump i tha "NBC"-së se do të flasë me Putin-in gjatë kësaj jave.
Duke folur me gazetarët po të dielën, Trump tha se edhe udhëheqësi ukrainas, Zelensky, do të përballet me “probleme të mëdha” nëse nuk nënshkruan marrëveshjen për mineralet me Uashingtonin.
“Ne e bëmë një marrëveshje për tokën e rrallë. Dhe tani, ai thotë - e dini - unë dua ta rinegocioj marrëveshjen”.
“Ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s, por ai kurrë nuk do të jetë anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë”, shtoi Trump.
Qeveria ukrainase tha më 28 mars se është duke shqyrtuar projekt-marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për mineralet e rralla, pas raporteve të mediave se Uashingtoni i ka ndryshuar disa herë kushtet e saj.
Jashtë frontit diplomatik, Kievi e akuzoi të dielën Moskën për “krim lufte”, pasi që, siç tha, dronët e saj goditën një spital ushtarak.
Sulmi goditi Harkivin - qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, ndërsa në shënjestër ishin edhe një qendër tregtare, blloqe apartamentesh dhe objektiva të tjerë. Autoritetet thanë se së paku dy persona u vranë./ CNA
Zbulohen mashtrime të mëdha në sistemin shëndetësor gjerma...
Planet e CDU/CSU dhe SPD: "Mbështetësve të terrorizmit, an...
OKB-ja ka bërë apel për një ndihmë të shpejtë prej 8 milio...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë në...
Organizata Botërore e Shëndetësisë po propozon reduktimin ...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar këtë të die...
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e ka hedhur poshtë ...
Gjykata do të vendosë nesër të ardhmen e lideres së ekstre...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të fes...
Sipas ekspertëve, numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të s...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Moskë, ku një li...
Industria e Naftës e Serbisë (NIS), njoftoi të shtunën se ...
Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundë...
Më shumë se 1000 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tj...
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Ko...
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance zbarkoi në një bazë u...
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar sugjerimin e presidentit rus ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...