Tërmeti i fuqishëm në Mianmar/ Numri i viktimave pritet të shkojë në 10 mijë
Sipas ekspertëve, numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm...

Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar të dielën, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk po i shihet fundi.
Hamasi, grup militant palestinez, është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Shumë njerëz e falën namazin e Bajramit jashtë xhamive të shkatërruara të dielën.
Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët - por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë.
"Është Bajrami i Trishtimit", tha Adel al-Shaer pasi mori pjesë në faljen e Bajramit në natyrë në qytetin qendror të Deir al-Balah.
"Humbëm të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Humbëm studentët tanë, shkollat dhe institucionet tona. Humbëm gjithçka", tha ai.
Ai tha mes lotësh se 20 anëtarë të familjes së tij të zgjeruar janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë katër nipër të tij të vegjël vetëm disa ditë më parë.
Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe e rifilloi luftën në fillim të marsit, pasi grupi militant nuk i pranoi ndryshime në marrëveshjen e arritur në janar.
Sulmet izraelite kanë vrarë qindra palestinezë, dhe Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit apo ndihmës humanitare për katër javë.
"Ka vrasje, zhvendosje, uri dhe një rrethim", tha Saed al-Kourd, një tjetër besimtar.
“Ne dalim për të kryer ritualet e Zotit vetëm sa për t’i gëzuar fëmijët, por në lidhje gëzimin për Bajram? Nuk ka Bajram”, shtoi ai.
Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 pengje.
Hamasi ende po mban 59 pengje - 24 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë - pasi shumica e të tjerëve u liruan përmes armëpushimeve apo marrëveshjeve të mëparshme.
Bombardimet dhe sulmet tokësore të Izraelit kanë vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në statistikat e saj.
Izraeli thotë se i ka vrarë rreth 20.000 militantë, pa dhënë prova për këtë.
Lufta e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe, në kulmin e tyre, e ka detyruar rreth 90% të popullsisë të zhvendoset brenda vendit, në raste disa herë./ REL
Sipas ekspertëve, numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të s...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Moskë, ku një li...
Industria e Naftës e Serbisë (NIS), njoftoi të shtunën se ...
Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundë...
Më shumë se 1000 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tj...
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Ko...
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance zbarkoi në një bazë u...
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar sugjerimin e presidentit rus ...
Një ekip shpëtimi në Mianmar ka treguar se numri i vdekjev...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmari...
Presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar krijimin e një ...
Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmarin, thotë Sh...
KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Pas ...
Qytetarët e Bashkimit Europian duhet të grumbullojnë mjaft...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të e...
Presidenti Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të impor...
Dronët rusë kanë sulmuar edhe një herë qytetet e Ukrainës,...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sot edhe njëh...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...