Tërmeti në Mianmar/ Raportohet për mbi 1 mijë viktima dhe mijëra të plagosur
Më shumë se 1000 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tj...

Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundër burgosjes së kryetarit të qytetit, Ekrem Imamoglu, i cili është rivali kryesor i presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.
Demonstruesit i vazhduan protestat të shtunën, të cilat janë shndërruar në demonstratat më të mëdha në Turqi pas më shumë se një dekade.
Në protestë u lexua një letër nga Imamoglu, e shoqëruar nga brohoritjet e mëdha të turmës.
“Nuk kam frikë, ju më qëndroni pas dhe përkrah. Nuk kam frikë sepse kombi është i bashkuar. Kombi është i bashkuar kundër shtypësit”, thuhet në letrën e Imamoglu-t.
“Ata mund të më fusin në burg dhe të më gjykojnë sa të duan, kombi ka dëshmuar se do t’i thyejë të gjitha kurthet dhe komplotet”, thuhej në letër.
Qindra mijëra turq në mbarë vendin iu përgjigjën thirrjeve të opozitës për protesta, pasi Imamoglu u arrestua javën e kaluar dhe më pas u burgos në pritje të gjyqit nën akuza për korrupsion.
Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, por gati 2.000 njerëz janë arrestuar.
Partia kryesore opozitare, Partia Republikane Popullore (CHP), partitë e tjera opozitare, grupet e të drejtave të njeriut dhe disa vende perëndimore kanë deklaruar se çështja kundër Imamoglu-t është përpjekje e politizuar për ta eliminuar një kërcënim të mundshëm elektoral ndaj Erdogan-it.
Qeveria mohon çdo ndikim mbi Gjyqësorin dhe thotë se gjykatat janë të pavarura.
Të shtunën, qindra mijëra protestues me flamuj turq dhe pankarta u mblodhën në një tubim në Maltepe, në anën aziatike të Stambollit, për protestën "Liri për Imamoglu", të organizuar nga CHP-ja.
Policia vendosi masa të rrepta sigurie rreth vendit ku po grumbulloheshin mbështetësit e opozitës.
“Nëse drejtësia hesht, populli do të flasë”, shkruhej në një pankartë të mbajtur nga turma.
Kreu i CHP-së, Ozgur Ozel, duke folur në protestë, tha se miliona turq kërkojnë lirimin e Imamoglu-t dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se akuzat kundër kryebashkiakut janë të pabaza dhe të motivuara politikisht, ndërsa CHP-ja bëri thirrje për bojkot të mediave, markave dhe dyqaneve që mbështesin Erdoganin.
Javën e kaluar, CHP-ja mbajti zgjedhje të brendshme për ta konfirmuar Imamoglu-n si kandidat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat janë planifikuar për vitin 2028.
Megjithatë, CHP-ja kërkon zgjedhje të parakohshme, duke argumentuar se qeveria ka humbur legjitimitetin.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha këtë javë se pothuajse 1.900 njerëz janë ndaluar që nga fillimi i protestave, ndërsa gjykatat kanë urdhëruar burgosjen e 260 prej tyre në pritje të gjyqit.
Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke për më shumë se dy dekada, i ka quajtur protestat "shfaqje", ka paralajmëruar pasoja ligjore dhe ka bërë thirrje që CHP-ja të ndalet "së provokuari" qytetarët.
Që nga arrestimi i Imamoglu-t, tregjet financiare turke kanë pësuar rënie të ndjeshme, duke detyruar Bankën Qendrore të përdorë rezervat për të mbështetur lirën. Kjo krizë ka shkaktuar shqetësime edhe në sektorin privat.
Qeveria ka deklaruar se ndikimi do të jetë i kufizuar dhe i përkohshëm. Banka Qendrore tha se dinamika kryesore e ekonomisë mbetet e paprekur, por është e gatshme të marrë masa shtesë nëse është e nevojshme./ REL
Më shumë se 1000 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tj...
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Ko...
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance zbarkoi në një bazë u...
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar sugjerimin e presidentit rus ...
Një ekip shpëtimi në Mianmar ka treguar se numri i vdekjev...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmari...
Presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar krijimin e një ...
Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmarin, thotë Sh...
KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Pas ...
Qytetarët e Bashkimit Europian duhet të grumbullojnë mjaft...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të e...
Presidenti Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të impor...
Dronët rusë kanë sulmuar edhe një herë qytetet e Ukrainës,...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sot edhe njëh...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
Një gjykatë në Bosnje ka lëshuar një urdhër-arresti ndërko...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, po zhvillon këtë të e...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përsëri ng...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte rënë pre e një...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...