Limuzina luksoze e Putinit shpërthen në flakë pranë selisë së FSB-së në Moskë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Moskë, ku një li...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar të shtunën vonë "reagim të fuqishëm" nga partnerët perëndimorë, pasi Rusia i ka shpeshtuar sulmet vdekjeprurëse, përfshirë sulmet ajrore në një spital ushtarak në Harkiv dhe në qytetet Dnipro dhe Krivi Rih.
"Partnerët tanë duhet ta kuptojnë qartë: Këto sulme nuk janë vetëm sulme ndaj civilëve ukrainas, por edhe ndaj të gjitha përpjekjeve ndërkombëtare – ndaj vetë diplomacisë që po përpiqemi të përdorim për t'i dhënë fund kësaj lufte", tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm me video.
"Rusia po godet pozicionet e të gjithë atyre që duan ta përfundojnë këtë luftë. Është e pamundur të injorohen qindra dronë Shahed çdo natë", shtoi ai, duke iu referuar dronëve të prodhuar nga Irani.
"Ne presim një përgjigje – një përgjigje serioze. Po punojmë për një përgjigje. Nevojitet urgjentisht një përgjigje e fortë – mbi të gjitha nga SHBA-ja, nga Evropa, nga të gjithë në botë që kanë vënë bast mbi diplomacinë. Rusia duhet të detyrohet ta pranojë paqen – vetëm trysnia do të kryejë punë", shtoi ai.
Zelensky nënvizoi se propozimi amerikan për një armëpushim pa kushte ka qenë mbi tryezë për kohë të gjatë "pa një përgjigje të duhur nga Rusia”.
“Kjo tregon shumë", sipas tij.
Rusia ka kryer sulme të mëdha vdekjeprurëse në 24 orët e fundit.
Mbrëmë, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se "terroristët rusë goditën një spital ushtarak në qytetin e Harkivit" me mjete ajrore pa pilot (UAV).
"Si pasojë e goditjes nga UAV-të e tipit Shahed, ndërtesa e spitalit dhe ndërtesat e banimit aty pranë u dëmtuan. Sipas të dhënave paraprake, ka viktima mes ushtarëve që po trajtoheshin në qendrën mjekësore", thuhet në komunikatë.
Kryebashkiaku i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se të paktën dy njerëz janë vrarë, por nuk është e qartë në cilën pjesë të qytetit janë vrarë ata.
Më herët, një guvernator rajonal tha se një sulm me dronë rusë në qytetin juglindor të Ukrainës, Dnipro, natën e 28 marsit, vrau katër persona dhe shkaktoi një zjarr të madh në një kompleks hotelesh dhe restorantesh, si dhe në disa shtëpi banimi.
Forcat ruse përdorën më shumë se 20 dronë në sulmin ndaj Dnipros, ku u plagosën gjithashtu 25 persona.
Zelensky tha se mes të plagosurve ishte edhe një grua shtatzënë.
Ndërkohë, të paktën shtatë persona u plagosën në një sulm me raketa në Krivi Rih, sipas shërbimit shtetëror të emergjencave të Ukrainës.
Në anën tjetër, Rusia pretendoi se i ka pushtuar edhe dy fshatra të tjerë në lindje dhe jug të Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kanë marrë nën kontroll fshatra në rajonin jugor të Zaporizhjas dhe në rajonin lindor të Donjeckut. Pretendimet e Rusisë nuk ka qenë e mundur të verifikoheshin menjëherë./ REL
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Moskë, ku një li...
Industria e Naftës e Serbisë (NIS), njoftoi të shtunën se ...
Qindra mijëra turq protestuan në Stamboll të shtunën kundë...
Më shumë se 1000 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tj...
Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Ko...
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance zbarkoi në një bazë u...
Shtëpia e Bardhë ka refuzuar sugjerimin e presidentit rus ...
Një ekip shpëtimi në Mianmar ka treguar se numri i vdekjev...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmari...
Presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar krijimin e një ...
Një tërmet me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmarin, thotë Sh...
KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Pas ...
Qytetarët e Bashkimit Europian duhet të grumbullojnë mjaft...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të e...
Presidenti Donald Trump ka njoftuar taksa të reja të impor...
Dronët rusë kanë sulmuar edhe një herë qytetet e Ukrainës,...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë sot edhe njëh...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJ...
Një gjykatë në Bosnje ka lëshuar një urdhër-arresti ndërko...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, po zhvillon këtë të e...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...