Quint: Të pezullohet vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për çështjen e dinarit serb
Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore i kërkuan të...

Presidendi Biden dhe ish-Presidenti Trump po vazhdojnë fushatën për zgjedhjet paraprake, ndërsa rezultatet në shtetet Ajova dhe Nju Hampshër, tregojnë për një mundësi të madhe të përballjes për herë të dytë mes tyre.
Presidenti Joe Biden po zhvillon fushatë këtë fundjavë në Karolinën e Jugut me synimin për të përçuar mesazhin se ai është besnik ndaj shtetit që e ndihmoi atë gjatë fushatës së vitit 2020 dhe vendosmërinë për të rifituar besimin e votuesve afrikano-amerikanë në mbarë Shtetet e Bashkuara.
Votuesit me ngjyrë luajtën një rol vendimtar për demokratin Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por anketat tregojnë se mbështetja e tyre për presidentin ka rënë.
“Ju jeni arsyeja pse unë jam president. Ju jeni arsyeja pse Kamala Harris është zëvendëspresidente, një arritje historike. Dhe ju jeni arsyeja pse Donald Trump është një ish president i mundur. Ju jeni arsyeja që ne do të fitojmë dhe do ta mposhtim atë përsëri”, tha Presidenti Joe Biden gjatë një tubimi në Karolinën e Jugut.
Gjatë fjalimit të tij zoti Biden u ndërpre disa herë nga protestues pro palestinezë, të cilët u larguan menjëherë nga forcat sigurisë.
Ndër të tjera zoti Biden shprehu gatishmërinë për të marrë masa ekstreme për të kufizuar imigracionin në kufirin e vendit me Meksikën, ndërsa ligjvënësit vazhdojnë bisedimet për një reformë në politikat e imigracionit. Zoti Biden tha se ai do ta mbyllte kufirin "menjëherë", nëse një projektligj i tillë, do të miratohej.
Por zoti Trump akuzoi administratën Biden lidhur me situatën në kufi gjatë një fjalimi të shtunën në Las Vegas. Ai tha se nëse do të fitonte Shtëpinë e Bardhë, Teksasi do të ketë mbështetjen e plotë të administratës së tij për të siguruar kufirin me Meksikën. Ai tha se fluksi i emigrantëve ishte një katastrofë dhe “pushtim” i vendit.
“Nën Joe Biden-in, vendi ynë po vdes. Kufijtë janë të hapur, janë një plagë e madhe që lejon futjen e drogës, krimit dhe miliona kalime të paligjshme në vendin tonë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në vendin tonë”, tha zoti Trump.
Ish-Presidenti Trump ka shprehur pakënaqësi mbi faktin që rivalja e tij e fundit në kampin republikan, Nikki Haley, nuk ka pranuar të tërhiqet nga gara.
Në një tubim në Karolinën e Jugut të shtunën, zonja Nikki Haley tha se vendosmëria e saj për të qëndruar në betejën për të fituar emërimin e Partisë Republikane po shkakton dëshpërim për zotin Trump.
“Zgjedhjet paraprake treguan rritjen e mbështetjes dhe një Donald Trump-i të çekuilibruar. Ai shfaqi nervozizëm në podium dhe fliste për hakmarrje", tha zonja Haley.
Ajo përmendi moshën e zotit Trump, mungesën e detajeve të politikave të tij dhe problemet ligjore me të cilat përballet./ VOA
Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore i kërkuan të...
Punonjësit e një firme ukrainase të armëve bashkëpunuan me...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara bëri thirr...
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se Mbret...
Dy aktiviste të klimës hodhën supë drejt xhamit që mbron p...
I arrestuari i katërt për vrasjen e Liridona Ademajt, Tom ...
Kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviçit, Gorski Buriç...
Një sulm ka ndodhur në një kishë në lagjen Sarıyer të Stam...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë sot Qever...
Një ndërtesë katërkatëshe pranë qendrës së qytetit në Live...
Britania, Italia, Holanda dhe Finlanda iu shtuan të shtunë...
Sot bota shënon Ditën Përkujtimore të Holokaustit. Sekreta...
NATO ka filluar stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lu...
Është zbardhur dëshmia e Granit Plavës, i arrestuar për vr...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjit...
SHBA po planifikon të vendosë armë bërthamore në Mbret...
Astronomët duke përdorur teleskopin hapësinor Hubbl...
Dy 19-vjeçarë, të cilët po shëtisnin në qendër të Selaniku...
Kina ka dërguar mbi 30 avionë luftarakë dhe një grup t...
Një juri e Nju Jorkut ka vendosur që Donald Trump duhe...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...