Ukraina heton vjedhjen e 40 milionë dollarëve që do të përdoreshin për të blerë armë
Punonjësit e një firme ukrainase të armëve bashkëpunuan me...

Ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore i kërkuan të dielën autoriteteve në Kosovë pezullimin e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore sipas së cilës euroja do të jetë monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në vend.
Në një komunikatë të përbashkët, shefat e misioneve të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar thanë se pezullimi do të mundësonte një periudhë të mjaftueshme tranzicioni për komunikim të qartë dhe efektiv publik ndërsa theksuan se çështja duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa apo ndihma financiare nga Serbia”, thuhet në komunikatë.
Kërkesa e ambasadorëve pasoi takimin e së premtës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ku pjesë e diskutimeve ishte edhe çështja e rregullores së Bankës Qendrore. Në një komunikatë të lëshuar nga qeveria e Kosovës thuhet se kryeministri Kurti në takim ka theksuar “rëndësinë e respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend nga të gjithë dhe në të njëjtën kohë respektimit të autoriteteve të pavarura, në këtë rast të Bankës Qendrore”.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi tha të premten se Banka Qendrore është autoriteti i vetëm që zbaton politikat monetare në vend dhe çdo trysni ndaj vendimeve të kësaj banke paraqet ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni.
Banka Qendrore e Kosovës nxori një rregullore të re që pritet të hyjë në fuqi me një shkurt, sipas së cilës monedha e vetme që lejohet për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro, një vendim që ka nxitur shqetësimin e udhëheqësve të Serbisë të cilët thanë se qëllimi i kësaj rregulloreje është ndalimi i përdorimit të dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe, posaçërisht në veri.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se vendimi është një përpjekje për të shkatërruar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve si dhe për dëbimin e serbëve nga Kosova. Por, autoritetet në Kosovë thanë se me rregulloren e re do të rritet transprenca e dërgimit të parave dhe do të zvogëlohet hapësira e madhe për keqpërdorime n? emër t? mbështetjes.
Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë e vlerësojnë vendimin plotësisht të drejtë, por këmbëngulin që autoritetet e Kosovës të bashkërendohen në tërësi me Bashkimin Evropian për zbatimin e tij, meqë sipas tyre një marrëveshje e drejtpërdrejtë me autoritetet serbe për këtë çështje është vështirë e arritshme./ VOA
Punonjësit e një firme ukrainase të armëve bashkëpunuan me...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara bëri thirr...
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, tha se Mbret...
Dy aktiviste të klimës hodhën supë drejt xhamit që mbron p...
I arrestuari i katërt për vrasjen e Liridona Ademajt, Tom ...
Kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviçit, Gorski Buriç...
Një sulm ka ndodhur në një kishë në lagjen Sarıyer të Stam...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë sot Qever...
Një ndërtesë katërkatëshe pranë qendrës së qytetit në Live...
Britania, Italia, Holanda dhe Finlanda iu shtuan të shtunë...
Sot bota shënon Ditën Përkujtimore të Holokaustit. Sekreta...
NATO ka filluar stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lu...
Është zbardhur dëshmia e Granit Plavës, i arrestuar për vr...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjit...
SHBA po planifikon të vendosë armë bërthamore në Mbret...
Astronomët duke përdorur teleskopin hapësinor Hubbl...
Dy 19-vjeçarë, të cilët po shëtisnin në qendër të Selaniku...
Kina ka dërguar mbi 30 avionë luftarakë dhe një grup t...
Një juri e Nju Jorkut ka vendosur që Donald Trump duhe...
Kombet e Bashkuara: Paralajmërim kundër urrejtjes dhe ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...