Për të mbijetuarit e Holokaustit, masakra e 7 tetorit ngjall kujtime të zymta
Sot bota shënon Ditën Përkujtimore të Holokaustit. Sekreta...

Britania, Italia, Holanda dhe Finlanda iu shtuan të shtunën vendeve që ndaluan fondet për agjencinë e OKB-së për refugjatët për palestinezët (UNRWA), pas akuzave se disa pjesëtarë të personelit të saj ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Kanadaja njoftuan më herët se i kishin ndërprerë fondet për agjencinë e ndihmave, pas akuzave nga Izraeli.
Agjencia tha të premten se kishte hapur një hetim për disa punonjës dhe kishte ndërprerë lidhjet e punësimit me ta.
Duke bërë thirrje për pezullime të mëtejshme të fondeve, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se UNRWA duhet të zëvendësohet sapo të përfundojnë luftimet në enklavë dhe akuzoi UNRWAn për lidhje me militantët islamikë në Gazë.
"Në procesin e rindërtimit të Gazës, UNRWA duhet të zëvendësohet me agjenci të përkushtuara ndaj paqes dhe zhvillimit të vërtetë," shtoi ai në platformën X.
Një zëdhënës i OKB-së, Farhan Haq, i pyetur në lidhje me komentet e e ministrit Katz, u përgjigj: “Ne nuk i përgjigjemi retorikave. UNRWA në përgjithësi ka një histori të gjatë pozitive, të cilën ne e kemi theksuar në mënyrë të përsëritur.”
UNRWA ka hedhur poshtë akuza të ngjashme në të kaluarën dhe ka theksuar se është një agjenci ndihmash dhe humanitare. Ministria e Jashtme palestineze kritikoi atë që e përshkroi si një fushatë izraelite kundër UNRWA-s.
UNRWA u krijua për të ndihmuar refugjatët e luftës së vitit 1948 dhe ofron shërbime arsimore, shëndetësore dhe ndihma për palestinezët në Gazë, Bregun Perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban.
Ajo ndihmon rreth dy të tretat e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës dhe ka luajtur një rol kryesor për shpërndarjen e ndihmave gjatë luftës që Izraeli filloi pas sulmit të 7 tetorit me synimin për të eliminuar Hamasin.
Londra tha të shtunën se po ndalonte përkohësisht fondet për UNRWA-n ndërsa shqyrtohen akuzat.
“Qeveria italiane ka pezulluar financimin e UNRWA-s pas sulmit mizor ndaj Izraelit më 7 tetor”, tha Ministri i Jashtëm Antonio Tajani në platformën e mediave sociale X.
Holanda dhe Finlanda gjithashtu thanë se po pezullojnë fondet.
Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-s, Philippe Lazzarini njoftoi të premten për hapjen e hetimit dhe tha se kishte vendosur të ndërpriste kontratat e disa anëtarëve të personelit, për të ruajtur aftësinë e agjencisë për të ofruar ndihmë humanitare.
Zoti Lazzarini nuk bëri të ditur numrin e punonjësve të dyshuar të përfshirë në sulme, as natyrën e përfshirjes së dyshuar të tyre.
Ai shtoi se se "çdo punonjës i UNRWA-s që ishte i përfshirë në akte terrori" do të mbahet përgjegjës, duke përfshirë ndjekjen penale.
Hussein al-Sheikh, kreu i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), tha se shkurtimi i mbështetjes për agjencinë shkakton rreziqe të mëdha politike dhe për përhapjen e ndihmave.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë, një dhurues kryesore për UNRWA-n, përshëndeti hetimin e ndërmarrë prej saj, duke thënë se ishte thellësisht e shqetësuar për akuzat e ngritura kundër punonjësve të agjencisë.
“Ne presim që Lazzarini t’ua bëjë të qartë punonjësve të UNRWA-s se të gjitha format e urrejtjes dhe dhunës janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk do të tolerohen,” tha ai në X./ Voa
Sot bota shënon Ditën Përkujtimore të Holokaustit. Sekreta...
NATO ka filluar stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lu...
Është zbardhur dëshmia e Granit Plavës, i arrestuar për vr...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjit...
SHBA po planifikon të vendosë armë bërthamore në Mbret...
Astronomët duke përdorur teleskopin hapësinor Hubbl...
Dy 19-vjeçarë, të cilët po shëtisnin në qendër të Selaniku...
Kina ka dërguar mbi 30 avionë luftarakë dhe një grup t...
Një juri e Nju Jorkut ka vendosur që Donald Trump duhe...
Kombet e Bashkuara: Paralajmërim kundër urrejtjes dhe ...
Mbrëmjen e kësaj të premteje ka pasur raportime për të sht...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotua të premten se...
Dënimi me katër vjet burg i dhënë nga Rusia të enjten për ...
Shkak për nisjen e protestave masive u bë zbulimi nga gaze...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) n...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jen Stoltenberg, tha so...
Për shkak të plakjes së popullsisë, Gjermania pret të ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i fitoi në Nju ...
Autoritetet në Alabama ekzekutuan të enjten vrasësin e...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, miratoi të enj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...