Britania: Rusia shtyp kritikat ndaj agresionit në Ukrainë
Dënimi me katër vjet burg i dhënë nga Rusia të enjten për ...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotua të premten se do t’i bëjë publike të gjeturat e hetimit të Moskës ndaj rrëzimit të një avioni, për të cilin pretendon se e rrëzuan forcat e Kievit, pavarësisht se ishin njoftuar se në bord kishte të burgosur ukrainas të luftës.
Kjo është hera e parë që Putini flet për avionin e rrëzuar të mërkurën. Ai i përsëriti fjalët e zyrtarëve rusë se “gjithçka ishte planifikuar” për këmbimin e të burgosurve ditën kur avioni ushtarak transportues, IL-76, u rrëzua në një zonë rurale në rajonin rus, Belgorod, me 65 të burgosur ukrainas të luftës në bord.
“Duke e ditur se [të burgosurit e luftës ishin në bord], ata e sulmuan këtë avion. Nuk e di nëse e bënë këtë gabimisht, apo me qëllim”, tha Putini për Ukrainën gjatë një takimi me studentë.
Autoritetet në rajonin Belgorod, i cili shtrihet në kufi me Ukrainën, thanë se 74 njerëz në bord, përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre shërbyes rusë, u vranë si pasojë e rrëzimit të avionit.
Putini nuk dha kurrfarë dëshmie për t’i mbështetur pretendimet se Ukraina është fajtore.
Zyrtarët ukrainas nuk kanë thënë nëse ushtria e tyre e ka rrëzuar avionit, por kanë bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar.
Vërtetimi i pavarur i pretendimeve të Moskës ka qenë i pamundur.
Zyrtarët ukrainas konfirmuar se një këmbim të burgosurish pritej të ndodhte të mërkurën, por thanë se ishte anuluar. Ata hodhën dyshime nëse të burgosurit e luftës ishin në avionin IL-76.
Ata gjithashtu lanë të kuptohej se avioni mund të ketë përbërë rrezik. Ata thanë se Moska nuk kishte kërkuar që hapësira ajrore të sigurohej për ndonjë kohë të caktuar, gjë që e kishte bërë gjatë këmbimit të të burgosurve në të kaluarën.
Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, i përshkroi pretendimet e Moskës si “propagandë e madhe ruse”.
Putini tha se hetuesit rusë kanë gjetur kutinë e zezë të avionit dhe se do të kërkojë që të dhënat të bëhen publike.
“Ka kuti të zeza, çdo gjë do të grumbullohet dhe do të shfaqet. Do t’i kërkoj komisionit hetues t’i bëjë të ditura, sa më shumë që është e mundur, të gjitha rrethanat e këtij krimi – në mënyrë që njerëzit në Ukrainë ta dinë se çfarë ndodhi në të vërtetë”, tha Putin.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për këtë rast./ REL
Dënimi me katër vjet burg i dhënë nga Rusia të enjten për ...
Shkak për nisjen e protestave masive u bë zbulimi nga gaze...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) n...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jen Stoltenberg, tha so...
Për shkak të plakjes së popullsisë, Gjermania pret të ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i fitoi në Nju ...
Autoritetet në Alabama ekzekutuan të enjten vrasësin e...
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, miratoi të enj...
Qeveria amerikane e ka paralajmëruar privatisht Iranin për...
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë të enjten se k...
Ish Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dëshmuar në një...
Ideja që është dëgjuar në Kosovë nga kryeministri Albin Ku...
Shumë kohë përpara se zoti Donald Trump të shpallte fushat...
Tregu i heroinës me pakicë në Bashkimin Evropian vlerësohe...
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar të enjten me 39 vje...
Oficerët në Liqenin Del Valle, Kaliforni, në Shtetet e...
Shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut njoftojnë...
Adis Dazdareviç, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshi...
Qeveria suedeze ka propozuar shtrëngimin e kërkesave p...
Për Krishtlindje ndodhi kështu: Shpërndarësit e paketave t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...