Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë të enjten se kanë vendosur sanksione të koordinuara ndaj katër figurave të rebelëve Huthi, për rolin e tyre në mbështetjen dhe organizimin e sulmeve ndaj anijeve komerciale në Detin e Kuq.
Sulmet e Huthëve, të përkrahura prej Iranit, kanë çrregulluar tregtinë globale dhe kanë rritur shqetësimet për rritje të inflacionit.
Këto veprime i kanë thelluar shqetësimet se pasojat e luftës Izrael-Hamas mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme.
Në mesin e personave të sanksionuar janë ministri i Mbrojtjes i Huthëve, Mohamed Nasser al-Atifi, komandanti i forcave detare të Huthëve, Muhammad Fadl Abd Al-Nabi, shefi i forcave të mbrojtjes detare, Muhammad Ali al-Qadiri dhe Muhammed Ahmad al-Talibi, të cilin të dyja qeveritë e kanë përshkruar si drejtor të prokurimit për rebelët Huthi.
“Bashkë me aleatët tanë, ne do të vazhdojmë të shënjestrojmë personat përgjegjës për veprimet e papranueshme dhe joligjore të Huthëve, të cilat rrezikojnë jetën e detarëve të pafajshëm dhe pengojnë bartjen e ndihmave për banorët e Jemenit”, ka thënë Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, i cili është në vizitë në Lindje të Mesme.
Sanksionet synojnë të pamundësojnë Huthët për të kryer sulme në Detin e Kuq, ka thënë Britania.
Thesari amerikan ka thënë se al-Atifi ka paralajmëruar publikisht se Huthët do ta shndërrojnë Detin e Kuq në varrezë, në përgjigje të sulmeve të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër Jemenit, me qëllim të sigurimit të trafikut komercial. Al-Talibi është i përfshirë në përpjekjet për të kontrabanduar armë të ofruara prej Iranit, raketa, dronë në Jemen, ka thënë SHBA-ja.
Me këto sanksione, SHBA-ja ngrin të gjitha asetet që kanë personat e shënjestruar në tokën amerikane, dhe ua ndalon amerikanëve që të kenë kontakte me ta.
Britania ka thënë se personave të sanksionuar do t’iu ngrihen asetet, do t’iu vendosen embargo për armët dhe do t’iu ndalohen udhëtimet drejt saj./ Rel
Ish Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dëshmuar në një...
Ideja që është dëgjuar në Kosovë nga kryeministri Albin Ku...
Shumë kohë përpara se zoti Donald Trump të shpallte fushat...
Tregu i heroinës me pakicë në Bashkimin Evropian vlerësohe...
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar të enjten me 39 vje...
Oficerët në Liqenin Del Valle, Kaliforni, në Shtetet e...
Shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut njoftojnë...
Adis Dazdareviç, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshi...
Qeveria suedeze ka propozuar shtrëngimin e kërkesave p...
Për Krishtlindje ndodhi kështu: Shpërndarësit e paketave t...
Rusia lëshoi 14 dronë sulmues dhe 5 raketa në Ukrainë gjat...
Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje të mërkurën Koresë së V...
NATO filloi të mërkurën stërvitjen më të madhe ushtarake q...
Bashkimi Evropian bëri të ditur sot planin që ka për qëlli...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detaj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se hapja e ko...
Ish-zonja e Parë, Michelle Obama, ka nisur fshehurazi fush...
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se një avion transp...
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovë...
Gjermania në janarin e vitit 2024: Partia Alternativa për ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...