NATO fillon stërvitjen më të madhe ushtarake prej dekadash
NATO filloi të mërkurën stërvitjen më të madhe ushtarake q...

Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje të mërkurën Koresë së Veriut të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme destabilizuese dhe t’i rikthehet kuadrit diplomatik. Më herët, të mërkurën, Koreja e Veriut nisi disa raketa me vetëdrejtim drejt detit, në perëndim të bregdetit të saj.
“I shikojmë këto veprime si jashtëzakonisht të rrezikshme”, tha zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, gjatë një seance informimi për shtypin të mërkurën, por pa dhënë vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për synimet e Koresë së Veriut.
Provat më të fundit me raketa ndodhën vetëm pak ditë pasi Pheniani testoi në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë një raketë të rrezes së mesme, të pajisur me një mbushje hipersonike.
“Nuk kemi qëllime armiqësore ndaj Koresë së Veriut dhe vazhdojmë të jemi të hapur ndaj diplomacisë pa kushte”, tha zoti Patel.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kritikuar ashpër Korenë e Jugut, duke i përshkruar marrëdhëniet ndërkoreane si një marrëdhënie midis "dy shteteve armiqësore ndaj njëri-tjetrit".
Një monument i madh në Phenian që simbolizon objektivin e pajtimit me Korenë e Jugut është shkatërruar, sipas njoftimeve në lajme që citojnë imazhe satelitore.
Në fillim të këtij muaji, zoti Kim e cilësoi Korenë e Jugut një "armik kryesor dhe armik kryesor të pandryshueshëm", duke deklaruar se bashkimi me Korenë e Jugut nuk ishte më i mundur.
Ky qëndrim shihet nga disa analistë si një largim nga objektivi i hershëm i Koresë së Veriut për ribashkimin e Gadishullit Korean nën kontrollin e saj.
Pheniani gjithashtu vazhdon të injorojë ofertat e Uashingtonit për dialog dhe vazhdon të jetë kundër negociatave me Seulin.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se janë të zhgënjyer nga refuzimi i vazhdueshëm i dialogut nga Koreja e Veriut dhe përshkallëzimi i retorikës së saj armiqësore ndaj Koresë së Jugut. Shtetet e Bashkuara thanë se bashkëpunimi ndër-korean është jetik për arritjen e paqes së qëndrueshme në Gadishullin Korean.
“Dëshirojmë të përfshihemi në diskutime thelbësore për identifikimin e mënyrave për të menaxhuar jo vetëm rrezikun ushtarak, por për të krijuar paqe të qëndrueshme në Gadishullin Korean, si dhe objektivin tonë të vazhdueshëm për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean”, tha zoti Patel të mërkurën.
Në Pentagon, sekretari i shtypit, Gjeneral Major Patrick Ryder u tha gazetarëve të martën se Uashingtoni ka qenë shumë publik në angazhimin e tij për të punuar me aleatët dhe partnerët "për të penguar dhe ndihmuar në stabilizimin e sigurisë së rajonit".
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë riafirmuar angazhimin e tyre për denuklearizimin e plotë të Koresë së Veriut, në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Të tre vendet i kërkojnë gjithashtu Koresë së Veriut të braktisë programet e saj bërthamore dhe raketore balistike.
Koreja e Veriut nisi për herë të fundit raketa me vetëdrejtim në shtator 2023. Dy raketa me vetëdrejtim që mbartnin mbushje bërthamore të rreme u nisën në atë kohë drejt Detit të Verdhë.
Dy Koretë janë ndarë që nga përfundimi i Luftës Koreane në vitin 1953. Ato mbeten teknikisht në luftë pasi Lufta Koreane përfundoi me armëpushim dhe jo me traktat paqeje./ VOA
NATO filloi të mërkurën stërvitjen më të madhe ushtarake q...
Bashkimi Evropian bëri të ditur sot planin që ka për qëlli...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detaj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se hapja e ko...
Ish-zonja e Parë, Michelle Obama, ka nisur fshehurazi fush...
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se një avion transp...
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovë...
Gjermania në janarin e vitit 2024: Partia Alternativa për ...
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, dëshiron që Mbret...
Ligjvënësit turq miratuan të martën anëtarësimin e Suedisë...
Ish-Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake ...
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe sigur...
Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) ka publiku...
Evropa ka regjistruar 30.000 raste me fruth vitin e kaluar...
Mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë dol...
Gati 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, n...
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar se të en...
Ushtria izraelite ka thënë të martën se 21 ushtarë të saj ...
Osman Soyer e ka zyrtarizuar tashmë. "Unë jam përfaqësues ...
Disa persona janë vrarë dhe plagosur më 23 janar, si pasoj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...