“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Gjermania në janarin e vitit 2024: Partia Alternativa për Gjermaninë, AfD, e kategorizuar nga Mbrojtja Kushtetuese si pjesërisht ekstremiste e djathtë arrin në sondazhe vlerat maksimale. Në të njëjtën kohë dalin në rrugët gjermane qindra mijëra veta, për të demonstruar kundër partisë me qëndrim armiqësor ndaj migrimit. Edhe në Bundestag debatohet për mënyrën si duhet vepruar me AfD. Tre partitë qeverisëse, socialdemokratët, SPD, Të Gjelbrit, dhe liberalët, FDP kanë dorëzuar kërkesën për debatin parlamentar: "Demokraci që mbrohet në një vend me diversitet - qëndrim i qartë kundër armiqve të demokracisë dhe planeve të dëbimit."
Shkas për debatin në Bundetag ishte një raport mediatik për një takim të ekstremistëve të djathtë, në të cilin morën pjesë funksionarë të AfD-së por edhe anëtarë të partisë kristian-demokrate, CDU. Aty është bërë fjalë për një të ashtuquajtur riemigrim të miliona personave të ardhur në Gjermani. Bernd Baumann, drejtues ekzekutiv parlamentar i AfD e cilësoi takimin si një "klub debatimi të vogël dhe privat", që "është zmadhuar në një takim shumë të rrezikshëm". Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, SPD kundërpërgjigjet: "Ne shohim përpjekje aktive të lëvizen kufijtë dhe të sillet në mesin e shoqërisë përçmimi për demokracinë dhe antihumanizmi."

Faeser është përgjegjëse për sigurinë në Gjermani e njëkohësisht edhe për Entin e Mbrojtjes Kushtetuese. "Kjo demokraci di të mbrohet", me këto fjalë iu drejtua ajo në sallën plenare grupit parlamentar të AfD. Ministrja gjermane e përfytyron madje edhe ndalimin e partisë AfD, por si mjetin e fundit. Në vitin 2017 procedura për ndalimin e partisë nacionaliste dhe raciste, Partia Nacionaldemokratike e Gjermanisë, NPD dështoi. Një pjesë e kësaj partie është shndërruar në partinë "Atdheu" dhe nuk ka peshë politike, e pikërisht për këtë shkak nuk u ndalua nga Gjykata Kushtetuese. (e akt.) Por dje Gjykata Kushtetuese vendosi t'i heqë financimin shtetëror partisë "Atdheu". Kjo u interpretua në Gjermania si një sinjal për AfD.
Ndryshe është partia AfD: ajo ndodhet në udhën e suksesit, dhe në 3 nga 16 landet gjermane është kategorizuar "e provuar si ekstremiste e djathtë". Për ndalimin e një partie pengesat janë të larta - këtë e ka vendosur Gjykata Kushtetuese Federale. Për këtë duhet të ekzistonte një lloj probabiliteti që partia ta kishte atë peshë politike, sa t'i realizonte qëllimet e saj, sipas sqarimeve të konstitucionalistit nga Berlini, Christian Pestalozza për DW.
Më i lehtë është përjashtimi nga financimet shtetërore i një partie armiqësore ndaj kushtetutës. Në Gjermani partitë financohen nga kontributet e anëtarëve, nga donacionet dhe tatimet e taksapaguesve. Këtu vlen: sa më e lartë mbështetja në votime, aq më shumë pretendime ka kjo parti për fonde nga arka e shtetit. Për AfD aktualisht rrjedhin nga kjo arkë mbi 10 milionë euro.

Christian Pestalozza e shikon si më të mundshme ndaljen e financimeve për një parti që me gjasa ndjek qëllime antikushtetuese. "Për këtë mjafton që ata t'i ndjekin këto qëllime, pa qenë e nevojshme të sillen prova, se partia ka potencial edhe t'i verë në jetë këto qëllime." Edhe nëse programi i AfD-së relativisht tingëllon i padëmshëm, por realiteti është ndryshe mjafton, sipas Christian Pestalozza. "Por nëse janë plotësuar këto kushte, ky mbetet tani një spekulim. Këtë e dinë më mirë autoritetet e Mbrojtjes Kushtetuese, që partinë dhe degët e saj në lande i mbajnë nën vëzhgim."
Në tre lande gjermane, Tyringji, Saksoni dhe Saksoni-Anhalt, partia AfD mund të përgjohet me metoda të shërbimit sekret si përgjimi i telefonave, për shkak se është kategorizuar si i ashtuquajtur rast për t'u mbajtur nën vëzhgim. Konstitucionalisti nga Berlini e quan të mundur që në këto tre lande partia të përjashtohet nga fondet shtetërore. Kusht për këtë është një kërkesa e qeverisë apo parlamentit. Megjithatë Gjykata Kushtetuese mund të dile me vendime tërësisht të tjera, se autoritetet e Mbrojtjes Kushtetuese. Por këtë nuk e pres, thekson Pestalozza.

Eksperti jurist për çështjet kushtetuese, Azim Semizo?lu nga Universiteit i Lajpcigut është më skeptik në lidhje me përjashtimin e AfD nga fondet shtetërore. Sepse sipas tij kusht do të ishte që programi i AfD të kazegorizohej edhe nga gjykata si antikushtetues. Kjo mund të jetë problematike, sipas tij.
Një mundësi tjetër për të vepruar ndaj armiqve të kushtetutës është edhe heqja e të drejtave bazë të personave të caktuar. Ata për shembull në një rast të tillë nuk do të lejoheshin të kandidonin për poste publike. Një peticion online në Gjermani kërkon ta arrijë këtë për Björn Höcke. Kreu i AfD-së për Tyringjinë sipas një vendimi të gjykatës mund të thirret si fashist. Në sondazhet për zgjedhjet në shtator 2024 në land AfD kryeson me 30%. Shumë vetë kanë frikë, se Björn Höcke mund të zgjidhet kryeministri i parë i AfD në një land gjerman. Eksperti Semizo?lu dyshon, se Höckes mund t'i hiqet e drejta bazë për poste publike. Në të kaluarën përpjekje të tilla nuk kanë pasur sukses dhe pengesat janë të mëdha.
Pavarësisht debateve për ndalimin e një partie apo sanksionet e mundshme kundër AfD-së apo personave të caktuar, Semizo?lu e shikon si shumë të fortë demokracinë në Gjermani që mund të mbrohet ndaj armiqve të saj. "Kur shoh, se sa shumë njerëz dalin në rrugë kundër qëndrimeve raciste, atëherë ky është një moment që të inkurajon."/ DW
Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, dëshiron që Mbret...
Ligjvënësit turq miratuan të martën anëtarësimin e Suedisë...
Ish-Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake ...
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe sigur...
Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) ka publiku...
Evropa ka regjistruar 30.000 raste me fruth vitin e kaluar...
Mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës së Greqisë dol...
Gati 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, n...
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka konfirmuar se të en...
Ushtria izraelite ka thënë të martën se 21 ushtarë të saj ...
Osman Soyer e ka zyrtarizuar tashmë. "Unë jam përfaqësues ...
Disa persona janë vrarë dhe plagosur më 23 janar, si pasoj...
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kryer su...
Votuesit në Nju Hempshir do të votojnë të martën për rreth...
Bashkëpunimi global duhet forcuar për të luftuar trafi...
Shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, tha se ministr...
Disa shpërthime të forta u dëgjuan rreth orës 16:30 në inc...
Një person që endej rrugëve të Stambollit ka plagosur ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shënoi Ditën ...
Një rekord prej 22 tonësh kokainë u kap gjatë një operacio...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...