
Votuesit në Nju Hempshir do të votojnë të martën për rrethin e parë të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, teksa ish-presidenti amerikan, Donald Trump, përballet me kundërshtaren e tij republikane Nikki Haley.
Ish-presidenti Trump shpreson që të mposhtë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, dhe ish-ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
Haley, në anën tjetër, ka shpresë që votuesit e pavarur do t’i ndihmojnë për të fituar garën.
Kjo është gara e dytë që zhvillohet në mesin e republikanëve, pas fitores së Trumpit në Ajova, javën e kaluar.
Kushdo që fiton nominimin do të përballet më pas me një demokrat – ka mundësi të jetë presidenti aktual, Joe Biden – në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.
Edhe demokratët do të votojnë të martën në rrethin e parë të zgjedhjeve në Nju Hempshir, mirëpo për shkak të mospajtimeve mes zyrtarëve partiakë lokalë dhe atyre në nivel kombëtar, Biden është presidenti i parë në detyrë, emri i të cilit nuk është në fletën e votimit.
Gara për nominimin e republikanëve është ngushtuar në dy të dielën, pasi guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, i ka dhënë fund fushatës dhe i është bashkuar kampit të Trump-it.
Ai është vetëm njëri prej dhjetëra konkurrentëve republikanë që i kanë dhënë fund garës për president.
Shumë mbështetës së DeSantisit, besojnë se Trump-i është kandidati ideal i republikanëve për president.
Trump, 77-vjeçar, ka thënë të hënën në Nju Hempshir që “nëse dëshironi një kandidat humbës që vendos Amerikën në rangun e fundit, votojeni Nikki Haley-n”.
Haley, 52-vjeçare, ka thënë se Trump është i preokuuar me paditë civile dhe penale që rëndojnë mbi të.
Vetë Trump i hedh poshtë të gjitha akuzat, duke thënë se janë ndërtuar mbi baza politike.
Secili banor në Nju Hempshir mund të votojë dhe ky shtet konsiderohet më i moderuar, në krahasim me Ajovën tejet konservatore./ REL
Bashkëpunimi global duhet forcuar për të luftuar trafi...
Shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, tha se ministr...
Disa shpërthime të forta u dëgjuan rreth orës 16:30 në inc...
Një person që endej rrugëve të Stambollit ka plagosur ...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shënoi Ditën ...
Një rekord prej 22 tonësh kokainë u kap gjatë një operacio...
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë njoftuar për sanksio...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thumboi presidenti...
Kombet e Bashkuara do të kërkojnë të hënën nga Moska që të...
Australia e ka shfuqizuar skemën e të ashtuquajturave “viz...
Presidenti polak, Andrzej Duda e ka kritikuar Komisionin E...
Kandidati republikan për president Ron DeSantis, i cili di...
Autoritetet në Zambia thonë se tregtia ndërmjet vendit të ...
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley dhe ish...
Liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë ...
25 persona u vranë dhe 20 u plagosën pasi forcat ukrainase...
Ministria e Shëndetësisë e Gazës njoftoi se numri i vi...
Baza ushtarake Ain al-Assad në provincën Al-Anbar në Irak ...
Një shpërthim ka ndodhur në një terminal të eksportit ...
Të afërmit e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...