FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Qeveria amerikane e ka paralajmëruar privatisht Iranin për “kërcënimin terrorist” brenda kufijve të tij, para sulmit vdekjeprurës të këtij muaji, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka thënë një zyrtar amerikan të enjten.
Si pasojë e sulmit janë vrarë rreth 100 persona dhe janë plagosur dhjetëra tjerë.
Ndonëse ky zyrtar ka thënë se paralajmërimi për sulmin e 3 janarit – kur kanë ndodhur dy sulme vetëvrasëse në qytetin jugperëndimor Kerman – ka qenë rutinë, analistët besojnë se diçka e tillë mund të japë shenja për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar besim te Irani. “Qeveria amerikane e ka përcjell politikën e ‘detyrimit për paralajmërim’, e cila është zbatuar prej administratave të kaluara për t’i njoftuar qeveritë për kërcënimet potenciale vdekjeprurëse. Ne i bëjmë këto paralajmërime, sepse nuk dëshirojmë të shohim jetë të humbura të njerëzve të pafajshëm në sulme terroriste”, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonomiteti.
E përditshmja amerikane Wall Street Journal ka raportuar e para, të enjten, për këto paralajmërime.
Jon Alterman, drejtor në programin për Lindje të Mesme të Institutit CSIS në Uashington, ka thënë se paralajmërimi mund të reflektojë dëshirën e SHBA-së për të pasur dialog me Iranin, pavarësisht sulmeve të fundit nga bashkëpunëtorë të Iranit ndaj interesave amerikane, izraelite dhe të vendeve perëndimore, si dhe avancimit të programit bërthamor nga ana e Teheranit.
“Kjo është një degë ulliri”, ka thënë Altman, duke shtuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, beson se nga dialogu mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të përfitojnë të dyja palët.
Përpjekjet e Bidenit, demokrat, për të ringjallur marrëveshjen bërthamore, të arritur mes fuqive botërore dhe Iranit më 2015 – nga e cila SHBA-në e ka nxjerr ish-presidenti amerikan, Donald Trump më 2018 – kanë dështuar, mirëpo Atlman ka sugjeruar se ndihmësit e Bidenit ende dëshirojnë të gjejnë rrugë për të biseduar me Teheranin. Sipas marrëveshjes bërthamore, Teherani duhet të heqë dorë prej programit bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve të ashpra ndaj saj.
Pas largimit të SHBA-së nga pakti bërthamor, edhe Teherani ka nisur t’iu shmanget pikave të marrëveshjes, dhe ka punuar drejt avancimit të mëtejmë të sistemit bërthamor, të cilin pretendon se e zhvillon vetëm për qëllime të mbrojtjes./ Rel
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë të enjten se k...
Ish Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dëshmuar në një...
Ideja që është dëgjuar në Kosovë nga kryeministri Albin Ku...
Shumë kohë përpara se zoti Donald Trump të shpallte fushat...
Tregu i heroinës me pakicë në Bashkimin Evropian vlerësohe...
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar të enjten me 39 vje...
Oficerët në Liqenin Del Valle, Kaliforni, në Shtetet e...
Shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut njoftojnë...
Adis Dazdareviç, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshi...
Qeveria suedeze ka propozuar shtrëngimin e kërkesave p...
Për Krishtlindje ndodhi kështu: Shpërndarësit e paketave t...
Rusia lëshoi 14 dronë sulmues dhe 5 raketa në Ukrainë gjat...
Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje të mërkurën Koresë së V...
NATO filloi të mërkurën stërvitjen më të madhe ushtarake q...
Bashkimi Evropian bëri të ditur sot planin që ka për qëlli...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dhënë detaj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se hapja e ko...
Ish-zonja e Parë, Michelle Obama, ka nisur fshehurazi fush...
Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se një avion transp...
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...