Sulm në një kishë në Stamboll/ Vritet një person
Një sulm ka ndodhur në një kishë në lagjen Sarıyer të Stam...

Kryetarit të Kuvendit Komunal të Leposaviçit, Gorski Buriç, i është djegur vetura, bëri të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, autoritetet e rendit thanë se dolën në vendin e ngjarjes pasi rreth orës 04:20 të 28 janarit pranuan informatën se në Leposaviç po digjej një veturë me targa RKS-Republika e Kosovës.
“Në afërsi të veturës, te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë, e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegure veturën”, u tha në njoftim.
Policia shtoi se po ndërmerr të gjitha veprimet për të hetuar këtë rast që është iniciuar si zjarrvënie.
Ende nuk dihet motivi i këtij incidenti. Por, në të kaluarën, në komunat në veri të Kosovës: Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, ishin djegur apo dëmtuar vetura me targa RKS.
Serbët në veri të Kosovës për një kohë të gjatë kishin kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës që targat e makinave të lëshuara nga Serbia – që Prishtina i konsideron ilegale – të konvertohen në targa RKS - Republika e Kosovës.
Por, muajve të fundit u rrit interesimi i serbëve në Kosovë për të konvertuar targat në RKS.
Së fundi, Kosova dhe Serbia po ashtu kanë nisur të lejojnë që makinat me targat e shteteve respektive të mund të lëvizin lirshëm, pa pasur nevojë që simbolet shtetërore në targa të mbulohen me letra ngjitëse. Për çështjen e lëvizjes së Lirë, Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje më 2011, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga blloku evropian.
Makinat ishin lejuar të kalonin, ndërkaq simbolet shtetërore në targa ishin mbuluar me letra ngjitëse.
Para praktikës së letrave ngjitëse, automjetet me targa RKS detyroheshin të merrnin targa provuese në kufirin me Serbinë, që vlenin 60 ditë dhe kushtonin 5 euro. Por, më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit, që detyroi edhe shoferët nga Serbia ta kalonin të njëjtën procedurë për të hyrë në Kosovë.
Por, kjo masë nxiti pakënaqësi në mesin e popullatës serbe në Kosovë, të cilët bllokuan rrugët që çonin në pikëkalimet kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.
Për të ulur tensionet, me ndërmjetësimin e bllokut, më 30 shtator 2021, u arrit marrëveshja e përkohshme për targat. Kjo marrëveshje, që kishte për qëllim të ishte në fuqi për gjashtë muaj derisa grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë të gjenin një zgjidhje afatgjate, bëri që shoferët me targa të Kosovës dhe me ato të Serbisë, të vendosnin letra ngjitëse në simbolet shtetërore në targa, sa herë që kalonin kufirin e këtyre dy shteteve./ Rel
Një sulm ka ndodhur në një kishë në lagjen Sarıyer të Stam...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë sot Qever...
Një ndërtesë katërkatëshe pranë qendrës së qytetit në Live...
Britania, Italia, Holanda dhe Finlanda iu shtuan të shtunë...
Sot bota shënon Ditën Përkujtimore të Holokaustit. Sekreta...
NATO ka filluar stërvitjen më të madhe ushtarake që nga Lu...
Është zbardhur dëshmia e Granit Plavës, i arrestuar për vr...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjit...
SHBA po planifikon të vendosë armë bërthamore në Mbret...
Astronomët duke përdorur teleskopin hapësinor Hubbl...
Dy 19-vjeçarë, të cilët po shëtisnin në qendër të Selaniku...
Kina ka dërguar mbi 30 avionë luftarakë dhe një grup t...
Një juri e Nju Jorkut ka vendosur që Donald Trump duhe...
Kombet e Bashkuara: Paralajmërim kundër urrejtjes dhe ...
Mbrëmjen e kësaj të premteje ka pasur raportime për të sht...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotua të premten se...
Dënimi me katër vjet burg i dhënë nga Rusia të enjten për ...
Shkak për nisjen e protestave masive u bë zbulimi nga gaze...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) n...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jen Stoltenberg, tha so...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...