Ndalen sirenat e alarmit në veri të Mitrovicës
Rreth orës 20:45 në veri të Mitrovicës janë ndalur sir...

Në veri të Kosovës janë bllokuar pikat kufitare me Serbinë, kjo ka shkaktuar tension mes banorëve. Lidhur me këtë tensionim të situatës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një reagim në "Facebook", fajëson direkt Vuçiçin dhe Petkoviçin.
Sipas tij qeveria e Kosovës dhe i gjithë shteti janë në gatishmëri të plotë, pasi situata në orët në vijim mund të përkeqësohet edhe më tej.
Ditën e nesërme hyn në fuqi vendosja e reciprocitetit me Serbinë për një sër marrëveshjes, çka ka bërë që situata në veriun e Kosovës të përshkallëzohet.
Disa qytetarë serbë ndër ta edhe persona të maskuar kanë bllokuar rrugët.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.
Qeveria e Republikës së Kosovës është demokratike e progresiste, që e don, respekton dhe zbaton ligjin dhe kushtetushmërinë, paqen dhe sigurinë, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe për mbarë vendin tonë të përbashkët. Organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit tonë po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial.
Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre.
Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit.
Ju falemnderit për mbështetjen", shprehet Kurti./CNA.al
Rreth orës 20:45 në veri të Mitrovicës janë ndalur sir...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk ka...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë t...
Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim ...
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kami...
Rreth orës 16:00 në veri të Mitrovicës janë aktivizuar...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekr...
Institucionet e Kosovës janë të bashkuara dhe të përku...
Forcat amerikane dhe rumune kryen stërvitje të përbash...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat...
Një zëdhënës i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoga...
Princi Charles i Uellsit ka marrë një donacion prej 1 ...
Ukraina goditi të dielën selinë e flotës ruse në porti...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se po u lutet ...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Ser...
Rusia ka ftuar ekspertë nga Kombet e Bashkuara dhe Kry...
Një raketë kineze ka rënë përsëri në Tokë të shtunën m...
Kievi ka kërkuar që Moska të mbahet përgjegjëse për nj...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të he...
Kur automjetet e para të blinduara të ushtrisë pushtue...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...