Rrjeti i agjentëve rusë në Ukrainë
Kur automjetet e para të blinduara të ushtrisë pushtue...

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për të hequr mbrojtjen federale për abortin, disa shtete po shkojnë drejt kufizimeve më të ashpra ose për ta bërë abortin tërësisht të paligjshëm. Kjo ka bërë që disa mjekë dhe pacientë të shkojnë drejt shteteve ku abortet mbeten të ligjshme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti sjell detajet.
Në Bristol të Tenesisë ku abortet me operacion tani janë të ndaluara dhe ato mjekësore së shpejti do të shpallen të jashtëligjshme, reagimet janë emocionale.
“Më shumë sesa po protestojmë ne po përpiqemi të këshillojmë gratë që duan të abortojnë. Ne duam t'u afrohemi që ato ta kuptojnë se ka alternativa të tjera ndaj asaj që duan të bëjnë”, thotë Natalie, protestuese kundër abortit.
Ndërsa mbështetësit e të drejtave të abortit kanë krijuar një tunel me çarçafë për të mbrojtur privatësinë e pacienteve.
Ata as që duan të flasin për median.
Olivia, që nuk pranon ta tregojë mbiemrin thotë se klinika ku punon, dërgoi dy gra në shtëpi duke qarë, sepse e kishin kaluar kohën e lejuar për abort.
“Koha më e hershme kur dëgjon të rrahurat e zemrës së fetusit është pas gjashtë javësh të shtatëzanisë. Por në Tennessee, kjo do të thotë që ne nuk mund të kryejmë aborte nëse vërejmë ndonjë problem me zemrën. Ata pacientë i dërgojmë diku tjetër”, tha Olivia.
Për shkak të vendosjes gjeografike të pazakontë të Bristolit, vendi tjetër ku dërgohen pacientët është më afër nga sa mendohet.
Rruga kryesore e qytetit shërben edhe si vija që ndan Bristolin mes dy shteteve, gjysma në Tenesi dhe gjysma tjetër në Virxhinia. Kjo do të thotë që abortet me operacion janë të paligjshme në anën e Tennessee dhe të ligjshme në pjesën në Virgina.
Kjo i dha një klinike të abortit në Tenesi idenë për të hapur një zyrë në anën tjetër.
Në faqen e internetit, “Go Fund Me” janë mbledhur më shumë se 100 mijë dollarë për të financuar klinikën e re. Por, ky vend nuk u përshtatet mirë protestuesve kundër abortit apo Emmitt Russell, shtëpia e të cilit do jetë fqinj me klinikën e re.
“Unë nuk besoj që duhet të vritet një fëmijë. Sigurisht që nuk më pëlqen që klinika të jetë pranë meje”, tha zoti Russell.
Star Eans, thotë se ajo bëri një abort para gati një viti, një mundësi që nuk do ta kishte nëse do të mbetej shtatzënë muajin e ardhshëm.
“Nuk do të abortoja dot, do të më duhej ta lindja fëmijën. E drejta ime për të zgjedhur do më hiqej. Të vetmen zgjidhje do të ishte të vrisja veten, dhe unë do e bëja këtë”, thotë Star Eans.
Pasi ndalimi i plotë i abortit në Tenesi të hyjë në fuqi, mjeku në këtë klinikë thotë se do të mbyllë zyrën e tij për të gjitha shërbimet shëndetësore për gratë. Ai është 74 vjeç dhe thotë se është lodhur nga polemikat./ VOA
Kur automjetet e para të blinduara të ushtrisë pushtue...
Tri ditë më parë, Presidenti i SHBA, Joe Biden, njofto...
Një qytetar i Suedisë është arrestuar në Iran nën akuz...
Guvernatori i Kentakit Andy Beshear tha të shtunën se ...
Shtëpia e Bardhë kritikoi kërkesat e shtuara nga Rusia...
Ende në Greqi, ku qëndroi përpara vizitës së saj në Tu...
Para disa ditësh, kur në opinionin boshnjak u shfaq një do...
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të premten sanksi...
Gjermania druhet se mund të përballet në dimër me mung...
Hiqni kravatën, kurseni energji. Kjo është motoja e re...
Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi një person ka hu...
Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes së sotme është du...
Dy kandidatët që kanë mbetur në garë për postin e krye...
Ushtria turke ka shtuar bombardimet ndaj forcave kurde...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një konferencë...
Në rrugën drejt Bashkimit Evropian, Kosova mbetet në v...
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të premten sa...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ambasadorët...
Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje për hetim pas publ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se zh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...