Për herë të parë që nga fillimi i luftës/ Blinken flet në telefon me Lavrov
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se zh...

Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje për hetim pas publikimit të disa videove në mediat sociale, të cilat duket se tregojnë ushtarët rusë që kastrojnë dhe më pas vrasin një të burgosur lufte nga Ukraina.
Avokati i Popullit, Dmytro Lubinets tha më 29 korrik se kishte kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të nisë një hetim mbi videot e tmerrshme, të cilat u shfaqën në disa kanale në gjuhën ruse dhe ukrainase të rrjetit të mediave sociale Telegram, një ditë më parë.
Detajet e videos, si ku dhe kur është filmuar, ende nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga burime zyrtare. Radio Evropa e Lirë, e cila ka vendosur të mos e publikojë videon për shkak të përmbajtjes së saj të rëndë, gjithashtu nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë vërtetësinë dhe detajet e videos.
“Kam kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës për të verifikuar faktin dhe të dhënat e një krimi lufte, të shkeljes së Konventës së Gjenevës”, tha Lubinets.
“Gjithashtu, ne po përgatisim një komunikatë për Komitetin e OKB-së kundër Torturës për të organizuar një vizitë urgjente në Federatën Ruse dhe territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës, si dhe në Komitetin Evropian për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor (CPT)”, shtoi ai.
Duke iu referuar videove, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak u zotua se Ukraina do të identifikojë "të gjithë" të përfshirët në incident, duke thënë se "mjegulla e luftës nuk do t'i ndihmojë kasapët rusë të shmangin dënimin".
Zyrtarët rusë ende nuk e kanë komentuar zyrtarisht videon.
Prej kur Moska filloi pushtimin e saj të paprovokuar në fund të shkurtit, Ukraina thotë se ka identifikuar mijëra krime lufte të kryera nga trupat ruse.
Hetuesit nga disa vende, si dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare, gjithashtu kanë mbledhur dhe shqyrtuar prova për të përcaktuar nëse janë kryer krime lufte.
Rusia thotë se nuk ka shënjestruar qëllimisht civilët në operacionet e saj ushtarake, pavarësisht se ka video dhe prova konkrete që tregojnë shkatërrimin e ndërtesave të banimit, spitaleve, objekteve kulturore dhe objekteve të tjera jo-ushtarake.
Ajo gjithashtu ka akuzuar ushtarët ukrainas për kryerjen e krimeve të luftës.REL
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se zh...
Mijëra ndjekës të klerikut shiit, Muqtada al-Sadr, kan...
Çmimet e naftës u rritën më shumë se 4 dollarë për fuç...
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kentuckyn lindor...
Shpeshherë kur flitet për dimrin që po vjen, qytetarët...
Maqedonia e Veriut i ka dhuruar tanke Ukrainës, të cil...
Një gjykatë në Sarajevë ka dënuar Amir Zukiqin, ish-zy...
Shkalla e inflacionit në Eurozonë ka arritur në 8.9 pë...
Dollari amerikan lë gjurmën e tij në çdo cep të ekonom...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se Ukraina...
Për shkak të luftës në Ukrainë Polonia po armatoset. Marrë...
Të paktën 43 klinika nëpër Shtetet e Bashkuara nuk ofrojnë...
Parlamenti i Moldavisë ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonsh...
“Ekuadori është shndërruar në eksportuesin e tretë më ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajtën të "të pafal...
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Xi Jinping i Kinës k...
Grupet anarkiste në Greqi kanë ngritur protesta të dhu...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se marrëdhëni...
Policia iraniane ka arrestuar liderin dhe katër anëtar...
Bashkimi Europian ka ngritur alarmin se disa zyrtarë t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...