"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...

Dollari amerikan lë gjurmën e tij në çdo cep të ekonomisë globale. Është monedha, në të cilën blihen dhe shiten lëndët e para vitale dhe është streha e sigurt, së cilës investitorët i kthehen në kohë të vështira. Pse?
Dollari tani është në nivelin më të lartë të 20 vjetëve të fundit kundrejt valutave tjera botërore, pjesërisht falë pritjeve që kanë ekzistuar se Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Fed) do të rrisë normat e interesit më shpejt se shumica e të tjerëve.
Këto janë dhjetë arsyet pse dollari amerikan është valutë e rëndësishme.
Dollari i fuqishëm është i shkëlqyeshëm nëse jeni një turist amerikan. Hotelet, drekat apo çantat e stilistëve janë më të lira në krahasim me Londrën, rivierën e Francës apo vendverimin Kankun në Meksikë.
Është e panevojshme të thuhet se e kundërta vlen për udhëtarët që shkojnë në Shtetet e Bashkuara, përveç nëse paraprakisht kanë blerë biletën për në Disneyland ose kanë rezervuar argëtimin në Las Vegas. Pra, gjithçka do të kushtojë më shumë.
Ky është një bonus shtesë për amerikanët që udhëtojnë në cilindo nga 19 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që përdorin euron si monedhën e tyre, por është pak ngushëlluese për evropianët që udhëtojnë në SHBA.
Për blerësit në mbarë botën që kërkojnë markat amerikane, dollari i fuqishëm nënkupton se ata mund të paguajnë më shtrenjtë në rast se shpërndarësit e mallrave nuk janë përpjekur të zbutin goditjen nga ngritja e vlerës së monedhës.
Ditëve të fundit, kompanitë amerikane si Mattel Inc, prodhuesi i kukullave Barbie dhe makinave Hot Wheel, kanë thënë se tashmë po shohin efektet e ngritjes së dollarit edhe pse klientët janë të gatshëm të paguajnë më shumë.
Për gjigantin Proctor & Gamble, prodhues i produkteve për nevoja të përditshme, siç janë pelenat apo detergjenti Ariel, ngritja e dollarit është reflektuar gjithmonë në shitjet e tyre.
Për argjentinasit, ngritja e dollarit në raport me pezosin, nënkupton dyfishim të çmimeve lokale brenda vitit dhe thellim të krizës ekonomike. Qeveritë dhe bizneset e shumë prej ekonomive të reja financohen nga emetimi i aksioneve në dollarë amerikanë. Shumës që ata tani kanë borxh, i është rritur vlera nëse matet me valutat vendore. Përdorimi i tregut për më shumë kredi, gjithashtu është bërë më i shtrenjtë, pasi normat janë ngritur në SHBA.
Shtetet sikurse Turqia dhe Egjipti, të cilat importojnë shumë lëndë të para, janë goditur dyfish. Shumica e mallrave, që nga nafta e deri te gruri, e ndërlidhin çmimin me dollarin, që do të thotë se paguajnë më shumë me valutën lokale për çdo barel ose fuçi, të cilat janë masa për sasinë e naftës, përkatësisht të grurit. Kjo po ndodh në një kohë kur çmimet e shumë prej këtyre materialeve janë tashmë në një nivel të lartë shumëvjeçar për shkak të luftës në Ukrainë, kushteve ekstreme klimatike dhe pas tronditjes nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.
Fuqizimi i dollarit është një lajm i mirë për njerëzit në vendet e varfra, si Meksika apo Guatemala, të cilët varen nga remitencat e dërguara nga të afërmit që punojnë në SHBA. Pasojat e pandemisë COVID-19 u dhanë një goditje të rëndë këtyre remitencave në vitin 2020, por që nga atëherë është regjistruar një rikuperim i qëndrueshëm.
Madje edhe për shtetet e pasura, sikurse Gjrmania, ngritja e dollarit do të thotë se mund të shfaqen vështirësitë ekonomike, sepse e forcon inflacioni që edhe ashtu është në rritje, përmes importit të shtrenjtë. Bankat qendrore lokale në përgjithësi i janë përgjigjur rritjes së normave të interesit, që do të thotë se kredimarrja është më e vështirë dhe rritje ekonomike më e ngadaltë.
Rubla ruse është e vetmja valutë në botë që është në përparësi kundrejt dollarit këtë vit, gjë që është një rezultat i papritur për një vend nën sanksione ndërkombëtare, për shkak të pushtimit në Ukrainë.
Por, kjo fuqi e rublës, që është rezultat i kontrollit të kursit të këmbimit, për një rus të zakonshëm ka pak domethënie. Moska mund të grumbullojë dhjetëra miliarda dollarë çdo muaj nga shitjet e energjetikëve në Perëndim, por familjet ruse ende nuk mund t’i tërheqin kursimet e tyre në valuta të huaja. Shumë marka perëndimore, që nga Adidas tek H&M dhe Ikea, kanë ndaluar shitjet në Rusi që nga fillimi i luftës në shkurt.
E reklamuar si mbrojtja përfundimtare kundër inflacionit, kriptovaluta më e madhe në botë nuk i përmbushi pritjet dhe niveli i rënies është me më shumë se gjysmën e vlerës së saj, pavarësisht çmimeve të pakrahasueshme të konsumit në pjesën më të madhe të botës.
Një numër i madh i investitorëve individualë, të cilët investuan në kriptovaluta gjatë fuqizimit të tregut vitin e kaluar, tani kanë hequr dorë nga monedhat digjitale, në mënyrë që kursimet e veta t’i transferojnë në valutë amerikane, e cila konsiderohet nga ta si më e sigurt dhe që tani ka nisur t’u sjellë normat e interesit.REL
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se Ukraina...
Për shkak të luftës në Ukrainë Polonia po armatoset. Marrë...
Të paktën 43 klinika nëpër Shtetet e Bashkuara nuk ofrojnë...
Parlamenti i Moldavisë ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonsh...
“Ekuadori është shndërruar në eksportuesin e tretë më ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i quajtën të "të pafal...
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Xi Jinping i Kinës k...
Grupet anarkiste në Greqi kanë ngritur protesta të dhu...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se marrëdhëni...
Policia iraniane ka arrestuar liderin dhe katër anëtar...
Bashkimi Europian ka ngritur alarmin se disa zyrtarë t...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vendi ...
Qyteti gjerman i Hanoverit është bërë qyteti i parë i ...
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë ja...
Gazetarja televizive ruse, Marina Ovsyannikova, e njoh...
Vonesat nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escob...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se vendi i tij...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, paralajmëroi s...
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të enjten marrëveshjen për...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...