Vuhani izolon një milion banorë pas rasteve të reja me COVID-19
Qyteti kinez Vuhan ka izoluar pothuajse një milion njerëz,...

Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar të enjten marrëveshjen për Programin Kompakt, i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës.
Projektligji për marrëveshjen është miratuar me 89 vota në Kuvend.
Marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e votave.
Kjo marrëveshje e miratuar është nënshkruar të mërkurën në Uashington nga ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, dhe drejtoresha ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Vlera e përgjithshme e Programit Kompakt është 236.7 milionë dollarë dhe përqendrohet në projekte të energjisë.
Takimi ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe delegacionit amerikan të MCC-së, Prishtinë, 5 korrik 2022.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, teksa e ka prezantuar projektligjin në Kuvend, ka thënë se marrëveshja siguron “grantin më të madh të njëhershëm në historinë e Kosovës së pasluftës”.
"Përmes këtij projekti, po rreshtohemi drejt dekarbonizimit të energjisë, duke ndjekur shembullin e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe duke i hapur Kosovës rrugën drejt integrimit euroatlantik”, ka thënë Bislimi.
Programi Kompakt përbëhet prej dy projektesh dhe konsiderohet si investimi më i madh i Qeverisë amerikane në Kosovë.
MCC-ja mëton që me këtë program të ulë varfërinë në Kosovë përmes rritjes ekonomike, pasi vlerësohet se furnizimi jo i qëndrueshëm energjetik e pengon rritjen ekonomike.
Granti pesëvjeçar parasheh 202 milionë dollarë mjete direkte nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër e investimeve do të mbulohet nga Qeveria e Kosovës.
Sipas drejtoreshës së MCC-së për Kosovën, Sarah Olmstead, prokurimi i parë për projektet e Programit Kompakt pritet të nisë pas dy vjetësh.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me nënshkrimin e Programit Kompakt, rikonfirmohet gatishmëria e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Kosovën që të avancojë ekonomikisht dhe të ketë zhvillim të qëndrueshëm.
Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë qenë të pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Çfarë parashikon marrëveshja?
Projekti më i rëndësishëm pritet të jetë ai i Ruajtjes së Energjisë. Përmes këtij projekti, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit të lartë prej 170 megavatësh. Këto bateri do të mundësojnë sigurimin e rezervave prej rreth 347 megavatësh në orë.
Po ashtu, në nivel të Programit Kompakt, afër 1.8 milion njerëz pritet të përfitojnë nga investimi i MCC-së. Ky vlerësim bazohet në Projektin për Ruajtjen e Energjisë, që mëton t'i mbulojë të gjitha familjet që janë të lidhura me rrjetin elektrik - zyrtarisht raportohet se janë 100 për qind e amvisërive të Kosovës.
Në kuadër të Kompaktit është edhe projekti për Përshpejtimin e Drejtë të Tranzicionit (JETA) që ka dy objektiva parësore: të nxjerrë të diplomuar, të cilët mund të punësohen në sektorin e energjisë apo sektorë të ngjashëm, si dhe të rrisë numrin e grave të punësuara në sektorin e energjisë, të cilat marrin pjesë në Aktivitetin Gjithëpërfshirës të Fuqisë Punëtore në Sektorin e Energjisë.
Kjo pritet të lehtësojë tranzicionin e energjisë të udhëhequr nga Qeveria e Kosovës, duke krijuar mundësinë që gratë që fitojnë shkathtësitë e kërkuara, të ofrojnë asistencë teknike për punëdhënësit në fushën e energjisë dhe, në këtë mënyrë, të rritet edhe përfaqësimi i tyre në këtë sektor.
Në kuadër të Programit Kompakt do të përfshihet edhe Projekti i institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim (AFDC). Ky projekt është dizajnuar që të mundësojë shfrytëzimin e fondeve nga Korporata Financiare për Zhvillim e SHBA-së (DFC), për të mbështetur investimet private në sektorin e energjisë në Kosovë, por edhe qëllimet e MCC-së në sektorin e energjisë./REL
Qyteti kinez Vuhan ka izoluar pothuajse një milion njerëz,...
Pekini ka paralajmëruar se do të përgjigjet me forcë, nëse...
Portet e Odesës, Hornomorskut dhe Pivdenit, të destinuara...
Irani mirëpret përpjekjet diplomatike për të zgjidhur ...
Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Korporatës së Sfidë...
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ratifikoi të mërkurë...
Bota është përballë një “epoke të rrezikshme”, në të c...
Draft-Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës p...
BAGDAD - Qindra protestues irakianë hynë në godinën e ...
Mbi 18.000 raste të lisë së majmunëve janë të raportuara n...
Pritje me orë të tëra për të hyrë nga Serbia në Maqedo...
Rusia ka zvogëluar sasinë e gazit natyror që dërgon në...
Ukraina konfirmoi sot (e mërkurë) se ka filluar puna n...
Hera e fundit që Donald Trumpi kishte folur para një t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Al...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka fituar “betejën” me C...
Linja ajrore gjermane Lufthansa njoftoi të martën se po an...
Kjo darkë mund të kishte qenë një darkë e bukur. “Unë kish...
Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryemini...
Debati i fundit i lidershipit konservator midis Rishi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...