Ukraina njofton se po punon për rifillimin e eksporteve të grurit
Ukraina konfirmoi sot (e mërkurë) se ka filluar puna n...

Rusia ka zvogëluar sasinë e gazit natyror që dërgon në Evropë, duke mbyllur një turbinë në tubacionin Rrjedha e Veriut 1.
Spekulimet se do ta bënte një gjë të tillë, kanë rritur tashmë çmimet ndërkombëtare të gazit.
Kritikët akuzojnë Qeverinë ruse për përdorimin e gazit si armë politike.
Tubacioni Rrjedha e Veriut 1 është 1.200 kilometra i gjatë dhe shtrihet nën Detin Baltik, nga bregdeti rus pranë Shën Petersburgut deri në Gjermaninë verilindore.
Ai është hapur në vitin 2011 dhe mund të dërgojë maksimum 170 milionë metra kub gaz në ditë nga Rusia në Gjermani.
Tubacioni zotërohet dhe operohet nga kompania Nord Stream AG, aksionare kryesore e së cilës është kompania shtetërore ruse, Gazprom.
Gjermania importon 55% të gazit të saj nga Rusia dhe pjesa më e madhe e tij sigurohet përmes Rrjedhës së Veriut 1, ndërsa pjesa tjetër nga tubacionet me bazë tokësore.
Gjermania, po ashtu, ka rënë dakord për ndërtimin e një gazsjellësi paralel - Rrjedha e Veriut 2 - por ai nuk është bërë kurrë funksional, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Në maj, Gazprom ka mbyllur tubacionin e gazit Yamal, i cili kalon përmes Bjellorusisë dhe Polonisë dhe dërgon gaz në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.
Pastaj, në mes të qershorit, Gazprom ka zvogëluar dërgesat e gazit përmes Rrjedhës së Veriut 1 për 75% - nga 170 milionë metra kub gaz në ditë në afërsisht 40 milionë metra kub.
Në fillim të korrikut, kompania ka mbyllur Rrjedhën e Veriut 1 për dhjetë ditë, për arsye të, siç ka thënë, mirëmbajtjes.
Tani, shumë shpejt pas rihapjes së tubacionit, Gazprom ka përgjysmuar sasinë që dërgon në 20 milionë metra kub.
Një ditë më herët, kur Rusia ka paralajmëruar se do të kufizojë furnizimet, çmimet e shitjes me shumicë të gazit në Evropë janë rritur për 10%.
Çmimet e gazit janë tani 450% më të larta seç kanë qenë vitin e kaluar në këtë kohë.
“Tregu është aq i shtrënguar në këtë moment saqë çdo ndërprerje në furnizim shkakton rritje më të madhe të çmimit të gazit”, thotë për BBC-në Carole Nakhle, shefe e analistëve në kompaninë Crystol Energy.
“Kjo mund të shkaktojë ngadalësim në ekonomitë evropiane dhe të përshpejtojë rrugën drejt recesionit”, shton ajo.
Gazprom ka thënë se është duke zvogëluar furnizimet, sepse duhet të mbyllë një nga turbinat për mirëmbajtje, por në Evropë pak e besojnë këtë.
Qeveria gjermane ka thënë se nuk ka arsye teknike që Gazprom t’i kufizojë furnizimet.
Shefja e politikës energjetike të BE-së, Kadri Simson, ka thënë se veprimet e Rusisë janë “të motivuara politikisht”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka cilësuar ato si “luftë e hapur gazi që Rusia po zhvillon kundër një Evrope të bashkuar”.
“Rusia po e bën gazin armë gjithnjë e më shumë”, thotë për BBC-në Kate Dourian, bashkëpunëtore në Institutin e Energjisë, me qendër në Londër.
“Ajo po përpiqet të tregojë se është ende një superfuqi energjetike dhe se mund të hakmerret [kundër] sanksioneve që i ka vënë Evropa”, shton ajo.
Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Gjermania ka bërë përpjekje të sigurojë furnizime alternative me gaz nga Norvegjia dhe Holanda.
Ajo po blen gjithashtu pesë terminale lundruese, për të importuar gaz të lëngshëm natyror nga Katari dhe SHBA-ja, thotë Dourian.
Megjithatë, kjo kërkon edhe ndërtimin e tubacioneve të reja nga bregu deri në pjesën tjetër të Gjermanisë - gjë që do të zgjasë disa muaj.
“Ju nuk mund të krijoni varësi nga gazi rus, siç ka krijuar Gjermania, dhe t’i ndryshoni shpejt burimet tuaja të furnizimit”, thotë Nakhle.
Italia dhe Spanja po përpiqen të importojnë më shumë gaz nga Algjeria.
Gjermania është duke rritur gjithashtu përdorimin e qymyrit dhe do të zgjasë jetën e termocentraleve, që ka planifikuar t’i mbyllë - pavarësisht ndikimit të tyre në ndryshimet klimatike.
“Të gjithë po ndërmarrin hapat e tyre për të zgjidhur çështjen e mungesës së energjisë dhe po bëjnë marrëveshjet e tyre”, thotë Dourian.
BE-ja ka përpunuar një marrëveshje, në bazë të së cilës, vendet anëtare do të ulin përdorimin për 15%.
Shumë qytetarë evropianë po ndërmarrin hapa edhe vetë.
“Në Gjermani”, thotë Nakhle, “njerëzit po blejnë soba me dru dhe po instalojnë panele diellore. Të gjithë po ndërmarrin hapa për të reduktuar përdorimin e gazit”.REL
Ukraina konfirmoi sot (e mërkurë) se ka filluar puna n...
Hera e fundit që Donald Trumpi kishte folur para një t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Al...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka fituar “betejën” me C...
Linja ajrore gjermane Lufthansa njoftoi të martën se po an...
Kjo darkë mund të kishte qenë një darkë e bukur. “Unë kish...
Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryemini...
Debati i fundit i lidershipit konservator midis Rishi ...
Europa duhet të përgatitet për një ndërprerje të plotë...
Portet e kontejnerëve në Europën Juglindore janë gjith...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, d...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha s...
Një farkëtar në Sumy të Ukrainës, i cili më parë merre...
Dy avionë luftarakë turq F-16 fluturuan 19,000 feet (5...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë kthesë në...
Vala e të nxehtit në veri të Italisë, ia ka lënë vendi...
Ish-presidenti Donald Trump do të kthehet të martën në...
Ndërsa një pjesë e Bashkimit Europian po përballet me ...
Gjykata Speciale e ka pranuar pjesërisht mocionin e av...
Britania e Madhe ka njoftuar për sanksione të reja, të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...