Portet ukrainase në Detin e Zi rifillojnë punën
Portet e Odesës, Hornomorskut dhe Pivdenit, të destinuara...

Pekini ka paralajmëruar se do të përgjigjet me forcë, nëse kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, realizon vizitën në Tajvan.
Kina pretendon se ky ishull, që është një demokraci vetëqeverisëse, është territor i saj.
Pelosi, e dyta në radhën e Presidencës amerikane, do të ishte politikania e rangut më të lartë të SHBA-së që viziton Tajvanin që nga viti 1997.
Kina ka kërcënuar me “masa të ashpra dhe të forta” - por pa i specifikuar më shumë - nëse vizita bëhet. Këto kërcënime, sipas analistëve, mund t’i rrisin tensionet në Tajvan.
Pelosi ka qenë një kritike e ashpër e Kinës gjatë më shumë se tri dekadave të saj në Kongres - dikur ka shpalosur një pankartë të sheshit Tiananmen të Pekinit, që përkujtonte të vrarët nga regjimi në një protestë pro-demokracisë, më 1989.
Ajo ka qenë, po ashtu, mbështetëse e fuqishme e protestave pro-demokracisë të vitit 2019 në Hong Kong - çfarë e ka bërë atë objektiv të kritikave nga Pekini.
Tajvani gëzon mbështetje të fortë dypartiake në Kongresin amerikan. “Është e rëndësishme për ne që të tregojmë mbështetje për Tajvanin”, ka thënë Pelosi javën e kaluar.
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka sfiduar kërcënimet e Pekinit dhe administrata e saj ka mbështetur vlerat thelbësore demokratike, përfshirë miratimin e martesave të çifteve me gjini të njëjtë dhe një rrjet të fortë të sigurimeve sociale.
Kina e konsideron Tajvanin si territor të sajin. Ajo thotë se ai do të aneksohet me forcë nëse është e nevojshme. Përforcimi i saj ushtarak, viteve të fundit, është orientuar në masë të madhe drejt një misioni të tillë.
Pekini i kundërshton të gjitha kontaktet zyrtare midis Taipeit dhe Uashingtonit dhe kërcënon vazhdimisht me hakmarrje.
Këtë herë, rreziqet duken më të mëdha.
Kina ka nisur stërvitje ushtarake dhe ka hedhur raketa në ujërat afër Tajvanit, në përgjigje të një vizite në SHBA të presidentit të Tajvanit, Lee Teng-hui, më 1995. Por, aftësitë e saj nga ajo kohë kanë avancuar me të madhe.
Ekspertët thonë se nuk ka gjasa që Kina të përdorë forcë për të penguar uljen e aeroplanit të Qeverisë amerikane në Taipei, por reagimi i saj mbetet i paparashikueshëm.
Stërvitjet kërcënuese ushtarake dhe inkursionet e anijeve dhe avionëve konsiderohen si skenarë të mundshëm.
Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili do të bisedojë me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, të enjten, dëshiron të ruajë një nivel të barabartë marrëdhëniesh me Kinën.
Pelosi ka planifikuar vizitën në Tajvan në prill, por e ka shtyrë pasi është infektuar me COVID-19. Ajo ka refuzuar të flasë për planet për të udhëtuar në Tajvan në ditët e ardhshme, ashtu siç është raportuar në media.
Vizita mund të përkojë me festimet e Kinës më 1 gusht, për themelimin e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, që është krahu ushtarak i Partisë Komuniste në pushtet.
Një reagim më i fortë i Kinës mund të nxitet gjithashtu nga dëshira e Xisë për të forcuar kredencialet e tij nacionaliste, përpara një kongresi të partisë që do të mbahet këtë vit. Në këtë ngjarje, ai pritet të kërkojë mandatin e tretë pesëvjeçar si president.
Tsai i ka mirëpritur të gjitha personalitetet e huaja nga SHBA-ja, Europa dhe Azia, qofshin në shërbim apo në pension.
Megjithatë, retorika e saj në ato takime ka qenë e butë, duke reflektuar sjelljen e saj të qetë dhe ndoshta një dëshirë për të mos zemëruar Kinën edhe më shumë. Kina është partnere e rëndësishme ekonomike e Tajvanit - rreth një milion tajvanezë banojnë atje.
Kryeqyteti Taipei ka organizuar një stërvitje të mbrojtjes civile të hënën, ndërsa Tsai ka ndjekur stërvitjet vjetore ushtarake të martën. Megjithatë, nuk është bërë asnjë lidhje e drejtpërdrejtë e tyre me vizitën e mundshme të Pelosit.
Publiku tajvanez i kundërshton kërkesat e Kinës për bashkim, por aftësia e ushtrisë së ishullit për t’u mbrojtur kundër Ushtrisë Çlirimtare Popullore, pa ndihmën e SHBA-së, është shumë e diskutueshme.
Duke folur të martën gjatë stërvitjeve, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Tajvan, Sun Li-fang, ka thënë se ushtria po i monitoron të gjitha lëvizjet e anijeve luftarake dhe të avionëve kinezë rreth ishullit.
“Në të njëjtën kohë, ne kemi besim dhe aftësi për të garantuar sigurinë e vendit tonë”, ka thënë ai./REL
Portet e Odesës, Hornomorskut dhe Pivdenit, të destinuara...
Irani mirëpret përpjekjet diplomatike për të zgjidhur ...
Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Korporatës së Sfidë...
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ratifikoi të mërkurë...
Bota është përballë një “epoke të rrezikshme”, në të c...
Draft-Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës p...
BAGDAD - Qindra protestues irakianë hynë në godinën e ...
Mbi 18.000 raste të lisë së majmunëve janë të raportuara n...
Pritje me orë të tëra për të hyrë nga Serbia në Maqedo...
Rusia ka zvogëluar sasinë e gazit natyror që dërgon në...
Ukraina konfirmoi sot (e mërkurë) se ka filluar puna n...
Hera e fundit që Donald Trumpi kishte folur para një t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Al...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka fituar “betejën” me C...
Linja ajrore gjermane Lufthansa njoftoi të martën se po an...
Kjo darkë mund të kishte qenë një darkë e bukur. “Unë kish...
Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryemini...
Debati i fundit i lidershipit konservator midis Rishi ...
Europa duhet të përgatitet për një ndërprerje të plotë...
Portet e kontejnerëve në Europën Juglindore janë gjith...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...