Baerbock nuk u shmanget kritikave ndaj Turqisë
Ende në Greqi, ku qëndroi përpara vizitës së saj në Tu...

Shtëpia e Bardhë kritikoi kërkesat e shtuara nga Rusia ndaj propozimit amerikan për të shkëmbyer basketbollisten Brittney Griner dhe ish-marinsin Paul Whelan, duke thënë se Moska po përdor truke për të shmangur ofertën amerikane. Sipas mediave amerikane, Rusia ka kërkuar që në këtë propozim të përfshihet edhe shkëmbimi i një vrasësi të dënuar në Gjermani.
Përpjekjet për të sjellë shtetasit amerikanë Britney Griner dhe Paul Whelan, që po mbahen në burgjet ruse, duket se po ndeshin në një bllokadë.
Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë një propozim të zyrtarëve rusë për të shtuar një tjetër të burgosur në shkëmbimin e propozuar – Vadim Krasikovin.
Ky i fundit është dënuar nga autoritetet gjermane për vrasje.
Shtëpia e Bardhë u shpreh se “të mbash peng dy amerikanë që mbahen në mënyrë të kundraligjshme, për një vrasës që gjendet në një vend të tretë, nuk është një ofertë serioze”.
Deklarata erdhi pasi Sekretari i Shtetit Antony Blinken bisedoi me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për arritjen e një marrëveshjeje.
“Patëm një bisedë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. I kërkova Kremlinit të pranojë propozimin e rëndësishëm që u kemi paraqitur”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.
Sipas burimeve të medias amerikane, propozimi është që zonja Griner dhe zoti Whelan të shkëmbehen me trafikantin rus të armëve Viktor Bout, i cili ndodhet në një burg amerikan.
Pas telefonatës, Sekretari Blinken nuk dha shumë detaje për reagimin e palës ruse.
“Zoti Blinken u tregua shumë i qartë. U tha gjithashtu se nuk ka ndonjë iluzion dhe se presim që bisedimet dhe negociatat të vazhdojn딸 tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Por, Moska thotë se zoti Lavrov kërkoi që Shtetet e Bashkuara t’i rikthehen të ashtuquajturës “diplomaci e butë”, apo negociatave të fshehta, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se kishte paraqitur një propozim.
Deri në arritjen e një marrëveshjeje, familja e Paul Whelan-it nguron të flasë me tone festive. Vëllai i tij, David, tha për median amerikane se “nuk pret të shohë ndonjë lëvizje për disa muaj, ose të paktën derisa të përmbyllet çështja e zonjës Griner”./ VOA
Ende në Greqi, ku qëndroi përpara vizitës së saj në Tu...
Para disa ditësh, kur në opinionin boshnjak u shfaq një do...
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të premten sanksi...
Gjermania druhet se mund të përballet në dimër me mung...
Hiqni kravatën, kurseni energji. Kjo është motoja e re...
Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi një person ka hu...
Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes së sotme është du...
Dy kandidatët që kanë mbetur në garë për postin e krye...
Ushtria turke ka shtuar bombardimet ndaj forcave kurde...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një konferencë...
Në rrugën drejt Bashkimit Evropian, Kosova mbetet në v...
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të premten sa...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ambasadorët...
Zyrtarët ukrainas kanë bërë thirrje për hetim pas publ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se zh...
Mijëra ndjekës të klerikut shiit, Muqtada al-Sadr, kan...
Çmimet e naftës u rritën më shumë se 4 dollarë për fuç...
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Kentuckyn lindor...
Shpeshherë kur flitet për dimrin që po vjen, qytetarët...
Maqedonia e Veriut i ka dhuruar tanke Ukrainës, të cil...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...