Kryetari i Listës Serbe kërkon lirimin e të arrestuarve në veri të Kosovës
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, partisë më të mad...

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”, sipas Radio "Evropa e Lirë". Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishin planifikuar të takonin pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike.
Nuk është e qartë nëse Chollet do të realizojë pjesën tjetër të vizitës në rajonin e Ballkanit dhe në Bruksel, ashtu siç ishte paralajmëruar nga Departamenti amerikan i Shtetit, javën e kaluar. Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm Escobarin.
Vizita vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është e tensionuar.
Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Sulmet ndodhën derisa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore: Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok.
Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e komunave dhe përfaqësues tjerë serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia.
Përfaqësuesit serbë, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, i kundërshtuan edhe zgjedhjet, që fillimisht u planifikuan për datën 18 dhjetor.
Për shkak të situatës së tensionuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu ato për në prill të vitit të ardhshëm. Autoritetet e Kosovës akuzuan “bandat kriminale serbe, të udhëhequra nga Beogradi”, për disa incidente me armë zjarri dhe shok-bomba që ndodhën ditëve të fundit në veri. Zyrtarët serbë thanë se udhëheqësit e Kosovës po përpiqen “t’i dëbojnë” serbët nga veriu.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të sigurojë vendosjen e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.
Rreth kësaj kërkese nuk pati reagim nga KFOR-i.
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, partisë më të mad...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bëri të ditur ...
Kapsula Orinon e NASA-s bëri një kthim të shpejtë nga Hëna...
Kamionë të mëdhenj dhe autobusë vazhdojnë t'i bllokojnë rr...
Shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovë...
Autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore dënuan fuqishëm ...
Për shkak të motit të keq në Mbretërinë e Bashkuar, të gji...
Irani ka varur një burrë në publik më 12 dhjetor. I ekzeku...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Pas bastisjes në shkallë të gjerë kundër personave të përf...
Anija gjermane "Humanity 1" u ankorua në portin italian të...
Në videon, që kanë shikuar edhe gazetarët e revistës "Moni...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ka kërkuar s...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beogra...
Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim ...
Claudio Campiti , 57 vjeç ka qëlluar me armë zjarri tr...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të thërrasë ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ...
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka reaguar në lidhje m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...