Më shumë se 500 refugjatë shpëtohen në Mesdhe
Anija gjermane "Humanity 1" u ankorua në portin italian të...

Pas bastisjes në shkallë të gjerë kundër personave të përfshirë në një komplot nga e ashtuquajtura skena e "Reichsbürger"-it (shtetasve të Rajhut), vëmendja është përqendruar tani te tendencat ekstremiste brenda autoriteteve të sigurisë dhe në Bundeswehr. Ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser mendon se shpesh duhet shumë kohë për të shkarkuar ekstremistët nga shërbimi civil. Politikanja e SPD-së kërkon të hartojë një ligj para fundit të këtij viti, në mënyrë që të mund të largojë më shpejt nga shërbimi nëpunësit civilë antikushtetues. Faeser kishte paralajmëruar ndryshime në ligjin disiplinor pas bastisjeve.

"Ne nuk kemi të bëjmë me të krisur të parrezikshëm, por me të dyshuar për terrorizëm që tani janë në paraburgim", thotë ministrja e Brendshme për të përjavshmen "Bild am Sonntag". Numri i njerëzve që Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës llogarit se i përkasin grupit "Reichsbürger" është rritur dhe tani numëron 23.000. Krahasuar me një vit më parë, numri i tyre është rritur me 2000 vetë. Vitin e kaluar janë regjistruar 239 akte dhune nga shtetasit e Rajhut.
"Ashpërsimi i ligjit për armëmbajtje"

Siç tha ministrja, më shumë se 1000 shtetasve të Rajhut u është hequr tashmë leja e armës. Megjithatë, sipas Faeser, duhet të bëhet presion maksimal nga të gjitha autoritetet, kështu që qeveria së shpejti do të shtrëngojë edhe më shumë ligjet për mbajtjen e armëve.
Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann paralajmëron se kjo lëvizje po përpiqet të përfitojë mbështetje veçanërisht në sektorin e sigurisë. Politikani i CSU tha për Bayerischer Rundfunk se nuk ishte i befasuar që mes të arrestuarve kishte edhe ish-ushtarë dhe policë të Bundeswehr-it. "Ne kemi hequr tashmë nga shërbimi oficerët e policisë bavareze që u identifikuan si mbështetës të ideologjisë së shtetasve të Rajhut." Është gjithashtu e rëndësishme që "çdo autoritet, çdo gjykatë rrethi, çdo zyrë tatimore, çdo zyrë dhe çdo qytetar" të raportojë kur ka njohuri për aktivitetet e tyre, paralajmëroi Herrmann.

Ministri i Brendshëm i Saksonisë së Poshtme, Boris Pistorius, i tha Norddeutscher Rundfunk se mbështetësit e shtetasve të Rajhut po kërkonin kontakte me njerëzit që punonin tek autoritetet ose në polici, për t'i manipuluar ata. Kjo duhet të komunikohet hapur brenda forcave të policisë.
"Nuk ka problem strukturor të ekstremizmit në Bundeswehr"
Përfaqësuesi i të Majtës në Bundestag, Jan Korte, e cilësoi shtrirjen e këtij rrjeti të zbuluar si një gjë "e tmerrshme". "Rreziku nga policët dhe ushtarët ekstremistë të djathtë të armatosur dhe të mirëstërvitur si dhe planet e tyre për grusht shteti" kanë qenë një fenomen "i njohur për shumë vite".
Nga ana tjetër, shoqata e rezervistëve të Bundeswehr-it paralajmëron kundër akuzave të përgjithshme ndaj autoriteteve të sigurisë dhe forcave të armatosura. "Nuk ka asnjë problem strukturor të ekstremizmit midis rezervistëve apo ushtarëve aktivë në Bundeswehr," tha kreu i shoqatës Patrick Sensburg për "Rheinische Post". Një dyshim i përgjithshëm është krejtësisht i papërshtatshëm. Megjithatë, një "goditje shumë më e fuqishme" është e mirë sikur edhe "më shumë masa ndërgjegjësuese" në njësitë e armatosura rëndë të Bundeswehr-it, policisë dhe autoriteteve të tjera të sigurisë.
Koncepti i sigurisë në Bundestag

Rasti i politikanes së AfD, Birgit Malsack-Winkemann, e cila u arrestua gjatë bastisjeve të Reichsbürger, tërheq vëmendjen për mbrojtjen më të mirë të parlamentit. Malsack-Winkemann kishte një kartë për hyrje në Bundestag, pavarësisht se nuk ishte më deputete. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të SPD-së, Dirk Wiese, koncepti i sigurisë së Bundestagut duhet të rishikohet. "Kjo përfshin autorizimet e aksesit për punonjësit si dhe për ish-deputetët," tha Wiese për "Bild am Sonntag". Sipas informacioneve të gazetës, për këtë do të diskutohet në Parlament./DW
Anija gjermane "Humanity 1" u ankorua në portin italian të...
Në videon, që kanë shikuar edhe gazetarët e revistës "Moni...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ka kërkuar s...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beogra...
Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim ...
Claudio Campiti , 57 vjeç ka qëlluar me armë zjarri tr...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të thërrasë ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ...
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka reaguar në lidhje m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se Kos...
Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka reaguar lidhur me s...
Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim dy p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjig...
Sulmin me shok bombë ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-...
Pas tensioneve në veri të vendit, është mbledhur Këshilli ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij pë...
EULEX konfirmon se një bombë çorientuese (shok-bombë) ësht...
Mëngjesi i së dielës është i qetë në veri të vendit, por r...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...