Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Irani ka varur një burrë në publik më 12 dhjetor. I ekzekutuari ishte dënuar për vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë.
Ky është ekzekutimi i dytë që lidhet me protestat antiqeveritare, i kryer në më pak se një javë.
Ekzekutimi i Majidreza Rahnavard, që u raportua nga agjencia Mizan, vjen pasi gjykata revolucionare në Mashahd e dënoi atë për “luftë kundër Zotit”, një akuzë e dënueshme me vdekje. Ai pretendohej se kishte vrarë me thikë dy anëtarë të milicisë famëkeqe paramilitare Basij, gjatë protestave në nëntor.
Gjykatat revolucionare të Iranit janë kritikuar nga ndërkombëtarët për shkak se nuk u lejojnë të pandehurve të zgjedhin avokatët apo të kenë qasje në provat që gjykatat kanë kundër tyre.
Mashhad, një qytet i shenjtë shiit, gjendet 740 kilometra në lindje të kryeqytetit iranian, Teheran. Aktivistët kanë thënë se në këtë qytet ka pasur greva, dyqanet janë mbyllur dhe ka pasur protesta të nxitura pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini.
Më 8 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e parë, duke varur protestuesin Moshen Shekari, pasi Gjykata Supreme e Iranit hodhi poshtë apelin e tij.
Shekari ishte akuzuar për veprën “luftë”, përkatësisht dyshohej se kishte plagosur një zyrtar të sigurisë.
Aktivistët kanë paralajmëruar se të paktën dhjetëra persona veçse janë dënuar me dënime me vdekje në seanca të mbyllura gjyqësore.
Mijëra iranianë kanë protestuar në mbarë vendin që kur Amini vdiq në shtator teksa ishte në paraburgim. Ajo po akuzohej nga autoritetet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
Qeveria iraniane nisi shtypjen brutale, dhe shpesh vdekjeprurëse, të protestave. Ndërkaq, ligjvënësit kanë kërkuar dënime të ashpra për demonstruesit.
Protestat aktuale në Iran janë shndërruar në sfidën më të madhe për udhëheqjen e vendit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Agjencia e lajmeve "HRANA", ka thënë se deri më 29 nëntor të paktën 459 protestues janë vrarë gjatë trazirave, përfshirë edhe 64 persona nën moshën madhore.
Iran Human Rights, organizatë me bazë në Oslo, ka thënë se numri i ekzekutimeve në Iran gjatë këtij viti ka tejkaluar shifrën prej 500 qind.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë paralajmëruar Teheranin kundër shqiptimit të dënimeve me vdekje për protestuesit, pas proceseve të përshpejtuara gjyqësore, që disa i kanë cilësuar si drejtësi “të rremë”./VOA
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Pas bastisjes në shkallë të gjerë kundër personave të përf...
Anija gjermane "Humanity 1" u ankorua në portin italian të...
Në videon, që kanë shikuar edhe gazetarët e revistës "Moni...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, t...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u ka kërkuar s...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beogra...
Të drejta të barabarta Kosovës dhe Serbisë, respektim ...
Claudio Campiti , 57 vjeç ka qëlluar me armë zjarri tr...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të thërrasë ...
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ...
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka reaguar në lidhje m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se Kos...
Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka reaguar lidhur me s...
Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim dy p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjig...
Sulmin me shok bombë ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-...
Pas tensioneve në veri të vendit, është mbledhur Këshilli ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij pë...
EULEX konfirmon se një bombë çorientuese (shok-bombë) ësht...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...